BOTA

"Provokimet e vazhdueshme nga Uashingtoni kanë sjellë një afrim mes CDU dhe SPD", analiza e DW: Trump i shkatërroi marrëdhëniet transatlantike!

n.f Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 13:11

"Provokimet e vazhdueshme nga Uashingtoni kanë sjellë një

SHBA- Fjalimi i Mynihut i Zëvendëspresidentit të SHBA, J.D. Vance, negociatat e Ukrainës pa BE , Zelenskit i thuhet se është "diktator": Donald Trump e ka lënë Berlinin pa fjalë. Politikanët gjermanë as nuk po nuk arrijnë dot t'i kapin të gjitha, kaq shpejt kanë ardhur njëra pas tjetrës zhvillimet e fundit: Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance i akuzon europianët për censurë dhe këshillon për bashkëpunim me partinë pjesërisht ekstremiste të djathtë, AfDpak para zgjedhjeve të 23 shkurtit.

Pak ditë më vonë filluan bisedime në Arabinë Saudite mes amerikanëve dhe rusëve për paqen në Ukrainë, pa Ukrainën dhe BE. Keith Kellogg,  i ngarkuari i presidentit Donald Trump për Ukrainën në një emision të DW, Conflict Zone në kuadër të Konferencës së Sigurisë, akuzoi Gjermaninë për naivitet. "Shpresa nuk është metodë, kjo nuk funksionon."

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit amerikanë e kanë bërë të qartë, se Ukraina nuk mund të shpresojë për rivendosjen e kufijve të saj të vitit 2014 dhe as për anëtarësim në NATO. Dy pika, që janë kushte të pandryshueshme për qeverinë gjermane për paqen. Kësaj i shtohet që Trump ndihmën për Ukrainën do ta lidhë me shfrytëzimin e pasurive të vendit, në një kohë që ai e ekzagjeron tejet vlerën e ndihmës amerikane.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski madje vendoset tani nën presion nga administrata Trump. Zelenski "më mirë të nxitojë ndryshe nuk do të ketë më vend", shkroi Trump në platformën Truth Social. Goditja e fundit nga Trump ishte përcaktimi i Zelenskit si "diktator", se nuk ka zhvilluar zgjedhjet e rregullta që nga maji 2024 e nuk ka më mandat demokratik. Në një kohë që kushtetuta ukrainase nuk parashikon votime në kohë lufte. Trump madje bën përgjegjës Zelenskin për luftën.


Të gjitha këto zhvillime i kanë shokuar politikanët gjermanë. Kancelari, Olaf Scholz tha për revistën "Spiegel", se "është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t'i heqësh presidentit Zelenski legjitimitetin demokratik". Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck akuzoi presidentin Trump për shtrembërim të fakteve: "Që ai tani thotë menjëherë se Ukraina mësyu Rusinë, kjo është vështirë të durohet", tha Habeck për ARD.

Friedrich Merz, kreu i partisë konservatore, CDU, sipas sondazheve kancelari i ardhshëm federal, thotë se "në thelb kjo është të kthesh viktimat në autorë, ky është narrativi rus. Dhe unë, të them sinqerisht jam disi i shokuar, që Donald Trump këtë me sa duket e ka bërë të vetin", tha Merz po në ARD. Sipas Merz për Gjermaninë dhe Europën kjo do të thotë ndërrim paradigme në politikën e jashtem dhe të sigurisë." Deri më tani transatlantiku Merz kishte qenë i kursyer me kritika ndaj Trumpit.

"Përshtypja ime është se Berlini politik është i shokuar dhe paralizuar", shkruan Henning Hoff nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme për DW. "Që për një president amerikan nuk vlejnë më marrëveshjet dhe se ai në rastin e sulmit rus kundër Ukrainës praktikisht kalon në anën e kundërt, është natyrisht shokuese, por në rastin e Trumpit nuk vjen e papritur."

Të përbashkëtat transatlantike të copëtuara


Trump dhe ekipi i tij brenda pak ditësh me fjalimet dhe veprimet e tyre shkatërrojnë gjithçka që përbënte themelin e përbashkët të bashkëpunimit amerikano-gjerman deri më tani. Deri më tani Joe Biden dhe Olaf Scholz donin të ndihmonin Ukrainën për "sa kohë që ishte e nevojshme". Nuk kishte dyshime as për fajin e vetëm të Rusisë për luftën, as për legjitimitetin demokratik të Zelenskit. Mbrojtja e Ukrainës kundër Rusisë kuptohej si luftë për të mbrojtur edhe Europën. Dhe as nuk flitej për një biznes, raketa në këmbim të metaleve të rralla. Nga këto të përbashkëta nuk ka mbetur më asgjë.

Duket sikur Trump po i vë përpara europianët përditë me veprimet e tij. Si mund të reagojë Gjermania?

Kancelari Scholz ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Dhe në lidhje me faktin që SHBA i ktheu kurrizin Europës, ai tha në ZDF "ne duhet të kujdesemi për sigurinë tonë". Friedrich Merz kërkon temp më të shpejtë. "Tani ka rëndësi që europianët shumë shumë shpejt të bien dakord për një strategji të përbashkët", tha Merz për radion RBB. Të lutesh e të lypësh një vend të tavolinën e negociatave nuk është gjëja e duhur. "Nuk duhet të zhvillojmë tani peshën tonë."

Henning Hoff kritikon, se qeveria e deritanishme gjermane, nga ana e saj, flet vetëm për atë që nuk duhet bërë, por ka shumë ndikim në këto zhvillime. "Qeveria e ardhshme gjermane në aleancë të ngushtë me partnerët europianë duhet që sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet vepruese dhe të sheshojë dobësitë, që do të shfaqen nga një tërheqje amerikane nga Europa. Kjo do të jetë mjaft e vështirë, por të paktën duhet të ndalim me atë që të pengojmë veten dhe aleatët tanë europianë."

Provokimet e vazhdueshme nga Uashingtoni kanë sjellë me sa duket në Berlin një afrim mes CDU dhe SPD. Kancelari Scholz dhe kreu i opozitës, Merz në mënyrë të dukshme ditët e fundit deklarohen më të kujdesshëm, ndërkohë që në fillim të fushatës e sulmuan ashpër njëri-tjetrin. Të dy e dinë se pas zgjedhjeve mund të gjenden në një koalicion qeverisës së bashku. E dinë po ashtu, se Gjermania ka nevojë për një strategji të re të përbashkët me SHBA nën Donald Trump, pasi në ditët e fundit siguritë e dikurshme transatlantike u shkatërruan nga Uashingtoni./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan