BOTA

Gjykata Supreme e Tatarstanit refuzon ankesën e gazetares së burgosur të REL-it

M.B. Përditësimi i fundit 18 Qershor 2024, 15:13
Gjykata Supreme e Tatarstanit refuzon ankesën e gazetares së burgosur
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva gjatë një seance gjyqësore në Kazan, më 31 maj.

RUSIA- Gjykata Supreme e Republikës ruse të Tatarstanit refuzoi ankesën e gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit të saj. Gjykatësja Rizvan Yusupov, la në fuqi më 18 qershor vendimin e muajit të kaluar nga gjykata sovjetike e qarkut në kryeqytetin e Tatarstanit, Kazan, për të zgjatur paraburgimin e saj deri të paktën më 5 gusht.

Kurmasheva, një gazetare e Radios Evropa e Lirë me seli në Pragë, e cila ka nënshtetësi të dyfishtë - amerikane dhe ruse, është mbajtur në paraburgim rus që nga 18 tetori i vitit 2023, me akuzën e shkeljes së të ashtuquajturit ligj për "agjentët e huaj" dhe shpërndarjes së informacionit të rremë rreth ushtrisë ruse. Një akuzë e tillë mund të çojë në një dënim me 10 vjet burgim. Ajo, punëdhënësit dhe mbështetësit e saj i hedhin poshtë akuzat.

Në seancën e fundit më 31 maj, Kurmasheva tha se shëndeti i saj është përkeqësuar dhe se ka nevojë për operacion. Ajo gjithashtu tha se hera e fundit që dëgjoi zërat e dy vajzave të saj ishte në tetor 2023. Kurmasheva, e cila ka punuar për Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë për rreth 25 vjet, u largua nga kryeqyteti çek në mes të majit 2023, për shkak të një emergjence familjare në vendlindjen e saj, Tatarstan. Ajo u ndalua për pak kohë teksa priste fluturimin e saj të kthimit, më 2 qershor 2023, në aeroportin e Kazanit, ku iu konfiskuan të dy pasaportat dhe telefoni.

Në pamundësi për t'u larguar nga Rusia pa dokumentet e saj të udhëtimit, Kurmasheva u arrestua përsëri në tetor dhe këtë herë u akuzua për mosregjistrim si "agjente e huaj". Dy muaj më vonë, ajo u akuzua për përhapje të informacionit të rremë për ushtrinë ruse. Qeveria amerikane dhe Radio Evropa e Lirë thonë se akuzat janë ndëshkim për punën e Kurmashevës si gazetare e REL-it.

Më 17 qershor, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller përsëriti deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të lartë amerikanë, përfshirë ato të presidentit Joe Biden, që i bënin thirrje Rusisë të lironte menjëherë Kurmashevën. Megjithatë, ai nuk tregoi se pse Uashingtoni ende nuk e ka caktuar Kurmashevën si "të arrestuar gabimisht", një përcaktim që do të rriste profilin e çështjes kundër Kurmashevës, duke e etiketuar atë si të motivuar politikisht. Dy shtetas të tjerë amerikanë të mbajtur nga Rusia, reporteri i Wall Street Journal, Evan Gershkovich dhe një tjetër amerikan, Paul Whelan, janë caktuar si të arrestuar gabimisht.

"Ne besojmë se ajo duhet të lirohet", tha Miller kur u pyet për njohjen e Kurmashevës si "të arrestuar gabimisht".

"Nuk mund të flas për një përcaktim zyrtar në këtë moment. Por ne kemi qenë mjaft të qartë për statusin e çështjes së saj dhe çfarë mendojmë për të".

Miller shprehu gjithashtu shqetësim për vendimin e Rusisë për të gjykuar Gershkovich si të dyshuar për spiunazh në një gjyq të mbyllur, duke theksuar se përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-së do të bëjnë përpjekje ende që të marrin pjesë në seancën gjyqësore të planifikuar për në fund të këtij muaji. Miller tha se pjesëmarrja ishte një "prioritet i lartë për ne", por se "në fund do të përpiqemi ta sjellim [Gershkovich] në shtëpi dhe do të përpiqemi të sjellim Paul Whelan në shtëpi, dhe ky vazhdon të jetë qëllimi ynë kryesor”.

Autoritetet ruse nuk kanë ofruar asnjë provë për të mbështetur akuzat për spiunazh kundër 32-vjeçarit Gershkovich, të cilat The Wall Street Journal dhe qeveria amerikane i kanë hedhur poshtë. Ai mund të përballet me 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor. Zyrtarët rusë thanë këtë javë se gjyqi i Gershkovich do të zhvillohej me dyer të mbyllura duke filluar nga 26 qershori. Ai u arrestua gjatë një udhëtimi raportues, në mars 2023.

"Ne do të përpiqemi të marrim pjesë në gjyq, siç përpiqemi të marrim pjesë në gjyqin e çdo shtetasi amerikan që është i ndaluar në Rusi. Por në fund të fundit, unë nuk kam ende një përgjigje për ju nëse kjo do të jetë e mundur", tha Miller.

"Akuzat kundër tij janë krejtësisht false siç e kemi bërë të qartë dhe ne besojmë se qeveria ruse e di se ato janë plotësisht false. Thënë kështu, ne do të vazhdojmë të përpiqemi ta kthejmë atë në shtëpi", shtoi ai.

Shumë analistë besojnë se Rusia është duke shënjestruar shtetasit amerikanë për t’i shfrytëzuar për këmbim të të burgosurve dhe për qëllime tjera gjeopolitike. Rusia besohet se po kërkon lirimin e Vadim Krasikovit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani më 2021, për vrasjen e Zelimkhan "Tornike" Khangoshvilit, shtetasit të Gjeorgjisë, me prejardhje çeçene, për luftim të trupave ushtarake ruse në Çeçeni.

Ai më vonë ka kërkuar azil në Gjermani. Kur presidenti rus, Vladimir Putin është pyetur në shkurt për mundësinë e lirimit të Gershkovichit, ai duket se i është referuar Krasikovit, teksa e ka përmendur një burrë të burgosur nga një vend aleat i SHBA-së, pse e ka “likuiduar një bandit”, i cili dyshohet se ka vrarë ushtarë rusë gjatë luftimeve në Çeçeni./ REL

rusia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan