BOTA

Analiza: Posti i komisionarit të Zgjerimit të BE-së bëhet sërish tërheqës

n.f Përditësimi i fundit 29 Korrik 2024, 08:06
Analiza: Posti i komisionarit të Zgjerimit të BE-së bëhet
Foto ilustruese

BRUKSEL- Menjëherë pasi Parlamenti Evropian, më 18 korrik, ka konfirmuar Ursula von der Leyenin në postin e presidentes së Komisionit Evropian edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, kanë filluar kalkulimet se kush do t’i ketë postet kryesore në kolegjin e ri të komisionarëve, siç njihet Komisioni Evropian.

Sipas traktateve themelore të BE-së, Komisioni Evropian duhet t’i ketë aq anëtarë sa ka vende anëtare BE-ja, që do të thotë se secili vend anëtar ka një komisionar. Kur emërohen në postet e komisionarëve, ata duhet t’i shërbejnë BE-së dhe jo vendit prej nga vijnë. Por, megjithatë, vendet anëtare synojnë dhe lobojnë fuqishëm që komisionarët e tyre të kenë poste sa më të rëndësishme.

Poste kryesore në Komisionin Evropian konsiderohen, zakonisht, ato që kanë të bëjnë me financa, bujqësi, fonde, tregti dhe energji.

Edhe pse në BE nuk ka poste të komisionarëve që janë të parëndësishme, ndikimi i atyre që merren me resorë si kultura, edukimi, shëndetësia dhe disa fusha të tjera, është më i vogël. Kjo, jo për faktin se këto fusha nuk janë të rëndësishme, por më shumë për shkak se ato janë kryesisht kompetenca të vendeve anëtare dhe Komisioni Evropian ka më pak ndikim në to.

Kësaj radhe ka shumë interes nga vendet anëtare që kandidati i tyre ta marrë postin e komisionarit të Zgjerimit të BE-së. Situata nuk ka qenë kështu para pesë vjetësh. Që nga viti 2004, kur ka ndodhur zgjerimi i madh i Bashkimit Evropian me dhjetë anëtarë të rinj, posti i komisionarit për Zgjerim nuk është konsideruar si i rëndësishëm.

Atëkohë, është kuptuar se në procesin e zgjerimit mbeten vetëm vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ato janë shumë larg anëtarësimit, andaj komisionari i Zgjerimit nuk do të mund të kishte ndonjë sukses të konsiderueshëm në mandatin e tij.

Nga viti 2007, kur në BE janë anëtarësuar Rumania dhe Bullgaria, si dy vende që kanë qenë pjesë e valës së madhe të zgjerimit, vetëm Kroacia ka arritur të bëhet anëtare e këtij blloku në vitin 2013.

Për t’i dhënë pak më shumë rëndësi këtij posti, komisionari i Zgjerimit ka marrë mbi vete edhe politikën ndaj fqinjëve të BE-së. Por, kjo nuk ka pasur ndonjë vlerë të madhe, pasi me ato vende, edhe ashtu, është marrë përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që me automatizëm është edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian.

Në vitin 2019 nuk ka pasur ndonjë interes të madh nga vendet anëtare të BE-së që kandidati i tyre ta merrte postin e komisionarit për Zgjerim dhe ai i është dhënë Hungarisë. Ky nuk është parë si mesazh i mirë nga mbështetësit e zgjerimit, pasi Hungaria, edhe atëherë, ka pasur probleme në raportet me BE-në, për shkak të dyshimeve se ky vend ka shkelur parimet e sundimit të ligjit.

Tash, kur po përfundon mandati aktual i komisionarit për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, shumë diplomatë vlerësojnë se ai, sado që ka vepruar në mënyrë korrekte, shpesh e ka ndjekur edhe linjën politike të kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Kjo, sipas disa diplomatëve të BE-së dhe Parlamentit Evropian, është shprehur sidomos në raportet me Serbinë. Arsyet përse posti i komisionarit të Zgjerimit tani ka më shumë peshë, janë të shumta, sipas diplomatëve të BE-së me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë.

