Tre viktima nga stuhitë dhe përmbytjet në Francë, qindra banorë evakuohen nga banesat
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
SHBA - Presidenti Donald Trump do të presë për bisedime të hënën në Shtëpinë e Bardhë Presidentin francez Emmanuel Macron.
Takimi vjen në një moment pasigurie të thellë mbi të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike, ndërsa Presidenti Trump ka transformuar politikën e jashtme amerikane, duke lënë jashtë udhëheqësit evropianë nga përpjekjet për t'i dhënë fund shpejt luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Presidenti Trump po kërkon gjithashtu të marrë kontrollin e Groenlandës, Gazës dhe Kanalit të Panamasë - si dhe arritjen e një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e burimeve të mineraleve të rralla të këtij vendi.
Pak më shumë se një muaj në mandatin e tij të dytë, politika e presidentit "Amerika e Para" ka hedhur hije të mëdha mbi atë që diplomatët veteranë amerikanë si dhe ish-zyrtarë të qeverisë, e kanë konsideruar rol qetësues të Amerikës në funksion të stabilitetin dhe vazhdimësisë globale.
Pavarësisht nga disa probleme, fuqia ushtarake, ekonomike dhe morale e Shteteve të Bashkuara ka dominuar epokën e pas Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht pas përfundimit të Luftës së Ftohtë me rënien e ish-Bashkimit Sovjetik. Disa druhen se e gjitha kjo mund të humbasë nëse Presidenti Trump zbaton agjendën e tij dhe Shtetet e Bashkuara braktisin parimet sipas të cilave u themeluan Kombet e Bashkuara dhe shumë organizma të tjerë ndërkombëtarë.
“I vetmi përfundim që mund të nxirrni është se 80 vjet politikë për t'u ngritur kundër agresorëve sapo është hedhur në erë pa asnjë lloj diskutimi apo reflektimi”, tha Ian Kelly, ish-ambasador i SHBA-ve në Gjeorgji gjatë administratës Obama dhe administratës së parë të zotit Trump, aktualisht profesor në Universitetin Northwestern.
“Jam i shkurajuar për shumë arsye. Një nga arsyet për të cilat u inkurajova në fillim, në një farë mënyre, ishin deklaratat e përsëritura për ‘paqe përmes forcës’”, shtoi zoti Kelly. "Por kjo nuk është paqe përmes forcës - kjo është paqe përmes dorëzimit", tha ai.
Presidenti Trump pret zotin Macron të hënën, në trevjetorin e luftës në Ukrainë.
Të enjten ai do të takohet me një tjetër udhëheqës kyç evropian, Kryeministrin britanik Keir Starmer.
Vizitat e tyre vijnë pasi Presidenti Trump tronditi Evropën me kritika të përsëritura ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për dështimin për të negociuar për përfundimin e luftës si dhe kundërshtimin për të nënshkruar një marrëveshje që i jep SHBA-ve qasje tek mineralet e rralla të Ukrainës, të cilat mund të përdoren në industrinë amerikane të hapësirës, mjekësi e teknologji.
Udhëheqësit evropianë u tronditën gjithashtu edhe nga vendimi i Presidenti Trump për të dërguar ndihmës të lartë për bisedime paraprake me zyrtarë rusë në Arabinë Saudite, pa praninë e zyrtarëve ukrainas, apo atyre evropianë.
Në lidhje me marrëveshjen për mineralet, zoti Zelenskyy fillimisht tha se ajo nuk parashikonte garanci sigurie për Ukrainën.
Të dielën në rrjetin social X zoti Zelenskyy shrkuante se "po bëjmë përparim të madh", por vuri në dukje se "Ukraina po kërkon një marrëveshje të mirë ekonomike, që do të jetë pjesë e një sistemi real garancish sigurie për vendin".
Zyrtarët e administratës Trump thonë se presin të arrijnë një marrëveshje këtë javë që do të krijonte një lidhje më të ngushtë mes ekonomisë amerikane dhe Ukrainës – gjëja e fundit që Rusia dëshiron./VOA
GJERMANI- Friedrich Merz, i cili është në rrugë për t'u bërë kancelari i 10-të i Gjermanisë pas Luftës s&eum...
SHBA- Fjalimi i Mynihut i Zëvendëspresidentit të SHBA, J.D. Vance, negociatat e Ukrainës pa BE , Zelenskit i thuhet se është "di...
PEJË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Klinë. Policia e Kosovës bën me dije s...
donald trump, emmanuel macron SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron do t'i paraqesë sot Presidentit amerikan Donald Trump propozime vepri...
foto nga vendngjarja FRANCË- Një shpërthim u dëgjua sot pranë konsullatës ruse në Marsejë në Francën...
VATIKAN- Papa Françesku ndodhet në gjendje kritike duke luftuar me pneumoni të dyfishtë, teksa Vatikani njofton se kaloi një n...
UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërriti sot në Kiev me tren me rastin e përvjetorit të tret&eu...
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi kërkesën për çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore si dh...
GJERMANI- Gjermania është parë prej kohësh si “kombi i domosdoshëm” i BE-së – fuqia më e madhe,...
RUSI- Një rafineri në jug të Moskës u përfshi nga flakët nga një sulm ukrainas, ndërsa mbrojtja ajrore ruse rr&eu...