Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se ai ka theksuar rëndësinë e partnertitetit të Serbisë me SHBA-në gjatë telefonatës së tij me zyrtarin e lartë amerikan në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Louis Bono.
“Përsërita vendosmërinë e palëkundur të vendit tim për të bashkëpunuar me administratën e re të Shteteve të Bashkuara me qëllim forcimin e dimensioneve politike, ekonomike dhe të tjera të marrëdhënieve tona, si dhe për ta pozicionuar Serbinë si një nga partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë”, shkroi Gjuriç lidhur me telefonatën në X.
Bono e mori detyrën më 20 janar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e filloi zyrtarisht mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë. Bono është anëtar i Shërbimit të Lartë të Jashtëm dhe së fundmi ka shërbyer si këshilltar i lartë për Negociatat në Kaukaz.
Ai ka punuar edhe në Ambasadën amerikane në Berlin, si dhe ka qenë zëvendëspërfaqësues i përhershëm në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë dhe në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.
Më herët gjatë ditës, Osmani kishte takuar Bonon gjatë vizitës së saj në SHBA. Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, Osmani kishte theksuar rëndësinë e integrimit të Kosovës në NATO. Komunikimet e Bonos me Osmanin dhe Gjuriçin pasojnë deklaratat e dy ditëve më parë të të dërguarit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.
Grenell – ish-ambasador amerikan në Berlin – i bëri këto kritika në rrjetin social X, më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 9 shkurt. Radio Evropa e Lirë kontaktoi kabinetin e kryeministrit Kurti, në lidhje me këto komente, por nuk mori përgjigje.
Kurti i ka justifikuar ato veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. James O’Brien, i cili në administratën e paraardhësit të Trumpit, Joe Biden, ka shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit, ka thënë se Kurti, me veprime të tilla, ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.
Edhe pas kësaj deklarate, Kurti ka këmbëngulur se SHBA-ja mbetet partnerja më e rëndësishme e Kosovës./REL
PARIS- Udhëheqësi i ri i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa foli sot në telefon me presidentin francez Emmanuel...
foto ilustruese KOSOVË- Ndërsa partitë politike pohojnë në fushatën për zgjedhjet e së dielës se do të in...
foto ilustruese SHBA- Urdhri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump që të ndërtohet një variant amerikan i &ldq...
KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Kosova rrezikon të mbet...
PRISHTINË- Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet më 3 shkurt, ban...
santorini SANTORINI- Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter ka goditur mbrëmjen e sotme Santorinin. Ky është tërmeti m...
pamje nga aksidenti ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku një helikopter është...
marco rubio SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që palestinezët të largohen nga Gaza vetëm përkohësi...
FRANCË- Kryeministri francez, François Bayrou i ka mbijetuar një votimi fillestar të besimit në parlament të kërkuar nga ...
SHBA- Prokurorja e Përgjithshme e sapokonfirmuar Pam Bondi u betua të mërkurën në Zyrën Ovale nga gjyqtari konservator i Gj...