Në proces të zgjerimit tani janë dhjetë shtete. Pos gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor - Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës - në proces janë edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Turqia - edhe pse pak kush beson se ajo mund të jetë ndonjëherë anëtare e BE-së - formalisht është ende vend me status kandidati.

Derisa këto vende ose janë kandidate, ose i kanë nisur negociatat e anëtarësimit, Kosova vetëm se ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022 dhe ende nuk ka marrë përgjigje. Me të gjitha këto vende do të merret komisionari i Zgjerimit dhe, për këtë, do të ketë përgjegjësi edhe për një buxhet shumë më të madh se më parë.

Meqë Ukraina - e cila për më shumë se dy vjet është nën pushtimin e plotë rus - pritet të jetë tema kryesore për BE-në edhe për një kohë, kjo e bën procesin e zgjerimit edhe më atraktiv për politikanët dhe vendet që duan të kenë ndikim.

Edhe von der Leyen, gjatë fjalimit para Parlamentit Evropian, e ka përmendur procesin e zgjerimit si një prioritet të lartë të saj dhe si “imperativ gjeopolitik” të Bashkimit Evropian.

“Kremtimi i 20-vjetorit të zgjerimit më të madh të BE-së na ka mundësuar të reflektojmë mbi këtë proces, që është dëshmuar si sukses për ato vende dhe për BE-në në tërësi. Historia na thërret përsëri dhe BE-ja ka një zgjedhje për ta bërë për të ardhmen e saj. Unë besoj se është një imperativ moral, politik dhe gjeostrategjik, që ta kompletojmë unionin tonë, në përputhje me premtimet që i kemi dhënë në bazë të traktateve”, ka shkruar von der Leyen në udhëzimet e saj.

Ajo ka thënë se në një botë ku ekzistojnë fuqitë e mëdha, një union më i fortë dhe më i zgjeruar i jep Evropës një peshë më të madhe në skenën globale. Ka përsëritur se procesi i zgjerimit do të mbetet i bazuar në meritat individuale të atyre që duan të hyjnë në Bashkimin Evropian.

“Ky nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë. Anëtarësimi në BE do të jetë gjithmonë i bazuar në merita dhe secili kandidat do të vlerësohet në bazë të progresit në përmbushjen e kritereve. Do t’i rrisim përpjekjet për t’i përgatitur vendet kandidate, në veçanti përmes investimeve dhe reformave me planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe mjetet për Ukrainën”, ka thënë von der Leyen.

Ajo ka përmendur, po ashtu, integrimin e vendeve në procesin e zgjerimit edhe në tregun unik të BE-së dhe mundësinë që t’i shfrytëzojnë edhe fondet e BE-së. Von der Leyen ka përsëritur se sundimi i ligjit do të mbetet gurthemel i politikës së zgjerimit.

Qysh më herët, ajo ka premtuar se nëse rizgjidhet presidente e Komisionit Evropian, do të emërojë një komisionar të përkushtuar për ta çuar përpara procesin e zgjerimit. Ajo ka thënë se nuk duhet të ketë dyshime në mundësitë e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj dhe këtë, sipas saj, e ka dëshmuar edhe përvoja e deritashme.

Gjatë javëve të ardhshme, ajo do t’i pranojë nga qeveritë e vendeve anëtare emrat e kandidatëve të emëruar nga to për komisionarë. Pasi t’i ketë të gjithë emrat, ajo do t’ua caktojë resorët. Pritjet janë që komisionari i Zgjerimit të jetë veç për zgjerim, e jo siç ka qenë deri më tash - për zgjerim dhe fqinjësi.

Gjatë vjeshtës, të gjithë kandidatët do të kalojnë procesin e dëgjimit dhe konfirmimit në komisionet përkatëse të Parlamentit Evropian. Kandidati për komisionar të Zgjerimit do të duhet ta sigurojë mbështetjen e Komisionit për politikën e jashtme.

Në fund, pasi individualisht ta marrin notën kaluese, të gjithë komisionarët do të votohen për përbërjen komplete të Komisionit Evropian. Plani ideal për të cilin flitet në BE, është që ekipi i ri i Komisionit Evropian, i udhëhequr përsëri nga presidentja Ursula von der Leyen, të jetë gati për ta nisur mandatin më 1 nëntor./ REL

be pe

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan