“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
IZRAEL- Ushtria izraelite publikoi rezultatet e hetimit të saj të parë për serinë e sulmeve nga Hamasi më 7 tetor. Në orët e hershme të mëngjesit të 7 tetorit, sulmuesit e udhëhequr nga Hamasi thyen gardhin e sigurisë së teknologjisë së lartë, që ndan Rripin e Gazës nga Izraeli. Në një sulm të befasishëm, militantët pushtuan disa zona izraelite dhe baza ushtarake. Disa hynë në Kibbutz Be'eri, që ndodhet pak kilometra larg kufirit. Atje vranë më shumë se 100 nga 1.100 banorët dhe rrëmbyen 32 persona. Rrëmbimi i civilëve është bërë një simbol i tmerrshëm i sulmit të Hamasit.
Të enjten e kaluar, të mbijetuarit e sulmit u informuan për rezultatet e hetimit të parë të brendshëm nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) se si ndodhën sulmet në Kibbutz Be'eri. Shumica e banorëve të atjeshëm u zhvendosën në një vendpushim në Detin e Vdekurpas sulmit dhe nuk janë kthyer më në shtëpitë e tyre deri më tani. Reagimet ndaj raportit ishin të ndryshme, ka pasur edhe shumë banorë të zemëruar për dështimin e ushtrisë së tyre. Megjithatë, ata pranuan se ajo tani po merr përgjegjësinë.
"Kibbutz Be'eri nuk kishte nevojë për rezultatet e hetimit për të mësuar për dështimin dhe kohën e IDF, të cilën ata e ndjenin në lëkurën e tyre çdo minutë fatale të atij Shabati të zi, duke filluar nga 6 e 29 minuta," thonë banorët, në një deklaratë me shkrim. "Dështimi i ushtrisë është gdhendur në trupat dhe zemrat tona për nëntë muaj."
Rikthimi i besimit në ushtri
Ky është hetimi i parë i detajuar nga ushtria për serinë e sulmevetë 7 tetorit. Kjo mund të shihet si një përpjekje e ushtrisë izraelite për të rikthyer besimin mes popullatës. Rreth 1200 njerëz u vranë atë ditë dhe 251 persona u morën peng.
"Forcat izraelite nuk arritën të mbronin banorët," tha Daniel Hagari, një zëdhënës i IDF, duke shtuar: "Është e dhimbshme dhe e vështirë të thuhet se IDF duhet të kishte mbrojtur njerëzit e Kibbutz Be'eri, por për fat të keq, nuk i mbrojti. Gjatë orëve të gjata të luftimeve, banorët e Be'erit mbrojtën familjet e tyre me trupat e tyre, duke u përballur vetëm me terroristët.
Deri në mesditë, sipas raportit të IDF, rreth 340 sulmues ishin në kamp, mes tyre të paktën 100 anëtarë të njësisë elitare të Hamasit, Nukhba. Për pjesën më të madhe të ditës, ata lëviznin lirshëm nga shtëpia në shtëpi, duke dhunuar civilët, duke i vrarë dhe rrëmbyer.
Gazeta izraelite Haaretz raportoi se hetuesit morën mesazhe përmes WhatsApp nga banorët e Kibbutz Be'eri, disa prej të cilave përfundonin me fjalët: "Ku dreqin është IDF?" Disa nga ata njerëz nuk jetojnë më. Në raport flitet për kaosin që mbizotëroi për orë të tëra. Ai tha se IDF "nuk ishte i përgatitur për skenarin e infiltrimit në shkallë të gjerë të forcave armike, i cili ndodhi më 7 tetor".
Një tank i ushtrisë izraelite hapi zjarr ndaj pengjeve
Midis orës 9:00 dhe 13:30, Hamasi kishte nën kontroll zonën, sipas raportit të IDF. Gjatë kësaj periudhe, "ushtarët e parë të IDF-së mbërrijnë atje, u përgjigjen me zjarr, evakuuan të plagosurit dhe u larguan, duke u pozicionuar në hyrje të këtij vendi”. Gjatë kësaj periudhe, 32 pengje nga Kibbutz Be'eri u dërguan në Gaza, përfundon raporti. Vetëm pas orës 13:30 u vu re një "prezencë e konsiderueshme e forcave izraelite të sigurisë”. "Kontrolli operacional” mbi këtë zonë u arrit vetëm gjatë natës mes 7 dhe 8 tetorit, kur më në fund banorët e mbijetuar u shpëtuan dhe u evakuuan”, thuhet në raport.
