BOTA

I dërguari i OKB-së: Palët ndërluftuese të Sudanit, të gatshëm të negociojnë

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Maj 2023, 13:16
I dërguari i OKB-së: Palët ndërluftuese të Sudanit,

Gjeneralët ndërluftues të Sudanit kanë rënë dakord të dërgojnë përfaqësues për negociata, potencialisht në Arabinë Saudite, tha zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Sudan për agjencinë e lajmeve Associated Press të hënën, më 1 maj. Negociatat fillimisht do të fokusohen në vendosjen e një armëpushimi “të qëndrueshëm dhe të besueshëm” të monitoruar nga vëzhguesit “kombëtarë dhe ndërkombëtarë”, tha i dërguari i OKB-së, Volker Perthes.

Deklarata e Perthes vjen pasi armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja u zgjat për 72 orë të dielën, më 30 prill. Megjithatë, pavarësisht armëpushimit, në Sudan luftimet kanë vazhduar.

Armëpushimi i përkohshëm i zgjatur tashmë disa herë e ka qetësuar situatën vetëm në disa zona, ndërsa në disa pjesa të tjera kanë vazhduar betejat e ashpra, që i kanë detyruar civilët të largohen nga shtëpitë e tyre dhe e kanë shtyrë vendin drejt një krizë humanitare.

Perthes paralajmëroi se është ende duke u punuar në logjistikën për zhvillimin e këtyre negociatave. Deri më tani, vetëm ushtria ka njoftuar se është e gatshme të marrë pjesë në negociata, ndërsa kundërshtari i saj, Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, nuk e kanë komentuar publikisht.

Çfarëdo negociate do të ishte shenja e parë e madhe e qetësimit të situatës që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah Burhan, dhe RSF-së, të udhëhequr nga gjenerali Mohammed Hamdan Dagalo.

Rreth 530 njerëz, përfshirë civilë dhe luftëtarë, janë vrarë që atëherë, me 4.500 të tjerë të plagosur, tha Ministria sudaneze e Shëndetësisë. Numri i vërtetë i viktimave besohet të jetë shumë më i lartë sesa kaq.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite kanë udhëhequr një fushatë të bashkërenduar ndërkombëtare për ta bindur gjeneralin t’i ndalojë luftimet dhe më pas të angazhohet në negociata më të thella për zgjidhjen e krizës.

Duke folur nga porti i Sudanit, i dërguari i OKB-së, Perthes, tha se ata ende përballen me sfida të mëdha për t'i bërë të dyja palët t'i përmbahen armëpushimit.

Njëra nga opsionet ishte krijimi i një mekanizmi për të monitoruar armëpushimin, ku përfshiheshin vëzhgues sudanezë dhe të huaj, por, Parthes se “kjo duhet të negociohet”.

Bisedimet për forcimin e armëpushimit mund të zhvillohen ose në Arabinë Saudite, ose në Sudanin e Jugut, tha ai, duke shtuar se e para mund të jetë më lehtësisht e realizueshme pasi Arabia Saudite ka lidhje të ngushta me të dyja palët.

Por, edhe në Arabinë Saudite do të kishte disa sfida, shtoi ai, pasi secilës palë i duhet një rrugë për kalim të sigurt nëpër territorin e tjetrës për të arritur deri në vendin ku do të zhvilloheshin bisedimet.

“Kjo është shumë e vështirë në një situatë ku ka mungesë besimi”, tha ai.

Beteja mes gjeneralëve për pushtet ka sjellë kaos në Sudan.

Dhjetëra mijëra sudanezë janë shpërngulur për t’u ikur luftimeve, veçanërisht në Khartoum dhe Omdurman. Qeveritë e huaja gjithashtu i kanë evakuuar shtetasit e tyre nga Sudani.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?