Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
BRUKSEL- Komisioni Evropian njoftoi të premten se duke filluar nga fundi i muajit tetor do të zbatojë tarifa ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë pas një votimi që ndau shtetet anëtare të bllokut në dysh. Komisioni vendosi tarifa që shkojnë nga 7.8 për qind për makinat e markës Tesla, deri në 35.3 për qind për markën SAIC dhe ato të prodhuesve të tjerë që konsiderohen se nuk bashkëpunuan me hetimet e Bashkimit Evropian kundër subvencioneve. Këto janë tarifa shtesë krahas taksës standarde doganore të BE-së për makinat prej 10 për qindësh.
Propozimi i Komisionit Evropian u miratua vetëm me 10 vota në favor, 5 vende votuan kundër dhe 12 abstenuan. Propozimi do të ishte hedhur poshtë nëse 15 shtete anëtare, që do të përfaqësonin 65 për qind të popullsisë së BE-së, do të kishin votuar kundër.
Komisioni po ashtu mund të kishte ndryshuar propozimin për të siguruar një përkrahje më të gjerë, por vendosi të mos e bëj një gjë të tillë, duke thënë se kishte siguruar përkrahjen e mjaftueshme. Tarifat e reja fillojnë të zbatohen më 31 tetor dhe do të jenë të fuqi për 5 vjet.
Komisioni Evropian tha se është i gatshëm të vazhdojë të negociojë për një zgjidhje alternative ndaj tarifave me Kinën edhe pasi të fillojë zbatimi i tyre.
Krahu ekzekutiv i BE-së tha muajin e kaluar se mund të shqyrtojë sërish marrëveshjet tregtare me kompanitë kineze që do të përfshinin çmimin minimal të makinave kineze si dhe do të përcaktonin sasinë totale të importit të tyre. Në të kaluarën Komisioni i ka hedhur poshtë ofertat e kompanive kineze.
Një opsion që po negociohet aktualisht është një skemë e çmimeve minimale të importit të llogaritura në bazë të disa kritereve siç janë distanca që përshkruan, jetëgjatësia e baterisë dhe madhësia e makinës elektrike, krahas specifikave tjera si me 2 apo katër rrota aktive, tha një burim që ka njohuri mbi këtë çështje.
Komisioni ka thënë se çfarëdo alternative që ofrohet duhet të jetë në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Me një vendim, që shihet si shenjë hakmarrjeje, Kina ka nisur hetimet e saj ndaj eksporteve të BE-së të mishit të derrit dhe alkoolit dhe ka filluar një hetim kundër subvencioneve ndaj prodhimeve të qumështit nga BE-ja, por ende nuk ka njoftuar ndonjë masë.
BE-ja u ankua për hetimet e Kinës rreth produkteve të qumështit në Organizatën Botërore të Tregtisë javën e kaluar. Ministria kineze e Tregtisë gjithashtu ka takuar shoqatat e prodhuesve të makinave dhe përfaqësues të kësaj industrie për të diskutuar rritjen e taksës doganore për automjetet e kalibrit të madh me karburant, masë kjo që do të godiste më shumti prodhuesit gjermanë të makinave.
Eksportet e makinave me motor mbi 2.5 litra nga Gjermania në Kinë vitin e kaluar arritën vlerën 1.2 miliardë dollarëve, sipas të dhënave nga doganat kineze.
Çfarë pritet të ndodhë pas hetimit?
Kompanitë që nuk janë të përfshira në grupet ‘BYD 002594.SZ’, ‘Geely GEELY.UL’ dhe ‘SAIC 600104.SS’ që dëshirojnë të kenë taksën e vet doganore duhet të kërkojë një “shqyrtim të përshpejtuar’ menjëherë pas fillimi të zbatimit të tarifave të reja. Një shqyrtim i tillë nuk do të zgjasë më shumë se nëntë muaj.
Komisioni po ashtu mund të bëjë një “shqyrtim të përkohshëm” pas një viti, nëse masat nuk janë më të nevojshme, apo nëse ato nuk janë të mjaftueshme për t’iu kundërvënë subvencioneve Komisioni shpesh shqyrton nëse prodhuesit po i shmangen detyrimeve doganore përmes eksportit të pjesëve duke e bërë montimin e makinave në një vend të tretë. Për BE-në, një shmangie e tillë ndodh nëse mbi 60 për qind e vlerës së pjesëve janë të importuara nga një vend i cili ka taksë doganore dhe nëse vlera e shtuar gjatë montimit nuk tejkalon 25 për qind të vlerës së përgjithshme.
Kompanitë mund të ankohen ndaj këtyre masave në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Kina tashmë i është drejtuar Organizatës Botërore të Tregtisë. Të dyja rrugët ligjore mund të zgjasin mbi një vit. Komisioni është shprehur i bindur se hetimi dhe tarifat e reja janë në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë./ VOA
foto ilustruese BRUKSEL- Shtatëmbëdhjetë vende evropiane i bënë thirrje Komisionit Evropian të premten të shtrë...
Lajçak KOSOVË- Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbis&...
Kushner SHBA- Që prej largimit prej administratës Trump, Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit, ka zhvilluar disa herë bisedime dipl...
Belgrade Waterfront SERBI- Së fundmi në mediat në Kosovë po qarkullon një lajm se një biznesmen shqiptar nga Kosova &eum...
Autori dhe viktimat STAMBOLL- Dy vajza të reja u vranë pasditen e së premtes në Stamboll me 30 minuta diferencë, ndë...
Foto ilustruese HAITI- Një skenë terrori "pushtoi" Haitin ku persona të armatosur që i përkisnin një bande, siç njofto...
Foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite kreu bombardime në Rripin e Gazës të premten, duke i vrarë së paku 29 palestinezë, th...
Takimi KOSOVË- Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, ka pritur ditën e sotme në aeroport komandantin e ri të...
Millay ARGJENTINË- Një pjesë e fjalimit të presidentit argjentinas, Javier Millay në Asamblenë e Përgjithshme ...
Foto ilustruese SHBA- Politika e Shteteve të Bashkuara për Kinën përgjithësisht nuk ka ndryshuar nga administrata e ish-Presidenti...