Investimi “4 mld USD”/ Investitorët nga Katari blenë para 1 muaji kompaninë e resortit për 300 mijë euro
Dokumentet zyrtare tregojnë se pronarët e panjohur fundorë të kompanisë “Zvërneci Development Holding”, shoqëri...
Dokumentet zyrtare tregojnë se pronarët e panjohur fundorë të kompanisë “Zvërneci Development Holding”, shoqëri...
Nuk ka të ndalur vala e protestave në vend, ku qytetarë dhe organizatorë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ...
“Rama në burg”, “Shqipëria është e jona”, janë këto thirrjet e shqiptarëve të cilat kanë ...
Prokuroria e Korçës ka ngritur katër akuza ndaj Violand Braçellarit dhe ka kërkuar lënien në fuqi të masës s&...
Rafael Leao rrezikon të humbasë ndeshje në Botëror, pas kartonit të kuq që mori në miqësoren e FIFA-s mes Portugalis&e...
Një individ me një të kaluar shumë të dyshimtë, i cili nga njëra anë fuste lugën, në tjetrën garuzhden,...
Dy ndeshjet e fundit miqësore të Kombëtares shqiptare, ajo ndaj Izraelit dhe kjo e fundit kundër Luksemburgut, të dyja të zhvillua...
Eshtë zbardhur denoncimi i plotë në polici i çobanit si dhe hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që po heton ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar t’u lëshojnë viza një numri të madh zyrtarësh të ekipit komb&...
Rolando Maran duhet të ketë patur diçka tjetër në mendje, kur pranoi të ulej në pankinën e kombëtares së S...
Shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Miliç, është arrestuar sot në kuadër të një hetimi të gjerë që po zhvillohet për zhdukjen e Aleksandar Nesoviç, i njohur si “Baja”, i cili u pa për herë të fundit më 12 maj 2026, pas qëndrimit në restorantin “27” në zonën e Senjakut në Beograd.
Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Kriminale, Shërbimi për Shtypjen e Krimit dhe Njësia për Luftimin e Krimit të Organizuar të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se Miliç është ndaluar për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprat penale “moslajmërim i veprës penale dhe autorit” si dhe “ndihmë pas kryerjes së veprës penale”.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Miliç ka pasur kontakte ose ka qenë i pranishëm në rrethana që lidhen me zhdukjen e Nesoviç-it, ndërsa po verifikohet edhe roli i tij i mundshëm në mosraportimin e ngjarjes apo në pengimin e zbardhjes së saj. Ai pritet të merret në pyetje nga prokurori publik brenda afatit ligjor të paraburgimit, ku do të sqarohen të gjitha rrethanat e dyshuara.
Në të njëjtin operacion policor janë arrestuar edhe tetë persona të tjerë, mes tyre tre zyrtarë policie, si dhe persona të tjerë të përfshirë në ngjarje. Mes të ndaluarve ndodhet edhe Sasa Vukoviç “Boske”, i dyshuar për tentativë vrasjeje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim rreziku të përgjithshëm, si dhe bashkëshortja e tij DV, e dyshuar se ka ndihmuar në sigurimin e armës së përdorur në një krim tjetër.
Po ashtu, është arrestuar edhe pronari i restorantit “27” në Senjak, ku Nesoviç është parë për herë të fundit, si dhe një kamerier që ka qenë në shërbim atë mbrëmje. Sipas autoriteteve, hetimet po përfshijnë një rrjet të gjerë personash të dyshuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe rrezikim të sigurisë së përgjithshme.
Burime hetimore bëjnë të ditur se zhdukja e Nesoviç-it po trajtohet si një rast me rrethana të rënda dhe me disa pista hetimi, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e një përplasjeje kriminale mes grupeve të ndryshme. Autoritetet serbe kanë theksuar se po bashkëpunojnë edhe me struktura të tjera të sigurisë për të zbardhur plotësisht rastin.
Në biografinë e tij, Veselin Miliç njihet si një nga drejtuesit më të lartë të policisë serbe, i lindur në vitin 1979 në Priboj. Ai ka përfunduar Shkollën e Mesme të Punëve të Brendshme në Sremska Kamenica dhe Akademinë e Policisë në Beograd. Karrierën e ka nisur në vitin 1998 dhe ka kaluar në disa pozicione drejtuese në strukturat policore, përfshirë edhe Departamentin e Policisë së Beogradit, të cilin e ka drejtuar për disa mandate.
Miliç ka shërbyer gjithashtu edhe si këshilltar për çështje të sigurisë dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa është rikthyer në krye të policisë së Beogradit në vitin 2020. Ai është vlerësuar dhe dekoruar disa herë gjatë karrierës së tij dhe mban gradën kolonel.
Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik në Serbi, pasi Miliç është një figurë e njohur dhe me profil të lartë në sistemin e sigurisë. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të reja mbi zhdukjen e Nesoviç-it dhe rolin e secilit prej të dyshuarve në këtë ngjarje.
Pedro Sanchez mbrojti sot vendimin " konsistent " të Spanjës për të mos marrë pjesë në Eurovision në shenjë protest...
Dy nga tre oficerët e policisë të akuzuar për përdhunimin e një 19-vjeçareje në dhomën e zhveshjes s&eu...
Ky është momenti kur një emigrant i pakujdesshëm hedh një copë dinamiti të rremë jashtë selisë së M...
Presidentit, si të gjithë udhëtarëve në Kinë, iu është kërkuar të mos përdorin pajisje personale për...
Pesë zhytës italianë, të gjithë me përvojë të avancuar në zhytje të thella, u futën në ujërat e...
Tridhjetë vjet me “zemër në dorë”, duke pritur çdo ditë që të ekzekutohet dënimi me vdekje. Ish-i bur...
Një grua 22-vjeçare, e cila sapo kishte siguruar punën e ëndrrave të saj pas diplomimit në kolegj, u gjet e vrarë ...
Imami Abdul Halim Khan, 54 vjeç, i cili përdhunoi dhe abuzoi seksualisht me gra dhe vajza, moshja e të cilave fillonte nga 12 vjeç, pasi...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën, ku një 15-vjeçar u vra me armë zjarri dhe dy të mitur të tjerë mbe...
Një nga vendimet më të vështira që iu desh të merrte presidenti amerikan Donald Trump gjatë qëndrimit dy ditor në P...