Hetimi i IDF-së detajon gjithashtu një nga incidentet më të diskutueshme më 7 tetor, kur ushtria urdhëroi një ekuipazh tankesh të hapte zjarr mbi një shtëpi ku 15 persona mbaheshin nga militantët e Hamasit. Më vonë, në këtë shtëpi u gjetën 14 pengje të vdekur.
Në total, 101 banorë dhe 31 oficerë të Shërbimit të Sigurimit u vranë në Kibbutz Be'eri, duke përfshirë anëtarë të ekipit lokal të reagimit të shpejtë, ushtarë dhe policë. Përveç kësaj, 32 persona, të cilët ikën në këtë zonë nga një festival muzikor aty pranë, u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza. Njëmbëdhjetë prej tyre janë ende peng.
Për shumicën e banorëve të evakuuar të Kibbutz Be'eri, madje edhe për publikun e gjerë izraelit, detajet e raportit të IDF nuk erdhën si befasi. Që nga tetori, shumë të mbijetuar kanë vazhduar të flasin se si kanë pritur me orë të tëra për ndihmë.
Hetimi nuk iu përgjigj pyetjeve më kritike. Si për shembull, pse kaq shumë ushtarë u mblodhën në portën e Kibbutzit pa hyrë brenda për orë të tëra, dhe çfarë shkaktoi dështimin e shërbimit të inteligjencës që lejoi Hamasin të depërtonte në Izraelin jugor dhe të vazhdonte të vriste pa një përgjigje adekuate nga forcat izraelite të sigurisë.
Pothuajse 10 muaj pas sulmit të Hamasit, presioni publik po rritet për t'i mbajtur përgjegjës për dështimin e ushtrisë izraelite, edhe pse hakmarrja izraelite në Gaza është duke u zhvilluar. Mbi 38.000 palestinezë janë vrarë në fushatën ushtarake të IDF, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit në Gaza. Ka thirrje në rritje për të vërtetuar të vërtetën, ndërsa ekspertët thonë se hetimet si ky i fundit nuk jenë të mjaftueshme.
Disa zyrtarë të sigurisë kanë marrë publikisht përgjegjësinë, por vetëm disa kanë dhënë dorëheqjen. Të enjten (11.07), ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant bëri thirrje për krijimin e një Komisioni Shtetëror të Hetimit. "Duhet vënë në pikëpyetje të gjithë: vendimmarrësit, profesionistët, qeverinë, ushtrinë dhe shërbimet e sigurisë, sikur edhe vendimet e qeverisë gjatë dekadës së fundit, që çuan në ngjarjet e 7 tetorit", tha Gallant në ceremoninë e diplomimit për oficerët e IDF. Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili vazhdimisht e ka hedhur poshtë idenë e një komisioni të pavarur hetimor në kohën kur Izraeli është në luftë./ DW
Musk SHBA- Elon Musk tha të martën se do të zhvendosë nga Kalifornia në Teksas selitë e dy kompanive, SpaceX dhe X, duke p&eu...
zelensky dhe filippo UKRAINË- Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) do të sigurojë një ...
donald trump SHBA- Një informator u tha autoriteteve amerikane së voni se Irani po bënte komplot për të vrarë ish-presidentin...
SHBA- Eric Trump tha se ai ishte dëshmitar i atentatit ndaj babait të tij teksa e shikonte televizor me fëmijët e tij të vegjël....
SHBA- Autoritetet amerikane kanë zbardhur itinerarin e 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks 48 orë përpara se të qëllonte me snaj...
Foto ilustruese KOSOVA- Përfaqësuesit e sektorit civil në Kosovë, të cilët monitorojnë sundimin e ligjit, kanë q&eu...
Foto ilustruese KOSOVA- Tajlanda ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, ka bërë të ditur ministrja e Jashtme e Kosovës, Doni...
SHBA- Autoritetet amerikane morën informacione nga një burim javët e fundit mbi një komplot nga Irani për të tentuar vrasjen e D...
Viktor Obran BRUKSEL- Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian kritikoi kryeministrin hungarez Viktor Orban të martën pasi ai nisi nj&eu...
SHBA- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është takuar me Donald Trump dhe ka publikuar një foto ku të dy shfaqen krah për krah.&...