
RUSI- Edward Snowden është regjistruar si taksapagues rus. Ish-sinjalizuesi i Agjencisë për Siguri Kombëtare (NSA) të SHBA-së, Edward Snowden, që ka jetuar në Rusi që nga zbulimet e tij që tronditën komunitetin e inteligjencës amerikane më 2013, ka numër identifikues si taksapagues, gjeti njësia hetimore ruse e Radios Evropa e Lirë (REL), Systema.
Ky numër, që figuron në bazën e të dhënave të Shërbimit Federal Tatimor të Rusisë, tregon gjithashtu se adresa e regjistruar e Edward Snowdenit është në Liubertsi, periferi në rajonin e Moskës që njihet për ndërtesat gri të kohës sovjetike dhe për bandat në vitet ’90.
Snowdeni, të cilit presidenti rus, Vladimir Putin, i dha shtetësinë në shtator të vitit 2022, ishte i paqasshëm për koment. Ai nuk u përgjigj menjëherë një mesazhi të dërguar përmes X. As gruaja e tij, Lindsay Mills, dhe as avokati i tij, Anatoly Kucherena, nuk iu përgjigjën mesazheve të dërguara nga ekipi i Systemas.
Zbulimet e Snowdenit për programet amerikane të inteligjencës dhe mbikëqyrjes, shumë prej të cilave ishin nën mbikëqyrjen e NSA-së, tronditën jo vetëm amerikanët, por edhe shumë aleatë të SHBA-së në Evropë dhe gjetkë.
Departamenti amerikan i Drejtësisë e akuzoi Snowdenin në qershor të vitit 2013 sipas Aktit për spiunazhin, jo shumë kohë pasi gazetat amerikane dhe britanike filluan të publikojnë artikuj të bazuar në miliona dokumente të nxjerra nga ai. Menjëherë pas aktakuzës, Snowden u largua nga Hong Kongu dhe fluturoi për në Moskë.
Departamenti amerikan i Shtetit ia mori pasaportën dhe autoritetet ruse më pas i dhanë azil dhe leje qëndrimi. Në vitin 2023, një vit pasi mori shtetësinë ruse, Snowden mori edhe pasaportën ruse.
Sipas të dhënave të Shërbimit Federal Tatimor rus, të analizuara nga Systema, numri i identifikimit për taksapagues i Snowdenit përputhet me emrin e tij të plotë dhe datën e lindjes. Katër shifrat e para të këtij numri tregojnë se është regjistruar në Liubertsi, një zonë në periferi të kryeqytetit rus.
Nuk është e qartë se kur saktësisht është regjistruar Snowden në bazën e të dhënave të shërbimit tatimor. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse ai realisht ka paguar ndonjë taksë ndaj Qeverisë ruse.
Numri i identifikimit të tatimpaguesit u caktohet automatikisht qytetarëve të sapolindur, për shembull, ose atyre që kanë marrë pasaportë ruse. Qytetarët e huaj e marrin këtë numër pasi aplikojnë, nëse synojnë të paguajnë taksa në Rusi.
Një bazë tjetër e të dhënave, që menaxhohet nga Shërbimi Federal i Përmbaruesve, që është analizuar nga Systema, tregon se Snowden nuk ka gjoba apo borxhe – as ndaj shtetit, as ndaj individëve privatë.
Që nga zhvendosja e tij në Rusi, Edward Snowden ka mbajtur një profil relativisht të ulët. Ai ka dhënë disa intervista për mediat e huaja gjatë viteve të kaluara dhe ka folur në konferenca jashtë Rusisë përmes video-lidhjes. Më 31 janar, ai dha një intervistë për komentatorin, John Stossel.
Snowden poston rrallë në rrjetet sociale. Postimi i tij i fundit në platformën X është bërë më 31 janar. Rezidenca e saktë e Edward Snowden në Rusi mbetet gjithashtu e paqartë. Megjithatë, bashkëshortja e tij, Lindsay Mills, ka postuar herë pas here fotografi në Instagram nga vende të ndryshme në Rusi.
Në vitin 2018, ajo postoi një fotografi nga një park afër Liubertsit, që, ashtu si shumë zona të tjera përreth kryeqytetit rus, ka ndryshuar ndjeshëm teksa rajoni i Moskës është zhvilluar dhe zgjeruar. Snowden ka thënë se ai i ka zbuluar dokumentet për të nxjerrë në pah shkallën e mbikëqyrjes shtetërore dhe mundësinë për abuzim me pushtetin.
Zbulimet e tij e kanë bërë një hero për mbrojtësit e lirive civile dhe të tjerët që shqetësohen për zgjerimin e programeve qeveritare të mbikëqyrjes dhe teknologjive të fuqishme që e përforcojnë këto përpjekje.
Megjithatë, komuniteti amerikan i inteligjencës e sheh atë si tradhtar. Kjo çështje u ngrit në janar, kur Tulsi Gabbard, në atë kohë e nominuar nga presidenti Donald Trump për drejtoreshë të inteligjencës kombëtare, u mor në pyetje nga senatorët amerikanë.
Gabbard, e cila u konfirmua më pas për këtë post, e kishte quajtur më parë Snowdenin “të guximshëm” dhe kishte thënë se ai duhej të falej. Gjatë dëshmisë në Senat, ajo deklaroi: “Snowden e ka shkelur ligjin”./ REL
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
30 Maj22:38
Trump i dhuron Muskut "çelësin e artë": Zbatuam një program gjithëpërfshirës që ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si funksionon shteti!
SHBA- Presidenti Donald Trump vlerësoi Elon Musk në Zyrën Ovale, ndërsa bashkëpunëtori i tij largohet nga ro...
n.f
BOTA
30 Maj22:38
Musk shfaqet me sy të nxirë në konferencën e largimit nga DOGE: Më goditi djali im!
SHBA- CEO i Tesla-s dhe aleati i ngushtë politik i Trump, Elon Musk u shfaq me një mavijosje të dukshme mbi syrin e djatht&...
n.f
BOTA
30 Maj21:29
U arrestuan në demonstratat në mbështetje të Imamoglut, lirohen 14 të rinjtë në Turqi, akuzoheshin për fyerje ndaj presidentit Erdogan
TURQI- Një gjykatë në Stamboll urdhëroi sot lirimin e 14 të rinjve të cilët ishin ndaluar që nga fundi i marsit me aku...
r.ll
BOTA
30 Maj20:17
Si po reagon Beogradi pas qortimit nga Rusia për armët serbe në Ukrainë?
putin
SERBI- Kështu e kupton Predrag Petroviç nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë paralajmërimin e presidentit ...
n.f
BOTA
30 Maj19:36
Pse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s?
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka bërë presion që vendi i tij të bëhet anëtar dhe madje ka th&...
n.f
BOTA
30 Maj19:36
Gerry Adams merr 100,000 euro dëmshpërblim, fiton gjyqin për shpifje ndaj BBC-së
DUBLIN- Ish-lideri i Sinn Féin, Gerry Adams ka fituar një padi për shpifje kundër BBC-së për një dokumentar që ...
n.f
BOTA
30 Maj19:36
Osmani takim me delegacionin e Kongresit amerikan të udhëhequr nga Tenney dhe Houlahan: Bashkëpunimi me SHBA, jetik për realizimin e synimeve euroatlantike!
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme takim me kongresistët Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të ...
n.f
BOTA
30 Maj19:35
"Rusia përbën një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë evropiane," Macron: BE-ja do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën
SINGAPOR- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim në forumin vjetor të sigurisë në Singapor. Gjatë fjalës...
n.f
BOTA
30 Maj19:35
OKB: 100 për qind e banorëve të Gazës janë në rrezik nga zia e bukës
GAZA- Gaza është “vendi më i uritur në Tokë”, thanë Kombet e Bashkuara më 30 maj, duke paralajmëruar se e ...
n.f
BOTA
30 Maj19:35
Kaos në autostradat gjermane, Google Maps gabimisht i nxori të mbyllura
GJERMANI- Konfuzioni "mbretëroi" në autostradat dhe rrugët gjermane në fillim të një prej pushimeve më të ngarkuara t&...