Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

UKRAINË- Pas kritikave të ashpra të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj udhëheqësit të Ukrainës të mërkurën, ky i fundit tha se po përgatitej për një takim të enjten me të dërguarin e zotit Trump në Kiev, për të punuar drejt "një paqeje të qëndrueshme" me Rusinë.
“Për ne është thelbësore që takimi dhe bashkëpunimi ynë në përgjithësi me Shtetet e Bashkuara të jetë konstruktiv”, tha zoti Zelenskyy në fjalimin e mbrëmjes drejtuar kombit.
“Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, paqja mund të jetë më e sigurt dhe ky është qëllimi ynë”, shtoi ai më tej.
Të mërkurën Presidenti Trump dhe Presidenti Zelenskyy shkëmbyen akuza në distancë. Presidenti amerikan e quajti zotin Zelenskyy një "diktator të pazgjedhur" ndërsa udhëheqësi i Ukrainës akuzoi zotin Trump se jeton në një "hapësirë dezinformimi" të ndikuar nga Rusia.
Ndërsa fati i luftës trevjeçare Rusi-Ukrainë mbetet i paqartë, zoti Zelesky druhet se udhëheqësi amerikan po përpiqet t'i japë fund sulmit rus, me kushte më të favorshme për Moskën sesa Kievin. Presidenti Trump akuzoi gjithashtu Zelenskyyn për refuzim të zhvillimit të zgjedhjeve në Ukrainë, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin në prill të vitit 2024, por që u shtynë për shkak të sulmit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022.
Presidenti Trump e quajti zotin Zelensky një "një komedian me sukses modest", që arriti të bindë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shpenzuar 350 miliardë dollarë, për t’u futur, siç tha ai ‘në një luftë që nuk mund të fitohej, e cila nuk duhej të kishte filluar kurrë në radhë të parë, e që tashmë nuk mund të fitohej pa Shtetet e Bashkuara dhe Donald Trump-in".
Udhëheqësi amerikan, i cili refuzoi vitin e kaluar gjatë një debati politik të thoshte nëse donte që Ukraina ta fitonte luftën, tha se "e vetmja gjë për të cilën Zelesky ishte i mirë, ishte manipulimi i ish-Presidentin amerikan Joe Biden, për më shumë ndihma ushtarake’.
“Unë e dua Ukrainën”, tha Presidenti Trump, “por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe miliona kanë vdekur pa qenë e nevojshme – dhe kështu do të vazhdojë…”.
Kritikat e Presidentit Trump ndaj zotit Zelensky erdhën pasi udhëheqësi ukrainas shprehu zemërimin e tij për mospërfshirjen e Kievit në bisedimet diplomatike të nivelit të lartë SHBA-Rusi, që u mbajtën të martën në Arabinë Saudite.
Pas më shumë se katër orë bisedimesh Uashingtoni dhe Moska thanë se kishin rënë dakord të takoheshin sërish së shpejti, për të përcaktuar se si t'i jepnin fund luftës. Po kështu u ra dakord për rikthimin e funksionimit normal të misioneve të ndërsjella diplomatike, si dhe për rritje të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshi ekonominë./VOA
BRUKSEL- Bashkimi Evropian të enjten iu kundërpërgjigj akuzave të presidentit amerikan Donald Trump pasi e quajti udhëheqësin e ...
kandidatet per kryeministra KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të enjten numrin e votave që kanë fituar kandidat...
ÇEKI- Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Çeki, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën. M&...
SHBA- Guvernatori demokrat i Illinois, JB Pritzker ka tronditur Amerikën ditën e djeshme më fjalimin që mbajti për buxhetin e sh...
Zelensky, Trump SHBA - Ndërsa marrëdhënia e gjatë midis Presidentit Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volo...
Foto ilustruese SHBA - Shtetet e Bashkuara ishin partneri më i madh tregtar i Gjermanisë vitin e kaluar për herë të parë q&eu...
UKRAINA- Pas sulmit verbal dhe akuzave të rëndatë presidentit amerikan Trump, i cili së fundmi e quajti presidentin ukrainas Zel...
Eric Adams NEW WORK - Një gjykatës tha të mërkurën se do t’i duhet kohë për të shqyrtuar një kërkes...
SHBA- Gjatë kësaj jave u mbajtën dy samite urgjente në Evropë dhe u panë deklarata shqetësuese nga presidenti ukrainas, Vol...
SHBA- Pentagoni tha të mërkurën se po udhëzon drejtuesit e lartë ushtarakë që të hartojnë një listë kur...