EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Ish-nënpresidenti Mike Pence doli para jurisë së madhe që po heton rolin e ish-Presidentit Donald Trump në përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020, tha për agjencinë Reuters të enjten, një burim që ka dijeni mbi rastin.
Më herët, televizionet ABC News dhe NBC News njoftuan se Pence qëndroi në Gjykatën e qarkut të Uashingtonit për më shumë se shtatë orë.
Nuk është ende e qartë se çfarë mund të ketë deklaruar para jurisë së madhe Pence, i cili është zyrtari më i lartë i administratës së Trump që thirret për të dëshmuar para jurisë. Avokatët e Pence nuk dhanë asnjë koment. Dalja para jurisë së madhe e ish-nënpresidentit vjen në një kohë kur ai po shqyrton mundësinë për të sfiduar Trump për të fituar emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të 2024. Ndaj Trump, i cili ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, u ngritën akuza penale në Nju Jork lidhur me pagesat e bëra në këmbim të heshtjes lidhur me akuzat për marrëdhënie jashtëmartesore me dy gra.
Rrjeti CNN tha të mërkurën se gjykata hodhi poshtë kërkesën e zotit Trump për të bllokuar dëshminë e Pence. Sipas agjencisë Associated Press, Trump po mbante një fjalim në Nju Hemshër kur u publikua lajmi për dëshminë e zotit Pence. I pyetur në një restorant nëse ishte i shqetësuar për këtë, Trump u përgjigj, “Jo nuk jam dhe nuk kam asnjë dijeni për dëshminë”.
Në fillim të këtij muaji, Pence tha se ai nuk do të apelonte vendimin e një gjyqtari që kërkonte që ai të dëshmonte para jurisë së madhe federale për bisedat që kishte zhvilluar me zotin Trump përpara sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021.
“Do t’i bindemi ligjit dhe do të tregojmë të vërtetën”, tha Pence në një intervistë për CBS News që u transmetua të dielën. “Të njëjtën histori që u kam treguar amerikanëve në gjithë vendin, që e kam shkruar në librin tim të kujtimeve, po atë do të tregoj edhe kur të dal para jurisë”, tha ai.
Prokurori i posaçëm Jack Smith po drejton hetimet mbi përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, përfshirë një komplot për të hartuar lista votuesish të rremë për të bllokuar Kongresin që të certifikonte fitoren e demokratit Joe Biden. Smith po udhëheq po ashtu edhe një tjetër hetim, të Departamentit të Drejtësisë, mbi çështjen nëse ish-presidenti Trump mori në mënyrë të paligjshme dokumente të klasifikuara pas mbarimit të mandatit, në rezidencën e tij në Mar-a Lago të Floridës.
Nuk është ende e qartë se kur pritet të mbyllen hetimet për të dyja rastet, si dhe nëse do të ngrihen akuza për çështjet./VOA
Gjatë prezantimit të raportit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shefja e UNMIK-ut, tha se tensionet mes ...
UKRAINË- Pamjet e fundit nga qytetet Uman dhe Dnipro të Ukrainës, pas sulmeve ruse me raketa gjatë natës, ku 13 persona kanë hum...
Ajo dikur i kishte të gjitha. Një karrierë të suksesshme si modele, por edhe si aktore, një martesë me aktorin e “Baywatch...
SHBA- Krahas problemeve të ndryshme të privatësisë që po hasen në Itali dhe jo vetëm, skenarit “Terminator”, p&...
KOSOVË- Një ngjarje të rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Malishevë të Kosovës. Mediat në Koso...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shtruar me urgjencë në spital. B92 shkruan se simpatizantë...
Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi e ka caktuar për 3 maj seancën dëgjimor...
Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për një prezencë më të madhe ndërkombëtare për t’...
Mike Pence Një gjykatë federale apeli i hapi rrugën dëshmisë së ish-nënpresidentit, Mike Pence para një jurie t...
NJU JORK– Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luks...