Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale, Karsten Wildberger (CDU), është i hapur për ndalimin e mediave sociale për fëmijët në Gjermani, ngjashëm me modelin e Australisë. "Më duket shumë tërheqëse si ide. Në këtë rast unë e konsideroj çështjen e kufizimit të moshës më shumë se të justifikuar", i tha ai Agjencisë Gjermane të Shtypit dpa.
Studimet, vëzhgimet dhe prezantimet tregojnë se sa thellë ndikojnë mediat sociale në zhvillimin e të rinjve. "Pyetja tani është: si t'u mundësojmë atyre një zhvillim të shëndetshëm, ashtu siç e patën brezat e mëparshëm pa mediat sociale? Se cila është mosha e përshtatshme duhet të diskutohet e peshohet mirë", shtoi ai, duke iu referuar një komisioni ekspertësh që ka krijuar qeveria gjermane lidhur me "Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve në Botën Digjitale" .
Ekspertët pritet të paraqesin propozime deri në verë
Komisioni i përbërë nga studjues dhe punonjës nga fusha e mjekësisë, punonjësve sociale dhe kujdestarëve të të rinjve, nisi nga puna në vjeshtë dhe pritet t'i paraqesë rekomandimet e veta deri në verë. Këto rekomandime do të lidhen ndër të tjera me kufizime të mundshme për moshën për lejimin e mediave sociale dhe çështjen shumë të diskutuar të ndalimit të telefonave celularë në shkolla.
Wildberger: "Ua kemi borxh fëmijëve”
Edhe në këtë pikë Ministri gjerman për Çështjet Digjitale është në favor të një qasje mjaft të rreptë: "Të ulesh një ose dy orë për të mësuar me vëmendje dhe të mos shpërqendrohesh është parakusht themelor për zhvillimin e fëmijëve. Prandaj, mendoj se jo vetëm që është e arsyeshme, por ua kemi borxh edhe fëmijëve që ta kenë këtë mundësi”, tha Wildberger. E domosdoshme për fëmijët është edhe koha e lirë, tha ai. Në debate të tilla është e rëndësishme të dëgjojmë ata që merren çdo ditë me këtë gjë, dhe ata janë mësuesit.
Wildberger është Ministri i parë federal i Gjermanisë për Çështjet Digjitale. Ai është gjithashtu përgjegjës për modernizimin e shtetit dhe reduktimin e burokracisë. Kancelari Friedrich Merz e mori në kabinetin e tij ish-drejtorin ekzekutiv të koncernit MediaMarkt-Saturn nga bota e biznesit.
Që nga 10 dhjetori fëmijëve dhe adoleshentëve nën 16 vjeç në Australi u është ndaluar të kenë llogaritëe tyre në shumë platforma kryesore të mediave sociale. Qeveria australiane synon të mbrojë me këtë hap të rinjtë nga ngacmimet kibernetike, konsumi problematik dhe përmbajtjet e dëmshme. /DW
Artikuj te sugjeruar
BOTA
28 Dhjetor08:18
SHBA i sulmoi me raketa, banorët e fshatit nigerian të habitur: Te ne nuk ka veprimtari të ISIS
Një ditë pasi një pjesë e një rakete të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara goditi fshatin e tyre, duke rënë vetëm...
BOTA
28 Dhjetor08:10
Autobusi me pasagjerë përfundon në humnerë, të paktën 15 të vdekur
Të paktën 15 persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën pasi një autobus pasagjerësh u rrëzua në një p&eu...
BOTA
28 Dhjetor08:04
Rusia sulme masive në Ukrainë para takimit të Trump
Volodymyr Zelensky tha se sulmi i madh ajror i Moskës ndaj Kievit dhe rajonit përreth vërtetoi se Presidenti rus Vladimir Putin është n...
BOTA
28 Dhjetor07:58
Stuhia e dëborës paralizon New York-un, shpallet gjendje emergjence! Anulohen mijëra fluturime
Një stuhi e fuqishme dëbore ka shkaktuar kaos në New York City dhe në rajonin verilindor të Shteteve të Bashkuara, duke ndikuar nd...
BOTA
28 Dhjetor07:48
Gëlltiti kokainë me vlerë 25,000 paund i detyruar nga mafia shqiptare, ja me sa vite burg dënohet trafikanti
Një skocez i cili pretendoi se ishte detyruar të gëlltiste kokainë me vlerë 25,000 paund nga mafiozët shqiptarë të drog&...
BOTA
28 Dhjetor07:42
Të pasur dhe pa zë/ Si i ka mbajtur Putini miliarderët e Rusisë në anën e tij gjatë luftës dhe vdekjet ‘misterioze’
Por në 25 vitet që Vladimir Putin ka qenë në pushtet, të pasurit dhe të fuqishmit e Rusisë - të njohur si oligarkë ...
BOTA
28 Dhjetor07:17
Volodymyr Zelenskyy përgatitet për bisedime paqeje “shumë të rëndësishme” me Donald Trump në Florida
Volodymyr Zelenskyy po përgatitet për bisedime të rëndësishme me Donald Trump më vonë sot, për të provuar edhe nj&e...
BOTA
28 Dhjetor07:13
Kërcënimi rus, Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbrojtur kufijtë
Polonia planifikon të investojë më shumë se dy miliardë euro në ndërtimin e fortifikimeve të përparuara kundër...
BOTA
27 Dhjetor22:33
Zelensky telefonatë me liderët evropianë dhe kreun e NATO-s para takimit me Trump! Ja mesazhi
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një videotelefonatë me krerët e shteteve dhe qeverive evropiane, një ditë para taki...
BOTA
27 Dhjetor21:58
Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk dëshiron të zgjidhë luftën, Rusia do të arrijë të gjitha qëllimet
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi të shtunën se Ukraina “nuk po nxitohet” për të arritur një zgjidhje paqësor...