BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia mund të hyjë në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabak, ndonëse nuk ka treguar se për çfarë intervenimi e ka pasur fjalën. Erdogan, kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gazë, ka folur për luftën përgjatë një fjalimi në të cilin ka lavdëruar industrinë e mbrojtjes së Turqisë.
“Ne duhet të jemi shumë të fuqishëm, në mënyrë që Izraeli të mos i bëjë këto gjëra pamend në Palestinë. Sikurse kemi hyrë në Karabak, sikurse kemi hyrë në Libi, ne mund të veprojmë ngjashëm ndaj atyre”, ka thënë Erdogan para anëtarëve të partisë së tij.
“Nuk ekziston asnjë arsye pse të mos e bëjmë këtë… ne duhet të jemi të fuqishëm që të mund t’i marrim këta hapa”, ka thënë Erdogan përmes një adresimi televiziv.
Përfaqësues të partisë së tij nuk u janë përgjigjur thirrjeve për më shumë hollësi. As Izraeli nuk i ka komentuar deklaratat e liderit turk. Erdogan duket se ka përmendur veprimet e Turqisë në të kaluarën.
Më 2020, Turqia ka dërguar personel ushtarak në Libi, për të mbështetur Qeverinë e njohur prej Kombeve të Bashkuar atje. Kryeministri i Libisë, Abdulhamid al-Dbeibah, i cili udhëheq Qeverinë e Unitetit Kombëtar në Tripoli, gëzon përkrahjen e Turqisë.
Turqia e ka mohuar ndonjë rol direkt në operacionin ushtarak të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak, mirëpo ka thënë vitin e kaluar se është duke shfrytëzuar “të gjitha mjetet”, përfshirë trajnimet ushtarake dhe modernizimin, për të mbështetur aleatin e ngushtë.
Lufta e nisur më 7 tetor të vitit të kaluar në Gazë është nxitur prej Hamasit, pasi militantët e grupit kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.
Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 39.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze./ REL
Foto ilustruese ANGLI- Pesëdhjetë raste të mundshme në tre muajt e parë të këtij viti pasi rritja e kostove çon n...
sulmet SHBA- Shtetet e Bashkuara fajësuan të dielën grupin Hezbollah me bazë në Liban për sulmin me raketa në Lartë...
Foto ilustruese SUDAN- Organizata joqeveritare Human Rights Watch në një raport të publikuar së fundmi ka raportuar se paraushtara...
Foto ilustruese BRUKSEL- Menjëherë pasi Parlamenti Evropian, më 18 korrik, ka konfirmuar Ursula von der Leyenin në postin e presidentes...
Nicolas Maduro VENEZUELË- Presidenti Nicolas Maduro ka fituar zgjedhjet presidenciale të Venezuelës dhe ka siguruar mandatin e tij t&eu...
antony blinken SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze që rezultatet e publikuara prej autoritetit zgjedhor të Venezuelë...
erdogan TURQI- Ka bërë xhiron e rrjetit një video që tregon presidentin turk duke goditur me shuplakë një djalë të...
Tel Aviv TEL AVIV- Lindja e Mesme u përgatit të dielën për mundësinë e rritjes së dhunës pasi autoritetet izraelite...
Qen endacak TURQI- Thirrja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për vrasjen e qenve të rrugës ka nxitur zemërim që analist...
Giorgia Meloni dhe Li Qiang ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do të “rinisë” bashkëpunimin me Kinën...