U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është vënë në pranga në Tiranë pas një konflikti t&...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është vënë në pranga në Tiranë pas një konflikti t&...
Rreth 100 efektivë policie kanë shkuar para Kryeministrisë ku prej një jave protestuesit kanë kaluar natën si shenjë e revo...
Personi që shihni në foto është 63-vjeçari Sefedin Ahmetaj, pronar i dyqanit të elektroshtëpiakeve “Zanusi”, ...
Edi Rama i është përgjigjur drejtuesit i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, për prot...
Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Tiranës, pasi i është prezantuar efektivëve t&eum...
Në një video-mesazh, Berisha tha se libri nuk dëshmon suksesin e qeverisë, por e paraqet Ramën si ‘një sulltan të nj&...
Media britanike Britannia Daily i ka kushtuar një intervistë deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e cila ka lëshuar disa ...
Në fillim të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi në Izrael me një avion privat, i shoqëruar ng...
Protestat që kanë tronditur Shqipërinë që nga fillimi i qershorit tashmë janë quajtur “Revolucioni i Flamingove&rdquo...
Policia ka larguar me forcë qytetarët që kanë kaluar mbrëmjen para Kryeministrisë, gjë që ndodh prej një jave tas...

Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim ndaj disa turistëve italianë që dyshohet se kanë paguar deri në 70 mijë paund për të marrë pjesë në “safari njerëzore” gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90, me tarifa shtesë për vrasjen e fëmijëve, raportoi Daily Mail, duke iu referuar mediave italiane dhe spanjolle.
Sipas hetimit, të pasurit italianë me lidhje në qarqe të së djathtës ekstreme, udhëtonin nga Trieste drejt Beogradit me linjën ajrore serbe Aviogenex, për t’u bashkuar për fundjavë me ushtarët serbë të Bosnjës, të cilët mbanin nën rrethim kryeqytetin boshnjak. Ata dyshohet se paguanin 90 mijë dollarë për të qëlluar mbi civilë të paarmatosur nga kodrat përreth qytetit. Gjatë rrethimit katërvjeçar të Sarajevës (1992–1996), mbi 10 mijë persona humbën jetën nga snajperët dhe bombardimet, në ngjarjen më të gjatë të këtij lloji në historinë moderne. Rrugë si Ulica Zmaja od Bosne dhe Bulevardi Meša Selimović u bënë të njohura si “Rruga e Snajperëve”, për shkak të rrezikut të përhershëm të goditjes nga plumbat.
Hetimi nisi pas një padie 17-faqëshe të paraqitur nga shkrimtari dhe gazetari milanez Ezio Gavazzeni, me mbështetjen e ish-magjistratit Guido Salvini dhe ish-kryetares së Sarajevës Benjamina Karić (2021–2024). Rasti u frymëzua nga dokumentari “Sarajevo Safari” i regjisorit slloven Miran Zupanić, publikuar në vitin 2022, i cili përmbante dëshmi tronditëse mbi “turizmin e snajperëve”.
Gavazzeni ka deklaruar për “La Repubblica se bëhet fjalë për “njerëz të pasur, me reputacion, biznesmenë që lanë Triesten për të marrë pjesë në një gjueti njerëzish dhe më pas u kthyen në jetën e tyre të respektuar”. Ai shtoi se mund të jenë deri në 100 turistë të përfshirë në këtë praktikë çnjerëzore. Prokurori Alessandro Gobbi thuhet se disponon lista me dëshmitarë që mund të japin prova. Njëri prej tyre, një agjent i inteligjencës boshnjake me inicialet E.S., ka pretenduar se shërbimet sekrete italiane ishin në dijeni të ngjarjes që në vitin 1993 dhe se ekzistojnë ende dosje të klasifikuara për këtë çështje.
Konsulli boshnjak në Milano, Dag Dumrukçiq, konfirmoi për “La Repubblica” se qeveria e Bosnjës po bashkëpunon plotësisht me autoritetet italiane. “Ne jemi të vendosur të zbulojmë të vërtetën dhe të përballemi me këtë kapitull të errët të së kaluarës”, tha ai.
Gruaja që qëndron në skenë shkëlqen me bikini të zbukuruara me kristale. Lëkura e saj e shkëlqyeshme dhe e nxirë t...
Dhjetëra kolonë izraelitë nisën sulme zjarrvënëse duke synuar një depo palestineze, një fshat beduinësh dhe tok&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën (11 nëntor) se ka "detyrim" të padisë BBC-në për keqinterpretim t&...
Një e katërta e popullsisë së botës jeton brenda një rrezeje prej tre miljesh (5 km) nga projektet operative të karburanteve ...
Ukrainën përveç problemit të luftës e kanë kapur edhe skandalet e korrupsionit. Ministri i drejtësisë, German Galush...
Një incident i pabesueshëm u regjistrua në qytetin Trnovi pranë Velika Kladushës, në Bosnjë e Hercegovinë, i cili filloi...
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi Qipron të mërkurën në mëngjes, rreth or&eum...
Një tjetër goditje e fortë iu është dhënë trafikut ndërkombëtar të drogës nga autoritetet italiane. Gua...
Në zemër të Donbasit, mes fushave të shkatërruara dhe tymit të përhershëm të betejave, një ushtar rus vendosi ...
Autoritetet turke kanë konfirmuar se njëzet ushtarë kanë humbur jetën në rrëzimin e një avioni ushtarak të mallra...