BOTA

Eurodeputetët kërkojnë që Kosova të mos mbetet në zonën gri në integrimin evropian

n.f Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 16:16

Eurodeputetët kërkojnë që Kosova të mos mbetet në

KOSOVË- Shumica e deputetëve të Parlamentit Evropian që morën pjesë në diskutimet rreth draft-raporteve për Kosovën dhe Serbinë, kërkuan që Bashkimi Evropian ta qartësojë procesin e integrimit të Kosovës, në mënyrë që ky vend të mos mbetet një zonë gri në hartën e Evropës.

Të enjten, në Komisionin e Politikës së Jashtme të PE-së, raportuesi për Kosovën, Riho Terras, paraqiti draft-raportin e tij vjetor për situatën në Kosovë dhe përparimin e saj drejt BE-së. Gjatë debatit u shpreh pritja që Kosova ta konstituojë sa më shpejt Kuvendin, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, dhe ta formojë Qeverinë. Ndërsa u kritikua mbajtja në fuqi e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, prej saj u kërkua që ta mbajë fokusin në rajon, sidomos në Kosovë, në kohën e, siç u tha, rrethanave sfiduese në Evropë dhe në botë.

Raportuesi Terras tha se pret që BE-ja të marrë rol më aktiv në Ballkanin Perëndimor dhe që Komisioni i ri Evropian dhe përfaqësuesja e lartë e tij, Kaja Kallas, të jenë në krye të këtij angazhimi.

Ai tha se BE-ja duhet t’i heqë masat ndaj Kosovës - që u ndërmorën në vitin 2023, për shkak të situatës së tensionuar në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe - sepse ato, sipas tij, nuk janë korrekte.

Terras kërkoi që edhe pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i integrimit të Kosovës në BE. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidate për anëtarësim në këtë bllok.

Raportuesi në hije nga Grupi Socialist dhe Demokrat, Elio Di Rupo, i cili ishte edhe vëzhgues i zgjedhje në Kosovë, tha se procesi ishte i një cilësie të lartë, me standarde të larta. Ai tha se mediat në Kosovë janë duke u përballur me sfida dhe se duhet të ketë më shumë përparim edhe në luftën kundër korrupsionit.

Di Rupo tha se raportet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të vështira për shkaqe historike. Ai tha se Kurti ishte i burgosur nga regjimi i Serbisë, por shtoi se kjo duhet të tejkalohet, në mënyrë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre të ecë përpara. Nathalie Loiseao foli në emër të Grupit të Liberalëve dhe mbështeti tekstin e draft-raportit. Loiseao ishte shefe e vëzhguesve të BE-së në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Ajo kërkoi që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të ringjallet dhe që palët t’i zbatojnë obligimet e marra. Edhe ajo tha se është domosdoshme që të gjitha vendet e BE-së ta njohin Kosovën dhe kërkoi që blloku ta sqarojë rrugën evropiane të Kosovës, në mënyrë që, siç tha, Kosova të mos mbetet një zonë gri.

Davor Ivo Stier, shef i delegacionit parlamentar për Kosovën, kërkoi po ashtu heqjen e masave ndaj Kosovës, duke thënë se “kjo qasje e pabalancuar e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë”, sidomos pas sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023, e pengon përparimin në dialog.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Jiri Plecity, shef i njësisë për Kosovën dhe Serbinë në Drejtorinë e Zgjerimit, e përshëndeti zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë, por shprehu keqardhje për vonesat në numërimin e votave.

Ai tha se pret që Qeveria e re të formohet sa më parë, për të vazhduar me reformat dhe në normalizimin e raporteve me Serbinë. Komisioni Evropian, në anën tjetër, pajtohet me pjesët kryesore të raportit. Ai i mirëpriti veprimet e Kosovës për të tejkaluar pengesat që ishin paraqitur në Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore - CEFTA.

Zuzana Michalciva Sutiakova, si përfaqësuese e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), përmendi retorikën e ashpër gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë dhe problemet me numërimin e votave, por tha se këto nuk duhet t’i vënë nën hije pikat kryesore pozitive, që dëshmuan se Kosova ishte dhe mbetet demokraci funksionale.

Ajo tha se këto zgjedhje do të duhej të shënonin hapin e parë të kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.

“Presim konstituimin e Kuvendit dhe të Qeverisë. Pas zgjedhjeve do të donim të shënonim një moment të ri në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Siç janë shprehur edhe komisionarja [për Zgjerim] Marta Kos dhe përfaqësuesja e lartë, Kallas, ne jemi të gatshëm ta shqyrtojmë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, sapo të marrim një mandat për këtë nga Këshilli. Progresi në raportet me Serbinë është kusht i padiskutueshëm. Dialogu nuk ka alternativë”, tha Michalciva Sutiakova.

As përfaqësuesja e EEAS-it, as ai i Komisionit Evropian nuk e përmendën heqjen e masave ndaj Kosovës, ndonëse kjo ishte ndër kërkesat më të shpeshta të deputetëve të Parlamentit Evropian. Draft-raporti për Kosovën e vlerëson përkushtimin e Kosovës për integrim në BE. Në dokument thuhet se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe se përpjekjet për ta nxjerrë vendin nga një zonë gri, janë në interes edhe të Kosovës, edhe të BE-së.

Aty nënvizohet “progresi domethënës në fushën e drejtësisë, sigurisë dhe lirive, në luftën kundër krimit të organizuar dhe në funksionimin e ekonomisë së tregut”, por shprehet keqardhje për “përparimin e limituar” në sundimin e ligjit.

Në draft-raport, edhe një herë, kërkohet nga BE-ja që t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat përfshijnë ngrirjen e disa fondeve dhe pezullimin e takimeve të nivelit të lartë.

“Bëjmë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe me përshtatjen e saj me politikat e BE-së”, thuhet në dokument.

Parlamenti Evropian mbështet edhe kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s. Në raport shprehet shqetësim për gjendjen jo të kënaqshme në Kosovë sa i përket korrupsionit dhe kërkohet që, pos reformave ligjore, të ketë edhe rezultate të dukshme në hetime dhe dënime të rasteve. Shqetësim serioz shprehet edhe për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë në Kosovë, sidomos sa i përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve.

“Përsërisim shqetësimin për vonesat në rastet gjyqësore dhe kritikat nga ana e zyrtarëve të Qeverisë ndaj vendimeve në rastet individuale”, thuhet në draft-raport.

Shqetësim shprehet, gjithashtu, për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, posaçërisht pas sulmit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, dhe sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në nëntor të vitit 2024.

Raporti kërkon që kryesit e këtyre veprave të dhunshme, të nxirren para drejtësisë. Aty shprehet keqardhje përse Serbia nuk i ka nxjerrë para drejtësisë “kryesit e sulmit terrorist në Banjskë, përfshirë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq”.

Sa i përket gjendjes së mediave, raporti përmend ekzistimin e një mjedisi pluralist dhe nënvizon rolin e Komisionit të Pavarur të Mediave, autonomia e të cilit “duhet të ruhet fuqishëm”. Në raport kërkohet më shumë transparencë sa i përket pronësisë dhe financimit të mediave, ndërsa shprehet shqetësim serioz për rastet e sulmeve ndaj gazetarëve.

Dokumenti shpreh, gjithashtu, mbështetje për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përshëndet emërimin e Peter Sorensenit në postin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për këtë dialog. Në këtë seancë të Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian u paraqit edhe draft-raporti për Serbinë, i përgatitur nga ana e raportuesit kroat, Tonino Picula.

Në këtë dokument thuhet se Serbia duhet të dëshmojë me sjelljen e saj se është e përkushtuar vërtet për integrim në BE. Asaj i kërkohet të respektojë edhe të drejtën e protestave paqësore dhe t’i ndërpresë akuzat ndaj vendeve të BE-së, se qëndrojnë prapa protestave të studentëve, të cilët kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, nëntorin e kaluar.

Serbisë, po ashtu, i kërkohet progres në normalizimin e raporteve me Kosovën. Picula, me këtë rast, kërkoi masa të shpejta ndaj kryesve të sulmit në Banjskë, përfshirë edhe ndaj Radoiçiqit.

Edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, edhe ata të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm nënvizuan se përparimi i Serbisë në negociatat për anëtarësim në BE, do të varet sidomos nga progresi në normalizimin e raporteve me Kosovën dhe në sundimin e ligjit.

Pas paraqitjes së këtyre draft-raporteve në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, deputetët do të kenë mundësi deri më 6 mars të paraqesin edhe amendamente në këto dokumente. Për to, pastaj, do të votohet së pari në Komisionin parlamentar nga fillimi i muajit prill, e më pas edhe në seancë plenare, ku raportet do të miratohen si rezoluta të Parlamentit Evropian./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan