Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

SHBA- I dërguari i administratës Trump si negociator për lirimin e pengjeve i cilësoi si “të dobishme” takimet e tij të fundit me përfaqësuesit e Hamasit, grupit që është përcaktuar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Diskutimet u përqëndruan në lirimin e një pengu amerikano-izraelit që po mbahet nga Hamasi.
Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, Izraeli po planifikon dërgimin në Katar të një delegacioni për të diskutuar mbi armëpushimin. Këtë fundjavë mijëra izraelitë u mblodhën jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv. Protestuesit kërkuan nga qeveria izraelite arritjen e një marrëveshjeje me Hamasin për lirimin e pengjeve.
Javën e kaluar në Uashington, Presidenti Donald Trump konfirmoi se administrata e tij zhvilloi për herë të parë bisedime të drejpërdrejta me Hamasin, një ndryshim i politikës së kahershme amerikane për të mos negociuar me terroristët.
“Po diskutojmë me Hamasin. Jemi duke ndihmuar Izraelin në diskutime, sepse po flasim për pengjet izraelite. Ne nuk po bëjmë asgjë në lidhje me Hamasin. Nuk po japim para. Në fakt, unë sigurova lirimin e 59 pengjeve pa dhënë asgjë”, thotë Presidenti Trump.
Të dielën në mëngjes, mbështetësit dhe familjarët e pengjeve u zgjuan në tenda jashtë Ministrisë izraelite të Mbrojtjes. Mesazhi i tyre ishte i qartë: jo konflikte të reja me Hamasin dhe sigurimi i një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve.
“Ka dhjetëra njerëz që u bashkuan në thirrjen tonë për qeverinë që lufta të ndalohet dhe të gjitha pengjet të kthehen në shtëpi”, thotë Ayala Metzger, familjare e një pengu të vrarë.
Ditëve të fundit, një negociator i administratës Trump u takua me Hamasin për të diskutuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve, një takim që ai e quajti “shumë të dobishëm”.
“Mendoj se brenda disa javësh mund të shohim rezultate. Besoj se ka hapësirë për të vepruar midis asaj që Hamasi dëshiron dhe asaj që ata do të pranonin dhe asaj që Izraeli dëshiron dhe që është e pranueshme për ta. Mendoj se mund të arrihet një marrëveshje për lirimin e të gjithë të burgosurve, jo vetëm atyre amerikanë”, thotë Adam Boehler, i dërguar amerikan për pengjet.
Ndërkohë, palestinezët në Khan Younis të Gazës po përballen me mungesë të gjërave thelbësore. Izraeli vendosi një bllokadë totale për të gjitha mallrat në enklavë - duke përfshirë ushqimin, karburantin dhe ilaçet, deri në lirimin e 59 pengjeve, që po vazhdojnë të mbahen në Gazë nga Hamasi.
Paletinezët thonë se po presin me orë të tëra për të marrë një bukë, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe drurit të zjarrit për gatim. Izraeli thotë se të hënën do të dërgojë në Katar një delegacion për të vazhduar negociatat me ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari./VOA
foto ilustruese SARAJEVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnj...
marco rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka njoftuar ditën e sotme se SHBA ka anuluar zyrtarisht 83% të programeve në USA...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ai do të udhëheqë sërish me ekzekutivin e ri të dal&eum...
Personi i ngjitur në urë LONDËR- Ura ikonë "Tower Bridge" e Londrës është mbyllur ditën e sotme për ...
Pamje nga vendngjarja ANGLI- Autoritetet britanike janë alarmuar pasi një cisternë dhe një anije mallrash u pë...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se situata e sigurisë në Ballkan është "seriozisht e lëkun...
SHBA- Platforma e rrjeteve sociale "X" është rikthyer pas një ndërprerjeje të shkurtër. Ende nuk dihet arsyeja se p&eu...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për procesin zgjedhor. KQ...
KORE- Koreja e Veriut ka gjuajtur “disa raketa të paidentifikuara balistike” më 10 mars, tha ushtria e Koresë së Jugut. Gjuajt...
BOSNJE- Kreu i NATO-s, Mark Rutte fillon të hënën një vizitë në Ballkan. Stacioni i parë Bosnje-Hercegovinë, nesë...