Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GAZA- Hezbollahu njoftoi se goditi me raketa një bazë ushtarake izraelite të shtunën, ndërkohë që forcat izraelite luftonin kundër militantëve në Liban dhe Gazë në ditën më të shenjtë në kalendarin hebre, festën e Yom Kippurit. Ndërkaq në Bejrut gjendet kryetari i parlamentit iranian, i cili vizitoi një ndër objektet e goditura nga sulmet izraelite dhe u zotua për vazhdimësinë e mbështetjes për Libanin.
Për shkak të Yom Kippurit, ditës më të rëndësishme në besimin hebre, dyqanet qëndruan të mbyllura në mbarë Izraelin. Ndërsa hebrejtë besimtarë agjërojnë, nuk lejohen udhëtimet ajrore dhe u ndalua edhe transporti publik.
Por ndërsa vendi vazhdon të jetë në luftë kundër Hezbollahut dhe Hamasit, forcat izraelite mbeten të angazhuara në luftime në kufijtë veriorë dhe jugorë, mes kritikave të shumta për plagosjen e katër paqeruajtësve të OKB-së në Liban. Në incidentin e dytë brenda dy ditëve, u plagosën dy paqeruajtës nga Sri Lanka. Ushtria izraelite tha se pati reaguar ndaj një kërcënimi të menjëhershëm nga një vendndodhje në afërsi të forcave paqeruajtëse.
Ndërkohë, Kryetari i parlamentit iranian të shtunën vizitoi vendin e një sulmi ajror izraelit në Bejrut nga i cili u vranë dhe u plagosën dhjetëra persona, duke u zotuar se Teherani do të vazhdojë të mbështesë libanezët dhe palestinezët në luftën kundër Izraelit.
Mohammad Bagher Kalibaf vizitoi zonën e goditur të shtunën pasi u takua me kryeministrin e përkohshëm Najib Mikati, i cili tha se përparësia e Libanit tani ishte të punonte për arritjen e një armëpushimi.
Zyra e tij tha se qeveria e Libanit vazhdon t’i përmbahet një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 2006, të miratuar në fund të një lufte 34-ditore midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe se ishte e përgatitur të rriste praninë e ushtrisë libaneze përgjatë kufirit të vendit me Izraelin.
Kjo ishte vizita e dytë e një zyrtari iranian në Bejrut në ditët e fundit pasi ministri i jashtëm i vendit vizitoi Libanin në fillim të këtij muaji.
Irani është mbështetësi kryesor i organizatës Hezbollah, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Hezbollahu ka pësuar humbje të mëdha gjatë javëve të fundit, pasi fillimisht nga sulmet izraelite u vra edhe vetë udhëheqësi kryesor Hassan Nasrallah dhe një varg drejtuesish të lartë./VOA
SHBA- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ditën e sotme në SHBA gjatë një festë në Oklahoma. Si pasojë...
SHBA- Kamala Harris ka publikuar një raport mbi shëndetin dhe historinë e saj mjekësore, i cili zbulon se ajo zotëron rezistencë...
Foto ilustruese GJERMANI- Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me qëllim rritjen e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Per&eu...
Foto MAQEDONI- Qytetarët në Maqedoninë e Veriut, në procedurën para Gjykatës Administrative, mund të kërkojnë...
Alexei Navalny RUSI- "Unë do të kaloj pjesën tjetër të jetës sime në burg dhe do të vdes këtu," shkroi&nb...
Foto ilustruese SHBA- Gjatë një takimi informues në Shtëpinë e Bardhë për përpjekjet për përballimin e d&...
Foto ilustruese UASHINGTON- Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të premten se ka ngritur padi ndaj shtetit të Virxhinias për sh...
Foto ilustruese SHBA- Një ushtar amerikan 24-vjeçar, i cili rrëfeu se po përpiqej të ndihmonte grupin e Shtetit I...
Foto ilustruese UASHINGTON- Organizatës paraushtarake libaneze Hezbollah po i mbarojnë paratë, thonë studiuesit për Zërin e A...
Foto ilustruese KINË- Parlamenti Evropian miratoi me një shumicë të madhe votash një rezolutë ku dënohet persekutimi i u...