BOTA

Izraeli bombardon periferinë e pallatit të presidentit sirian në Damask/ Akuza ndaj Ahmed al-Sharaa për gjenocid

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 09:03

Izraeli bombardon periferinë e pallatit të presidentit sirian në

IZRAEL- Izraeli ka kryer sot një sulm ajror në zonën përreth Pallatit Presidencial në Damask, pasi udhëheqësi shpirtëror i komunitetit Druz, i cili gëzon mbështetjen e qeverisë izraelite, akuzoi presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, për “gjenocid”. Sheiku Hikmat al-Hajrin, figura më me ndikim ndër Druzët në Siri, deklaroi mbrëmjen e djeshme se po zhvillohet një fushatë e pajustifikueshme gjenocidi ndaj civilëve të komunitetit të tij.

Këto deklarata pasuan përleshje me natyrë fetare gjatë fillimit të javës, që lanë mbi 100 të vdekur sipas një organizate joqeveritare. Sheiku Druz kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga forcat ndërkombëtare, ndërsa Izraeli, fqinj i Sirisë dhe zyrtarisht ende në gjendje lufte me të, paralajmëroi se do të përgjigjej me forcë nëse autoritetet de facto siriane nuk mbrojnë këtë pakicë fetare. Pak orë më vonë,  ushtria izraelite njoftoi përmes Telegram-it se avionë luftarakë goditën periferi të pallatit presidencial në Damask.

“Kjo është një mesazh i qartë për regjimin sirian. Nuk do të lejojmë që forca siriane të dislokohen në jug të Damaskut dhe nuk do të tolerojmë asnjë kërcënim ndaj komunitetit Druz,” thanë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i mbrojtjes Israel Katz, në një deklaratë të përbashkët. 

Përplasjet në afërsi të Damaskut dhe më në jug, mes luftëtarëve Druz dhe grupeve të armatosura të afërta me qeverinë sunite të presidentit Ahmed al-Sharaa, tregojnë se pasiguria në Siri vazhdon edhe pesë muaj pas rrëzimit të Bashar al-Asadit, përfaqësues i pakicës alawite.

“Ne nuk kemi më besim në entitetin që pretendon të jetë qeveri. Një qeveri nuk vret popullin e saj duke përdorur grupe ekstremiste dhe më pas justifikohet me ‘elementë të pakontrolluar’,” deklaroi sheiku Druz.

OKB u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje maksimale, ndërsa diplomacia amerikane dënoi dhunën dhe retorikën përçarëse kundër komunitetit Druz në Siri, duke e cilësuar si të dënueshme dhe të papranueshme. Luftimet në Jaramanë dhe Sahnaja, zona me popullsi Druzë dhe të krishterë, si dhe në qytetin Suajda me shumicë Druzë, kujtojnë masakrat e marsit ku mbi 1.700 vetë, kryesisht nga pakica alawite, u vranë në perëndim të vendit.

Asokohe, dhuna u nxit nga sulme të militantëve besnikë të qeverisë së mëparshme ndaj forcave të sigurisë së autoriteteve të reja. Ushtria izraelite kishte ndërmarrë një tjetër sulm paralajmërues ditën e mërkurë, pranë Damaskut, kundër një grupi ekstremist që po përgatitej të sulmonte Druzët në qytetin Sahnaja. Druzët janë një pakicë fetare shiite që jeton në Liban, Siri dhe Izrael. 

“Ne jemi pjesë e pandashme e Sirisë,” deklaroi një përfaqësues i udhëheqësve fetarë dhe luftëtarëve Druz në Suajda, duke theksuar refuzimin e tyre për çdo përpjekje për ndarjen e vendit.

Përleshjet e fundit nisën të hënën në mbrëmje, pas një sulmi të grupeve të armatosura pro-qeverisë së re në Jaramanë. Shkak u bë një mesazh audio i postuar në rrjetet sociale, që i atribuohej një Druz-i dhe konsiderohej fyese për profetin Muhamed, por autenticiteti i tij nuk është verifikuar. Autoritetet siriane pretendojnë se pas episodeve të dhunshme qëndrojnë elementë jashtë kontrollit të tyre.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, 102 persona janë vrarë deri tani në këto përleshje, mes tyre 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe aleatë të tyre, 21 luftëtarë Druz dhe 11 civilë në Jaramanë dhe Sahnaja. Në provincën Suajda, janë vrarë 40 luftëtarë Druz, përfshirë 35 në një pritë.

Në Jaramanë dhe Sahnaja, marrëveshjet mes përfaqësuesve të Druzëve dhe autoriteteve kanë sjellë rivendosjen e qetësisë që nga e marta në mbrëmje. Ndërkohë, qeveria de facto në Siri ka riafirmuar angazhimin e saj të fortë për të garantuar sigurinë dhe për të “mbrojtur të gjitha përbërësit e popullit sirian, përfshirë komunitetin Druz.”

Pas rrëzimit të Bashar al-Asadit më 8 dhjetor, nga një koalicion fraksionesh islamike të udhëhequra nga Ahmed al-Sharaa, pas një lufte civile që zgjati afro 14 vjet, Izraeli ka shtuar gjestet e mbështetjes ndaj Druzëve, duke kërkuar sipas analistit Michael Horowitz, të fitojë aleatë dhe ndikim në jug të Sirisë, në një kohë kur e ardhmja e vendit mbetet e pasigurt.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan