
Pas tragjedisë nga dy tërmetet që goditën Venezuelën, përveç operacioneve të shpëtimit është hapur edhe një debat i madh në rrjetet sociale mbi cilësinë e ndërtesave të shembura.
Pamjet e blloqeve të bardha të dukshme mes rrënojave kanë bërë që shumë përdorues të pretendojnë se disa pallate ishin ndërtuar me polisterol të zgjeruar (EPS), duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e tyre ndaj tërmeteve.
Megjithatë, ekspertët sqarojnë se deri më tani nuk ka asnjë provë zyrtare që ndërtesat janë shembur për shkak të përdorimit të këtij materiali. Hetimet teknike vazhdojnë dhe autoritetet nuk kanë konfirmuar se ndonjë objekt është ndërtuar në mënyrë të parregullt me polisterol si material mbajtës.
Sipas specialistëve të ndërtimit, polisteroli i zgjeruar përdoret ligjërisht në shumë vende si material izolues termik dhe akustik ose si mbushës i lehtë për të ulur peshën e pllakave të betonit. Struktura mbajtëse e ndërtesave, megjithatë, realizohet me beton të armuar dhe çelik. Kur një ndërtesë shembet, këto materiale të lehta dalin në sipërfaqe mes rrënojave, duke krijuar përshtypjen e gabuar se i gjithë objekti ishte ndërtuar me stiropor.
Ndërsa debati vazhdon, Venezuela po përballet me pasojat e katastrofës më të rëndë sizmike të më shumë se 125 viteve. Sipas bilancit paraprak, të paktën 1.430 persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur ose të plagosur pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë që goditën vendin.
Një nga skenat më të dhimbshme po zhvillohet në morgun e Bello Monte në Karakas, ku qindra familje presin të identifikojnë trupat e të afërmve të tyre. Trupat e viktimave mbërrijnë pa ndërprerje me automjete private, motoçikleta apo mjete të improvizuara, pasi strukturat mortore janë mbingarkuar nga numri i madh i viktimave.
Shumë familje rrëfejnë historitë e tyre tragjike. Banorët e ndërtesave të shembura tregojnë se dhjetëra persona mbeten ende nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet ditë e natë. Disa prej të mbijetuarve janë nxjerrë gjallë pas shumë orësh, duke mbajtur ende gjallë shpresat për gjetjen e personave të tjerë.
Autoritetet venezueliane njoftuan se gjatë operacioneve të fundit janë shpëtuar edhe disa persona të tjerë, përfshirë një djalë 11-vjeçar që u nxor i gjallë nga rrënojat në zonën bregdetare të Carabayedas. Çdo shpëtim po konsiderohet si një rreze shprese mes tragjedisë.
Megjithatë, zemërimi i qytetarëve ndaj reagimit të autoriteteve po rritet. Banorë të zonave më të prekura akuzojnë qeverinë për reagim të vonuar dhe mungesë organizimi në orët e para pas katastrofës. Gjatë një vizite në Karakas, zyrtarë të lartë u përballën me protesta dhe thirrje nga qytetarët, të cilët kërkuan më shumë ndihmë për familjet e prekura.
Ndërkohë, mbështetja më e madhe për të mbijetuarit po vjen nga vullnetarët dhe organizatat humanitare, të cilët po shpërndajnë ushqime, ujë, ndihma mjekësore dhe mbështetje psikologjike për mijëra familje që kanë mbetur pa strehë.
Teksa hetimet për shkaqet e shembjes së ndërtesave vazhdojnë, prioritet mbetet shpëtimi i të mbijetuarve dhe përballimi i një tragjedie që ka lënë plagë të thella në Venezuelë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
29 Qershor15:27
Izraeli “provokon” Turqinë, njeh genocidin armen, tensione mes Netaniahut dhe Erdoganit
Qeveria e Izraelit miratoi njëzëri njohjen zyrtare të ngjarjeve të rënda të vitit 1915 si gjenocidi armen. “Nuk ësht&...
BOTA
29 Qershor12:58
Motër e vëlla, gjenden të vdekur brenda makinës, arrestohen babai dhe njerka
Një ngjarje tragjike ka tronditur Qipron, ku dy fëmijë, motër e vëlla, u gjetën të pajetë brenda makinës së ...
BOTA
29 Qershor12:18
Rritet bashkëpunimi në industrinë ushtarake/ Letonia dhe Ukraina fillojnë prodhimin e përbashkët të dronëve në kufirin rus
Kryeministri letonez Andris Kulbergs deklaroi se Letonia dhe Ukraina planifikojnë të ndërtojnë së bashku një fabrikë për...
BOTA
29 Qershor12:11
Gjeologët po kërkonin ar, por gjetën diçka shumë më të rrallë!
Në shkretëtirën e Australisë Perëndimore, shkencëtarët kanë zbuluar një strukturë të fshehur thellë...
BOTA
29 Qershor11:40
Evropa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, rreth 1,000 viktima në Francë dhe paralajmërime për përkeqësim të situatës
Evropa po përballet me një nga valët më të forta të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë, me temperatura q&...
Piranjat News
BOTA
29 Qershor11:32
Kocka e parë e dinosaurit nga Antarktida gjendet në një sirtar
Një fosil me pamje të thjeshtë që kaloi 40 vjet i harruar në një sirtar, rezultoi të jetë kocka e parë e dinosaur...
BOTA
29 Qershor11:23
Në gjurmët e lirisë: Historiani përkujton 250-vjetorin e Amerikës me një udhëtim simbolik
Ndërsa Shtetet e Bashkuara shënojnë 250-vjetorin e themelimit të vendit, një historian ka nisur një udhëtim prej 750 miljes...
BOTA
29 Qershor10:46
Për dekada, çmimet e pajisjeve teknologjike ishin në rënie. Inteligjenca artificiale ndryshoi kursin
Pas dekadash gjatë të cilave çmimet e pajisjeve elektronike kanë rënë vazhdimisht, kompjuterët, konsolat e lojërave ...
Piranjat News
BOTA
29 Qershor10:40
Si po i ekspozon rënia e popullsisë përçarjet e vjetra të Gjermanisë
Jan-Niklas Hustedt kujton se shkonte në festa tekno në mensën e braktisur të një fabrike pompash që ishte zvogëluar në...
BOTA
29 Qershor10:06
Pse francezët po i lyejnë dritaret me shkumës për t'u mbrojtur nga i nxehti?
Ndërsa vala rekord e të nxehtit po përfshin Francën, disa dyqane po mbeten pa një produkt të thjeshtë, të lirë dh...