U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

Forcat amerikane kanë vrarë 14 persona në sulmet ndaj katër anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, ka deklaruar Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Ai tha se një person ka mbijetuar dhe është shpëtuar nga autoritetet meksikane të kërkim-shpëtimit. Ky është sulmi më i fundit në një seri goditjesh ndaj anijeve që SHBA pretendon se kanë transportuar drogë, si në Paqësor ashtu edhe në Karaibe.
Sulmet e fundit në pjesën lindore të Paqësorit, të cilat Hegseth tha se ndodhën të hënën me urdhër të Presidentit Donald Trump, përbëjnë një përshkallëzim të fushatës që, sipas SHBA-së, synon trafikantët e drogës.
Të paktën 51 persona janë vrarë deri tani në këto sulme, të cilat kanë shkaktuar tensione të shtuara midis SHBA-së dhe qeverive të Kolumbisë dhe Venezuelës. Shumica e tyre kanë ndodhur pranë brigjeve të Amerikës së Jugut, në Karaibe, por kohët e fundit janë kryer edhe në Oqeanin Paqësor.
Sulmet amerikane kanë shkaktuar dënime të ashpra në rajon, ndërsa ekspertët kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e tyre. Anëtarë të Kongresit amerikan, si demokratë ashtu edhe republikanë, kanë shprehur shqetësime dhe kanë vënë në pikëpyetje autoritetin e presidentit për t’i urdhëruar ato. Në një deklaratë në rrjetin X, Hegseth tha se katër anijet e goditura të hënën “ishin të njohura nga shërbimet tona të inteligjencës, po lundronin përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të narkotikëve dhe po transportonin lëndë narkotike.”
Hegseth shtoi se tetë “narko-terroristë” u vranë në sulmin e parë, ndërsa katër dhe tre të tjerë në dy sulmet pasuese.
Një person mbijetoi nga sulmet. Sipas Hegseth, autoritetet meksikane të kërkim-shpëtimit “e morën përsipër rastin dhe asumuan përgjegjësinë për koordinimin e shpëtimit.”
Gjendja e të mbijetuarit apo vendndodhja e tij aktuale mbetet e paqartë.
“Departamenti ka kaluar mbi dy dekada duke mbrojtur atdhe të tjerë,” shkroi Hegseth. “Tani, po mbrojmë tonin.”
Gazetari meksikan Miguel Angel Beltran, i njohur për raportimet mbi kartelet e drogës, u gjet i vrarë në një autostradë me nj&eu...
"E kemi deklaruar vazhdimisht se nuk kemi pasur dhe nuk kemi ndërmend të sulmojmë asnjë vend midis anëtarëve aktualë të...
Një tren pasagjerësh doli nga shinat pasi u përplas me një kamion midis qyteteve çeke Belčice dhe Březnica. Kjo u deklarua nga Mar...
Amazon parashikon të shkarkojë deri në 30,000 vende pune, duke filluar nga nesër. Qëllimi i kompanisë është të u...
Hungaria kërkon të bashkojë forcat me Çekinë dhe Sllovakinë për të formuar një aleancë skeptike ndaj Ukrain&...
Kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaichi, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, lavdëruan “epokën e artë” të raport...
Kryeministri i Xhamajkës, Andrew Holness, ka urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të zonave të ulëta, teksa vendi përgatitet p...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se njerëzimi nuk ka arritur të kufizojë ngrohjen glob...
Studiues në Berlin konstatuan se partitë e qendrës, duke përsëritur retorikën e ekstremit të djathtë, u japin atyre do...
Çmimet e arit kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare pas armëpushimit tregtar të ...