Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

“Faleminderit që jeni një president që mbështet biznesin dhe inovacionin. Është një ndryshim thelbësor që do të na mundësojë të ruajmë për një kohë të gjatë rolin udhëheqës në botë, gjë që nuk do të ndodhte pa lidershipin tuaj.” Këto ishin fjalët e Sam Altman, drejtuesit të OpenAI, gjatë një darke me Donald Trump-in.
Ndërsa për Tim Cook, drejtues i Apple, presidenti kishte luajtur një rol thelbësor për “të nxitur investime të reja në SHBA, për të rikthyer prodhimet strategjike në vend. Dhe kjo thotë shumë për lidershipin e tij dhe përqendrimin tek inovacioni.” Dikur, më të fuqishmit në botë ishin drejtuesit e bankave dhe bursave në Wall Street. Pas krizës ekonomike të vitit 2008, ky rol kaloi tek kompanitë e teknologjisë si Apple, Google, Facebook (Meta) dhe Microsoft.
Mbrëmjen e kaluar, drejtuesit e këtyre kompanive morën pjesë në një darkë në Shtëpinë e Bardhë, të vetëdijshëm se Trump do ta shfrytëzonte si mundësi për t’u lavdëruar. Është e habitshme të shohësh drejtues të cilët zakonisht janë afër ideve progresiste, të ulen pranë një presidenti konservator që po ndryshon mënyrën se si funksionon kapitalizmi në Amerikë, me më shumë ndërhyrje të shtetit.
Sundar Pichai, drejtuesi i Google, një kompani tradicionalisht pro-demokrate është dorëzuar përballë realitetit dhe mori pjesë në darkë, ndonëse me siklet. Pichai është me origjinë indiane, dhe India së fundmi u godit me tarifa të larta nga SHBA-të, jo sepse blen naftë nga Rusia (që edhe Kina e bën), por sepse kryeministri indian Narendra Modi nuk pranoi të mbështeste kandidaturën e Trump-it për Çmimin Nobel për Paqe.
Gjatë fjalës së tij, Trump ia “shpërbleu” praninë Pichai-t duke i kujtuar që shpëtoi nga një vendim i rëndë në gjyqin për monopol ndaj Google-it, duke lënë të kuptohej se ai vetë ndikoi që kompania të mos ndëshkohej rëndë. Pastaj iu drejtua Pichai-t: “E di që ishe në telashe për një nismë të administratës Biden…”.
Edhe pse ishte e vërtetë që Biden rihapi çështjen antitrust, Trump harroi të përmendte se edhe administrata republikane kishte vazhduar hetimin e Google-it.
Në darkën që fillimisht ishte planifikuar të mbahej jashtë për inaugurimin e kopshtit të Shtëpisë së Bardhë (por u zhvendos brenda për shkak të shiut), Trump e kishte ulur në krahun e tij Mark Zuckerberg-un, drejtuesin e Facebook-ut, të cilin vetëm një vit më parë e kishte kërcënuar me burg nëse përdorte rrjetet sociale për të ndihmuar Kamala Harris-in në fushatë. Zuckerberg e kishte pranuar situatën dhe e kishte vizituar Trump-in menjëherë pas zgjedhjeve, dhe gjithashtu ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes së mandatit të ri presidencial.
Trump, në mes të darkës, i tha: “Ky është fillimi i karrierës tënde politike”, gjë që e vuri Zuckerberg-un në siklet. Ai u përpoq ta mohojë me një buzëqeshje të zbehtë dhe tha: “Jo, nuk është kështu.” Dëshira për të marrë favore ose për të shmangur ndëshkime, i ka shtyrë këta drejtues të mëdhenj të teknologjisë të harrojnë krenarinë e tyre.
Në darkë ishin edhe drejtori i IBM-së, Arvind Krishna, ajo e Oracle, Safra Katz, dhe vetë Bill Gates, që përfaqësonte Microsoft-in. Trump i “shpërbleu” me një koment: “Jam i lumtur që kam mbledhur përreth kësaj tavoline një grup njerëzish me koeficient inteligjence shumë të lartë.”
Kush mungoi
Dy mungesa të rëndësishme u vunë re: Elon Musk, i cili pas një përplasjeje të madhe me Trump, nuk i kanë të mira marrëdhëniet dhe tashmë sheh se si rivalët e tij Altman dhe Zuckerberg, janë më afër presidentit. Jensen Huang, drejtuesi i Nvidia, gjithashtu nuk ishte i pranishëm, por jo për arsye politike. Trump i ka lejuar së fundmi të shesë çipet e tij në Kinë, në këmbim të një përqindjeje nga fitimi. Por me fuqinë që ka Nvidia sot, Huang duket se nuk ka nevojë të jetë i pranishëm në darka të tilla, ai preferon takime personale me presidentin./ Corriere della Sera
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e kryeparlamentarit Dimal Basha. Arsyeja e k&...
Dy avionë luftarakë venezuelianë F-16 fluturuan mbi një destrojer të Marinës Amerikane në Karaibe të enjten, tha nj&eu...
Ministria e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës i ka dërguar të premten notë proteste Hungarisë pasi ministri i saj i Jashtëm, Peter S...
Mbështetësit evropianë të Kievit duan që SHBA-të të mbikëqyrin një zonë tampon midis Rusisë dhe Ukrain&...
Këshilli i Evropës u ka bërë thirrje 46 vendeve anëtare që të mos delegojnë përpunimin e kërkesave p&eu...
Koreja e Jugut po nis një program ambicioz për të trajnuar çdo ushtar gjatë shërbimit ushtarak për të përdorur ...
Dy lëkundje të tjera të fuqishme tërmeti goditën Afganistanin lindor me një diferencë prej 12 orësh, duke shkaktuar fr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shfaqur i tensionuar pas një pyetje nga një gazetare gjatë përurimit të nj&e...
Presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi se do të sulmojë trupat ushtarake të NATO-s që shkelin në Ukrainë, çka m...
Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në Sri Lanka, pasi një autobus pasagjerësh doli nga një shkëmb 300 m...