Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

BOSNJE HERCEGOVINA- Tetë trupa të mbytur u nxorën nga lumi Drina, pasi anija me të cilën lundronin disa migrantë, u fundos natën e shkuar gjatë përpjekjeve për të kaluar nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë.
Drejtori i Administratës Republikane për Mbrojtjen Civile në Republikën Sërpska, Boris Tërniniq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se anija u përmbyt pranë qytetit Tegara në komunën e Bratunacit në Bosnje e Hercegovinë.
“Një pjesë e migrantëve shpëtuan, dolën në breg, ndërsa pjesa tjetër jo”, tha ai, duke shtuar se kërkimet janë në vazhdim e sipër.
Lajmi për përmbytjen e anijes u dha fillimisht nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Menjëherë pas raportimit, në vendngjarje u dërguan pjesëtarë të Policisë dhe të Departamentit për Situata Emergjente të Serbisë.
Në kërkimet në lum dhe në brigje, aktualisht, janë duke marrë pjesë shërbimet e të dyja shteteve.
“Sipas migrantëve që kanë arritur në breg, në anije kanë qenë rreth 25 persona, ndërsa policia dhe shpëtimtarët kanë gjetur 18 persona në breg - tre prej të cilëve fëmijë”, tha Ministria e Brendshme e Serbisë.
Sipas të dhënave që Radio Evropa e Lirë mori nga Departamenti i Policisë së Zvornikut në Bosnje e Hercegovinë, bëhet fjalë për migrantë nga Maroku.
Migrantët u ndaluan në Departamentin e Policisë së Zvornikut, ku edhe u intervistuan.
Policia kufitare e Bosnje e Hercegovinës tha po ashtu për REL-in se personat që tentuan t’i kontrabandonin migrantët, aktualisht, nuk dihet se kush janë.
“Për të gjitha është njoftuar prokurori i Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës dhe, aktualisht, po bëhet gjithçka, për t’i vërtetuar faktet dhe për t’i marrë të gjitha masat dhe veprimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, thuhet në deklaratën e policisë kufitare të Bosnjës.
Serbia është pjesë e “rrugës ballkanike” përmes së cilës kalojnë migrantët, gjatë rrugëtimit të tyre drejt Evropës Perëndimore.
Në dhjetë vjetët e fundit, në lumin Drina kanë humbur jetën së paku 40 migrantë që kanë bërë përpjekje ta kalojnë atë.
Sipas të dhënave nga Komisariati Serb për Refugjatë dhe Migrim (KIRS), vitin e kaluar, nëpër Serbi kanë kaluar më shumë se 100.000 migrantë, që është mbi 12 për qind më pak se në vitin 2022.
Numri në rënie i kalimeve të migrantëve ka vazhduar edhe në vitin 2024.
Komisionarja serbe për Refugjatët dhe Migracionin, Natasha Stanisavleviq, ka deklaruar më 2 gusht se numri i migrantëve ka qenë 80 për qind më i ulët se në vitin 2023 dhe se, për rrjedhojë, disa qendra pritëse janë duke u mbyllur përgjithmonë./REL
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti të enjten në Beograd presidentin e Republikës Sërpska të Bosn...
AFRIKA E JUGUT- Diamanti i dytë më i madh në botë është gjetur në kryeqytetin e Botsvanës. Guri i çm...
ÇIKAGO- Në mbrëmjen e tretë të Kuvendit Kombëtar Demokrat u shfaq ish-Presidenti Bill Clinton dhe iu prezantua më gjer&eu...
SHBA- Protestuesit pro-palestinezë vazhduan demonstratat pranë Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike në Çikago,...
William Burns KOSOVË- Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns ka mbërritur mesditën e sotm...
ITALI- Bayesian është një nga varkat më të sigurta në botë por duket se janë bërë një seri gabimesh rre...
SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris kryeson ndaj ish-presidentit Donald Trump mes votuesve me ngjyrë. Siç raportohet në sondazh...
Pamje nga vendi i ngjarjes BOSNJË- Tetë trupa të mbytur u nxorën nga lumi Drina, pasi anija me të cilën lundronin disa migran...
Foto ilustruese GREQI- Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 26 emigrantë, mes tyre 8 të mitur, u gjetë...
Foto ilustruese SERBI- Në Serbi janë duke u monitoruar deri në 100 persona, të cilët autoritetet i quajnë anëtarë t...