BOTA

Gjermani: Qeveria synon modernizim të gjithanshëm të vendit

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 08:41
Gjermani: Qeveria synon modernizim të gjithanshëm të vendit

Të dhëna të dobëta për ekonominë, vlera të ulëta në sondazhe, frymë jo pozitive: Qeveria e koalicionit konservator-socialdemokrat do të nxisë një hov të ri zhvillimi.

Firma që falimentojnë, largime jashtë vendit, deficite të mëdha në sektorin e sigurimeve sociale, një popullsi e pakënaqur: Vetëm 22 përqind e të anketuarve në sondazhin e fundit të ARD-së për Gjermaninë në fillim të shtatorit u shprehën të kënaqur me punën e qeverisë së përbërë nga Unioni kristiandemokrat/kristiansocial (CDU/CSU) dhe Socialdemokratët (SPD).

Kancelari Friedrich Merz (CDU) kuptohet që është nën presion nga rezultate të tilla në sondazhe - dhe për këtë arsye ai ftoi kabinetin qeveritar për konsultime në rezidencën Vila Borsig në Berlin. Konsultimet përfunduan të mërkurën (01.10.2025). "Modernizimi i shtetit që do të ishte dashur të realizohej me kohë tani duhet të avancojë shpejt", tha Merz gjatë konsultimeve të qeverisë. "Ne duhet të verifikojmë rendimentet shtetërore dhe duhet të bëhemi më efikas dhe më pak të ndërlikuar".

Kërkohen ritme të shpejta, beson Merz: "Sipërmarrjet ndodhen pjesërisht me shpatulla pas murit ose me një këmbë në humnerë." Ekonomia gjermane duhet të rritet sërish, Gjermania si zonë ekonomike duhet "të bëhet sërish joshëse për investime".

Qëllimi: Themelimi i sipërmarrjes në një ditë

Pikërëndesa e "Agjendës së modernizimit" konsiston në reduktimin e burokracisë, zhdërvjelltësimin e administratës, forcimin e digjitalizimit si dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në administratë. Aparaturat e fakseve ende gjenden nëpër zyrat gjermane duke qendruar atje si një simbol për ngecjen e reformave. Vendi prej shumë vjetësh është bërë si një "nyje", sikurse e formuloi ministri për Modernizimin e Shtetit dhe Digjitalizimin, Karsten Wildberger.

16 miliard euro duhet të kursehen deri në fundin e periudhës legjislative në vitin 2029 nga ulja e burokracisë dhe personeli i federatës duhet të reduktohet me rreth tetë përqind.

Bëhet fjalë për rreth 80 masa të veçanta. Shembuj: Në të ardhmen automjeti mund të regjistrohet në mbarë Gjermaninë përmes një portali të unifikuar, deri tani ekzistojnë 400 portale të veçanta të landeve dhe komunave. Themelimi i sipërmarrjes duhet të jetë i mundur brenda një dite – po ashtu përmes një portali qendror.

Për rekrutimin e punonjësve të huaj të kualifikuar do të krijohet një agjenci digjitale "Work-and-stay-Agentur", përmes së cilës do të zgjidhen në mënyrë të centralizuar çështjet e vizës ose të njohjes së diplomave profesionale.

Në adresë të Bashkimit Europian, Merz pas konsultimeve qeveritare tha: "Janë vërtetë shumë", shumë rregullore, që vijnë nga Brukseli.

Konsulta qeveritare e zhvilluar tani në Berlin është një ndër masat më të fundit të qeverisë për t'i dhënë shtysë reformave aq të nevojshme në vend duke harmonizuar qendrimet për shumë tema të diskutueshme brenda koalicionit. Kancelari Merz theksoi, se e kemi arritur qëllimin duke krijuar "një atmosferë pune shumë, shumë të mirë, shumë kolegiale dhe të hapur në këtë koalicion". Javët e ardhshme do të tregojnë, nëse ai ka të drejtë.

Reforma për sigurimet sociale më vonë

Sfidat vërtetë të mëdha për koalicionin janë ende përpara, si p.sh. reformimi i sigurimeve sociale. Shoqërive të sigurimeve për shëndetësinë, kujdesin dhe pensionet po u mbarojnë paratë. Rritja e kuotizacioneve për të siguruarit do të rëndonte edhe më shumë sipërmarrësit dhe do të dobësonte edhe më shumë aftësinë konkurruese të Gjermanisë.

Shteti vërtetë ka marrë borxhe të reja, por këto para nuk do të derdhen në konsum, por do të përdoren për forcimin e Bundeswehrit si dhe modernizimin e infrastrukturës. Ndaj si rrugëdalje koalicioni sheh kursime në sektorin e ndihmës sociale. Për reformimin në këtë sektor fillimisht komisionet përkatëse do të përpilojnë propozimet, përpara se të vendosë kabineti qeveritar.

Merz deklaroi fillimisht një "vjeshtë të reformave". Por pasi u bë e qartë, që brenda një stine nuk mund të realizohen reformat, ai tha në Bundestag, se: "Do të vijë dimri, pranvera, vera dhe do të pasojë vjeshta tjetër me reforma."

Qeveria shpreson, që fryma jo e mirë në Gjermani mund të ndryshojë pozitivisht. Zëvendëskancelari Lars Klingbeil (SPD), sipas pjesëmarrësve në konsultimet e qeverisë, tha së është e nevojshme një kthesë kulturore në vend, për të krijuar një frymë optimiste për hov zhvillimi.

Me rastin e 3 Tetorit ditës së bashkimit të Gjermanisë, kancelari do të mbajë një fjalim, ndoshta në fjalën e tij ai të vendosë theksin për një hov të ri në vend./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan