Vendimi zgjidhi një mosmarrëveshje midis gjykatave gjermane në lidhje me përputhshmërinë dhe ligjshmërinë e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave nga një rrjet komunikimi i koduar i quajtur "EncroChat".
Ky vendim lidhet ngushtësisht me Bashkimin Europian, pasi Gjykata e Drejtësisë së BE-së (CJEU) e cila ka vendosur se të dhënat e përftuara nga rrjeti i koduar EncroChat mund të përdoren si prova në procedurat penale. Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GJED) vendosi se një zyrë prokurori publik mund të kërkojë një Urdhër Hetimi Evropian, pa domosdoshmërinë e një urdhri gjykate, për të marrë të dhëna të koduara nga një shtet tjetër anëtar i BE-së dhe t'i përdorë ato si prova në krime ndërkufitare dhe raste penale.
I gjithë hetimi nisi për trafikimin e drogës dhe krimin kibernetik nga autoritetet franceze, për të shkuar më pas te vendimi i Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian kur çështjet janë ndërkombëtare.
Shënimi i rastit “C-670/22-M.N.” analizon se si GjED-ja e interpreton Direktivën Evropiane të Hetimit në lidhje me pranueshmërinë e provave në gjykatë dhe vlerëson nëse vendimi mbron në mënyrë adekuate të drejtat e të pandehurit dhe siguron një gjykim të drejtë sipas ligjit të BE-së.
Shënimi i rastit analizon implikimet e C-670/22-M.N. (EncroChat) për ndjekjen penale të krimit ndërkufitar dhe bashkëpunimin gjyqësor në të gjithë BE-në dhe diskuton se si kjo mund të çojë në krijimin e një modaliteti të ri për pranueshmërinë e provave sipas Direktivës Evropiane të Hetimit.