Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
IRAN- Një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi se Teherani mund të ndryshojë doktrinën e tij bërthamore dhe të nisë ndërtimin e bombave bërthamore, nëse kërcënohet ekzistenca e shtetit.
Kamal Kharrazi, kreu i Këshillit Strategjik iranian për Marrëdhënie të Jashtme dhe këshilltar i lartë i liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, tha në një intervistë për Al-Jazeera në gjuhën arabe se Irani “ka kapacitet për të prodhuar bomba”, edhe pse shteti nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për ndërtimin e bombave.
“Dy vjet më parë në një intervistë për Al-Jazeera, unë njoftova se Irani ka kapacitet të prodhojë bombë bërthamore. Edhe sot kemi këtë kapacitet, por ne nuk kemi qëllim që të prodhojmë bombë bërthamore. Megjithatë, nëse kërcënohet ekzistenca e Iranit, ne do të ndryshojmë doktrinën tonë bërthamore”, tha ai.
Deklaratat e Kharrazit u bën në kohën kur janë përshkallëzuar tensionet mes Iranit dhe Izraelit, përderisa komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim lidhur me ambiciet bërthamore të Iranit. Republika Islamike vazhdimisht ka pretenduar se programi i saj bërthamor ka qëllime civile, pavarësisht se posedon aftësi teknike që ai të shndërrohet në program armësh.
Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 hoqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, por më 2018 presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, u largua nga marrëveshja dhe që atëherë Uashingtoni ka rivendosur sanksionet ndaj Iranit që kanë ngufatur ekonominë e Republikës Islamike.
Përpjekjet për ringjalljen e marrëveshjes kanë dështuar dhe Teherani ka shkelur kushtet e marrëveshjes duke prodhuar uranium me nivel të lartë të pasurimit.
Në mars, Bloomberg News citoi një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes i cili tha se Irani është më pak se 12 ditë larg që të posedojë materialet e nevojshme për prodhimin e një bombe bërthamore.
Paralajmërimi për ndryshimin e doktrinës bërthamore pason incidentin e muajit të kaluar, kur Izraeli thuhet se shënjestroi një sistem radarësh në një bazë afër qytetit iranian, Isfahan.
Sulmi pasoi incidentin e 13 prillit, kur Irani iu kundërpërgjigj një sulmi izraelit në Konsullatën në Damask, që mori jetën e shtatë zyrtarëve të lartë të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Irani lëshoi qindra dronë, raketa balistike dhe raketa lundruese drejt Izraelit, edhe pse pothuajse të gjitha dështuan që të qëllonin caqe brenda Izraelit.
Pasi Khameni lëshoi një fatva – vendim fetar – kundër armëve bërthamore më 2005, zyrtarët kanë insistuar se programi bërthamor i Teheranit në mënyrë rigoroze ishte për qëllime civile. Por, viteve të fundit retorika ka ndryshuar.
Gjatë intervistës, Kharrazi po ashtu ka paralajmëruar kundër sulmeve ndaj ndërtesave bërthamore të Iranit.
“Nëse ata duan të sulmojnë kapacitetet bërthamore të Iranit, kjo do të çonte në ndryshimin e doktrinës bërthamore të Iranit”, tha ai.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, më herët gjatë këtij muaji paralajmëroi se Irani është vetëm disa javë larg posedimit të uraniumit të pasuruar, mjaftueshëm për të prodhuar bombë bërthamore. Ai kritikoi Teheranin për mosbashkëpunim të duhur me agjencinë dhe i kërkoi Teheranit të ndryshojë politikën bërthamore.
Kharrazi po ashtu la të kuptohet se ka mundësi që Teherani të tërhiqet nga Traktati për Mospërhapje Bërthamore dhe potencialisht të lëvizë drejt zhvillimit të armëve bërthamore. Edhe në të kaluarën, Irani ka paralajmëruar se do të largohet nga ky traktat, nëse regjimi do të ndihej i kërcënuar.
Marrë nga REL
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka marr m&eum...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar për zgjedhjen në detyrë si presidente e ardhsme e Maqedonis&eum...
Rohde KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur së fundmi se agjenda e mbledhjes së Komiteti...
Studentet SHBA- Dy studente në SHBA, Calcea Johnson dhe Ne’Kiya Jackson, arritën të vërtetojnë teoremën e Pitagor&...
Foto ilustruese RUSI- Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në Shën Petersburg pasi një autobus ...
Ludwig van Beethoven AUSTRIA- Nisur nga nivelet e larta të plumbit të zbuluar në flokët e Ludwig van Beethoven mendohet se kompozi...
Foto ilustruese TAJVAN- Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit. Tërmeti ka tronditur ndërtesat e ...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të paraqes një raport në Kongres i cili thuhet të jetë shum&...
Foto ilustruese BRUKSEL- Ukraina dhe Moldavia pritet t’i hapin formalisht bisedimet për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE) n&eum...
Josep Borrell BRUKSEL- Spanja, Irlanda dhe vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian planifikojnë ta njohin një shtet palestine...