Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
SHBA- Departamenti i Drejtësisë po udhëzon prokurorët federalë që të hetojnë mundësinë e ngritjes së akuzave penale ndaj zyrtarëve shtetërorë apo lokalë që pengojnë zbatimin e ligjeve të imigracionit gjatë administratës së Presidentit Trump, sipas një memorandumi për personelin të siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press të mërkurën.
Memorandumi i nënshkruar nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Emil Bove, udhëzon gjithashtu divizionin civil të Departamentit të Drejtësisë që të punojë me një grup pune të sapoformuar për qytetet që ofrojnë strehim për emigrantët e paligjshëm që ka për synim të identifikojë ligjet dhe politikat shtetërore dhe lokale që "kërcënojnë të pengojnë" përpjekjet e administratës së Presidentit Trump për zbatimin e ligjeve të imigracionit dhe mund t'i sfidojë ato në gjykatë.
Memorandumi prej tre faqesh sinjalizon një ndryshim të menjëhershëm të përparësive të administratës së demokratit Joe Biden, duke udhëzuar prokurorët të zbatojnë menjëherë planet e administratës së Presidentit Trump për të goditur emigracionin e paligjshëm, veçanërisht emigrantët e paligjshëm me të kaluar kriminale, bandat transnacionale dhe trafikun e drogës.
“Në të vërtetë, është përgjegjësi e Departamentit të Drejtësisë të mbrojë Kushtetutën, dhe në përputhje me rrethanat, të zbatojë në mënyrë të ligjshme politikat, për të cilat populli amerikan zgjodhi Presidentin Trump”, thuhet në letrën e zotit Bove, i cili përpara se t'i bashkohej administratës aktuale ishte pjesë e ekipit ligjor, që mbrojti zotin Trump në dy çështje penale të ngritura nga Departamenti i Drejtësisë.
“Pjesë e përgjegjësive të Departamentit të Drejtësisë është edhe zbatimi agresiv i ligjeve të miratuara nga Kongresi dhe mbrojtja e veprimeve të Presidentit në emër të Shteteve të Bashkuara kundër sfidave ligjore. Personeli i Departamentit Drejtësisë duhet të mblidhet në zyrat që taksapaguesit i kanë financuar për të bërë këtë punë të rëndësishme”, shtoi zoti Bove.
Në memorandum thuhet se prokurorët federalë duhet “të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur publikun dhe për të siguruar kufirin amerikan duke larguar të emigrantët e paligjshëm nga vendi dhe duke ndjekur penalisht ata që kanë kryer krime” nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara.
“Ligji federal ndalon aktorët shtetërorë dhe lokalë që t’u rezistojnë apo të pengojnë përpjekjet për zbatimin e ligjeve të emigracionit”, thuhet në memorandum.
Departamenti i Drejtësisë ka udhëzuar gjithashtu një grup pune kundër terrorizimit të FBI-së që të "ndihmojë në zbatimin e nismave të Presidentit Trump lidhur me emigracionin", megjithëse memorandumi nuk shpjegon se çfarë mund të përfshijë kjo punë./VOA
SHBA SHBA- Mijëra trupa amerikane janë urdhëruar të lëvizin menjëherë në kufirin jugor të SHBA me Meksikë...
Foto ilustruese ANGLI- Sipas një studimi të ri, burrat në mbarë botën kanë shtuar gjatësinë dhe peshën dy...
INDI INDI- Njëmbëdhjetë persona që u hodhën nga një tren kur u dëgjua një alarm zjarri. Por për fat t&eum...
Foto ilustruese IRAK- Një stuhi reagimesh ka ardhur nga deputetë dhe organizata në Irak pas miratimit të ligjit që lejon...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz premtuan të mërkurën se do të bëjnë gjith...
RUSI- Zyrtarët perëndimorë i kanë thënë BBC-së se trupat e Koresë së Veriut kanë pësuar tashmë gat...
foto ilustruese UASHINGTON – Urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump që pezullon programin e refugjatëve, do të ndikojë në...
foto ilustruese GREQI- Një 14-vjeçare nga Selaniku është dërguar në spital pasi i ka rënë të ...
KINA- Kina po përgatitet për tarifa të mundshme pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump kërcënoi se do të vend...
Osmani KOSOVË- Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka konfirmuar se ...