Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

PRISHTINË- Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet më 3 shkurt, banorëve të Prishtinës tani u janë dhënë udhëzime kundërvënëse: Kujt duhet t’ia paguajnë ata faturat për grumbullim të mbeturinave?
Të hënën, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se kompania rajonale publike “Pastrimi”, që është aktualisht kompania e vetme e angazhuar për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, nuk është treguar efikase në këtë detyrë.
E nxitur nga kjo, Komuna e Prishtinës i udhëzoi sot banorët e kryeqytetit që faturat për grumbullimin e mbeturinave të mos ia paguajnë më kompanisë “Pastrimi”.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook.
Tutje, Komuna e Prishtinës tha se pagesat për këtë shërbim “duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri”.
Por, pak orë më vonë, kompania “Pastrimi” e quajti këtë vendim të Komunës “të jashtëligjshëm dhe arbitrat” dhe ftoi banorët e kryeqytetit që t’ia paguajnë vetëm kompanisë faturat e grumbullimit të mbeturinave.
Sipas tyre, vendimi i Komunës është i jashtëligjshëm pasi që nuk është marrë ndonjë vendim nga Gjykatat në vend për ta pezulluar rregulloren për menaxhimin e mbeturinave dhe “shkel vendimet e Kuvendit të Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”.
“Një veprim i tillë nuk ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve, por vetëm krijimin e një situate kaotike për të justifikuar dhënien e një tenderi 16 milionësh një kompanie private, në dëm të ndërmarrjes publike dhe interesit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e kompanisë “Pastrimi” në Facebook.
Në njoftimin e publikuar, kjo kompani thotë se do të vazhdojë të ofrojnë shërbimin e mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet. Gjatë vitit 2024, Komuna po ashtu kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe përkohësisht kishte angazhuar operatorë privatë shtesë për të bërë grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.
Por, sipas kryetarit të Komunës, Përparim Ramës, një angazhim më afatgjatë ishte pamundësuar nga asamblistët opozitarë në Komunë me miratimin e një rregulloreje, e cila “i dha ndërmarrjes ‘Pastrimi’ të drejtën ekskluzive për këtë shërbim”.
Kompania "Pastrimi" është ndërmarrje publike lokale me rreth 900 punëtorë, e cila kryen shërbime për grumbullimin e mbeturinave për disa qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinën. Petrit Reçica, kryeshef i kompanisë “Pastrimi”, kishte reaguar të hënën ndaj deklaratave të zyrtarëve komunalë, duke mohuar kritikat se kompania që e udhëheq nuk po e kryen punën si duhet.
“Ne po punojmë pa pushim 24 orë për 7 ditë të javës, me gjithë këto sfida, dhe nuk dorëzohemi me të vetmin qëllim, që Prishtinën do ta pastrojmë nga mbeturinat”, kishte shkruar Reçica në Facebook.
Ndërmarrjet publike të angazhuara për menaxhimin e mbeturinave nëpër Kosovë shpesh përballen me mungesë kapacitetesh si pasojë edhe e vështirësisë për inkasimin e borxheve nga qytetarët. Punëtorë të këtyre ndërmarrjeve shpesh kanë protestuar, madje kanë mbajtur edhe greva në lidhje me kushtet e punës dhe pagat e ulëta./ REL
santorini SANTORINI- Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter ka goditur mbrëmjen e sotme Santorinin. Ky është tërmeti m...
pamje nga aksidenti ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku një helikopter është...
marco rubio SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që palestinezët të largohen nga Gaza vetëm përkohësi...
FRANCË- Kryeministri francez, François Bayrou i ka mbijetuar një votimi fillestar të besimit në parlament të kërkuar nga ...
SHBA- Prokurorja e Përgjithshme e sapokonfirmuar Pam Bondi u betua të mërkurën në Zyrën Ovale nga gjyqtari konservator i Gj...
GOMA- Qindra gra u përdhunuan dhe më pas u dogjën të gjalla pasi rebelët e mbështetur nga Ruanda krijuan kaos në qytetin ko...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se një rëndësi të veçantë, programi i PD për bujq&...
SHBA- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner i cili shërbeu si këshilltar i Trump gjatë mandatit të tij të pa...
SHBA- Anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shpreh&eum...
SPANJË- Një 18-vjeçar nga një qytet i vogël në Alicante në Spanjë shkaktoi "kaos" pasi hakeroi shumë agjen...