BOTA

SHBA-të fajësojnë Hezbollahun për sulmin në Lartësitë e Golanit ku u vranë 12 të rinj

r.ll Përditësimi i fundit 29 Korrik 2024, 08:28
SHBA-të fajësojnë Hezbollahun për sulmin në
sulmet

SHBA- Shtetet e Bashkuara fajësuan të dielën grupin Hezbollah me bazë në Liban për sulmin me raketa në Lartësitë e Golanit, që kontrollohen nga Izraeli, ku mbetën të vrarë 12 fëmijë dhe adoleshentë.

"Ky sulm u krye nga grupi libanez Hezbollahu. Ishte raketa e tyre dhe u lëshua nga një zonë që kontrollohet prej tyre", tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të dielën. Në deklaratë thuhet se që prej sulmit të së shtunës, Uashingtoni është përfshirë në bisedime zyrtarët izraelitë dhe libanezë.

Izraeli gjithashtu fajësoi Hezbollahun dhe tha se do t’i jepte një goditje të fortë grupit të mbështetur nga Irani pas sulmit në një fushë futbolli në qytetin Majdal Shams. Grupi Hezbollah ka mohuar çdo përgjegjësi.

Shtëpia e Bardhë tha se Uashingtoni po bën përpjekje për një zgjidhje diplomatike për t’u dhënë fund sulmeve në kufirin izraelito-libanez.

Mijëra njerëz morën pjesë në ceremonitë mortore të dielën për 12 fëmijët dhe adoleshentët e vrarë nga një sulm me raketë në Lartësitë e Golanit, të kontrolluar nga Izraeli. Izraeli e vlerësoi sulmin si më vdekjeprurësin që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor që nxiti luftën në Gazë.

“Ajo që duhet të bëjmë është të përgjigjemi me forcë të plotë, të lirojmë pengjet dhe të ndalojmë këtë luftë. Mjaft më me sakrifikimin e gjakut të fëmijëve tanë”, tha Hithami, banor i fshatit ku u krye sulmi i së shtunës.

Sot ushtria izraelit njoftoi se gjatë natës kreu sulme ajrore kundër Hezbollahut në Liban. Të paktën 30 raketa u hodhën më pas nga Libani përtej kufirit, tha ushtria izraelite.

Autoritetet izraelite janë zotuar se grupi militant libanez, që ka mbështetjen e Iranit, do të paguajë çmim të rëndë pas sulmit të së shtunës në Lartësitë e Golanit. Viktimat e sulmit ishin pjesë e komunitetit Druzë, një sekt fetar që filloi si degë e Islamit Shiit, por që janë besnik ndaj shtetit izraelit.

Izraeli pushtoi Lartësitë e Golanit nga Siria në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe e aneksoi atë në vitin 1981. Të gjithë viktimat e sulmit të së shtunës ishin të rinj të moshës 10 deri në 20 vjeç. 20 të tjerë u plagosën, sipas ushtrisë izraelite.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se ai ishte i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe tha se arritja e një marrëveshjeje armëpushimi për luftën në Gazë mund të ndihmojë për të qetësuar situatën në kufirin e Izraelit me Libanin.

“Ne po zhvillojmë bisedime me qeverinë e Izraelit dhe dua të theksoj të drejtën për të mbrojtur qytetarët e tij dhe vendosmërinë tonë për t'u siguruar që ata janë në gjendje ta bëjnë këtë. Por, ne, gjithashtu nuk duam të shohim përshkallëzimin e konfliktit. Ky ka qenë një nga synimet tona që nga dita e parë, nga 7 tetori e në vazhdim”, tha Sekretari Blinken.

Megjithatë, një përgjigje më e fortë izraelite pritet pas kthimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara dhe një takimi i kabinetit të sigurisë që pritet të mbahet në orët e mbrëmjes.

Një përgjigje më të fortë se ajo gjatë natës u paralajmërua të dielën edhe nga ministri izraelit i mbrojtjes.

“Kjo është një tragjedi e tmerrshme, u vranë djem dhe vajza të pafajshme. Hezbollahu është përgjegjës dhe do të paguajë një çmim”, tha ministri Gallant.

Qeveria libaneze i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të bëjnë thirrje për përmbajtje nga Izraeli, njofton agjencia e lajmeve Reuters duke cituar ministrn e Jashtëm të Libanit, Abdallah Bou Habib.

Ai gjithashtu njoftoi se Uashingtoni i kishte kërkuar qeverisë së Libanit që t'i përcjellë një mesazh Hezbollahut për të treguar gjithashtu përmbajtje.

Irani paralajmëroi Izraelin të dielën kundër asaj që e quajti një aventure të re në Liban, në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme Nasser Kanaani.

Gjatë një ceremonie në përkrahje të Presidentit të zgjedhur iranian, Masoud Pezeshkian, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei përsëriti qëndrimin e republikës islamike ndaj Izraelit.

“Regjimi i Izraelit nuk është një shtet, është një bandë kriminale, është një bandë vrasësish dhe terroristësh”, tha zoti Khamenei.

Hezbollahu është grupi më i fuqishëm nga një rrjet grupesh të mbështetura nga Irani në të gjithë Lindjen e Mesme. Grupi libanez filloi hapjen e një fronti të dytë kundër Izraelit menjëherë pas sulmit terrorist të Hamasit, më 7 tetor.

Grupet e tjera që e kanë mbështetjen e Iranit gjenden në Irak dhe Houthit në Jemen. Të gjithë kanë kryer sulme ndaj Izraelit./VOA

hezbollah sulmi ne lartesite e golanit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan