Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
NJU JORK - Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams përballet me trysni në rritje ligjore dhe politike për shkak të akuzave për marrje ryshfeti dhe shkelje të rregullave për financimin e fushatave zgjedhore. Njofton nga qyteti i Nju Jorkut korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen.
Gjyqi ndaj kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ishte caktuar fillimisht të mbahej në muajin prill, por u shty pasi Departamenti i Drejtësisë i administratës së re të Presidentit Trump kërkoi pushimin e çështjes.
“Gjykatësi Dale Ho hoqi nga kalendari i gjykatës datën e caktuar për gjyqin, por nuk e pushoi çështjen, të paktën ende jo. Ai caktoi një ekspert ligjor, që do t’i kundërvihet pozicionit të Departamentit të Drejtësisë për pushimin e çështjes”, thotë Neama Rahmani, ish-prokuror federal.
Ai thotë se kjo lëvizje ligjore përdoret rrallë në proceset federale dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatësit është i pazakontë.
“Nuk është e paprecedent, por nuk është e zakonshme. Kur palët duan rrëzimin e një çështjeje... ajo pothuajse gjithnjë rrëzohet. Çështja është se cila ishte arsyeja për pushimin e çështjes dhe a është e përshtatshme? Kjo është ajo çfarë do të shqyrtohet tashmë me përfshirjen e ekspertit Clement”, thotë zoti Rahmani.
Disa ekspertë thonë se akuzat u rrëzuan në mënyrë të padrejtë në kuadrin e një marrëveshjeje që kryebashkiaku Adams arriti me administratën e Presidentit Trump për deportimin e emigrantëve nga Nju Jorku.
“Propozimi i Trump-it, i ardhur nga zyra qendrore në Uashington ishte që të pezulloheshin akuzat ndaj kryebashkiakut Adams, në mënyrë që ta kenë nën kontroll për çështjet që lidhen me axhendën e presidentit, në veçanti emigracionin. Pra, ky ishte një veprim i qëllimshëm në mënyrë që (Presidenti) Trump të vazhdojë ta ketë nën kontroll kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut”, thotë Ester Fuchs, profesore e shkencave politike në Universitetin e Kolumbias.
Mbështetësit e kryebashkiakut Adams këmbëngulin se ai nuk ka bërë ndonjë shkelje.
“Nuk ka asnjë evidencë se ai mund të ketë bërë diçka të gabuar me Trump-in... Presidenti Trump e tha këtë, drejtuesi i tij për emigracionin e tha këtë. Këto vijnë nga kundërshtarë që nuk votuan ndonjëherë për të, që nuk e duan në detyrë”, thotë peshkopi Gerald Seabrooks, mbështetës i kryebashkiakut.
Edhe Presidenti Donald Trump i ka dalë në mbrojtje zotit Adams.
“M’u duk se ishte shumë politike”, tha Presidenti Trump.
Ndërkohë, guvernatorja e shtetit Nju Jork, Kathy Hochul, ka përjashtuar mundësinë e shkarkimit të kryebashkiakut Adams. Në vend të kësaj ajo vendosi për më shumë mbikëqyrje të administratës së tij.
“Vendosa të mos filloj në këtë kohë procedurat për shkarkimin. Mbaj me forcë qëndrimin se vullneti i votuesve dhe paprekshmëria e zgjedhjeve demokratike e përjashtojnë bërjen e veprimeve të tjera. Nuk ia mohoj dot popullit të këtij qyteti të mrekullueshëm fuqinë për ta marrë këtë vendim vetë”, tha guvernatorja.
Me vonesat ligjore, mbikëqyrjen nga strukturat e shtetit të Nju Jorkut dhe me vëmendjen e shtuar, e ardhmja politike e zotit Adams mbetet e paqartë./VOA
UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olha Stefanishyna, ka deklaruar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë në fazën ...
KOSOVË- Eksportet e Kosovës në Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesisht të qëndrueshme, por tarifat e paralajmëruara t&...
Foto ilustruese SHQIPËRI - Sipas metodologjie së Eurostat, inflacioni në muajin janar ishte shumë më i lartë se matjet komb&e...
SHBA- Diplomati amrikan Frank G. Wisner, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në New York. Lajmin për vdekjen e tij e ka...
Trump, Macron SHBA - Presidenti Donald Trump do të presë për bisedime të hënën në Shtëpinë e Bardhë Presi...
GJERMANI- Friedrich Merz, i cili është në rrugë për t'u bërë kancelari i 10-të i Gjermanisë pas Luftës s&eum...
SHBA- Fjalimi i Mynihut i Zëvendëspresidentit të SHBA, J.D. Vance, negociatat e Ukrainës pa BE , Zelenskit i thuhet se është "di...
PEJË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Klinë. Policia e Kosovës bën me dije s...
donald trump, emmanuel macron SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron do t'i paraqesë sot Presidentit amerikan Donald Trump propozime vepri...
foto nga vendngjarja FRANCË- Një shpërthim u dëgjua sot pranë konsullatës ruse në Marsejë në Francën...