Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, pati disa momente tensionuese në intervistën me gazetarin e ABC-së, Terry Moran, me rastin e mbushjes së 100 ditëve nga rikthimi i presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë diskutimit, Trump u shfaq disa herë i irrituar nga pyetjet që Moran i bëri dhe veçanërisht nga këmbëngulja e gazetarit për rastin e Kilmar Ambrogo Garcias, një emigrant salvadorian në Shtetet e Bashkuara, i martuar me një grua amerikane dhe baba i një fëmije të vogël, të cilin qeveria e kishte njohur si të deportuar padrejtësisht.
Trump pretendoi se Garcia ishte anëtar i bandës MS-13, duke treguar një foto ku dyshohet se ka të tatuazhuara në gishta inicialet e organizatës. Megjithatë, ky imazh i veçantë të cilin republikani e ka ndarë më parë po vihet në dyshim nga kritikët e tij, të cilët pretendojnë se është manipuluar dixhitalisht.
Sipas Independent nuk ka prova të tjera që lidhin Ambrogo Garcian me MS-13. Gjithashtu gazetari Moran theksoi se lidhja e Garcias me bandën është një çështje mosmarrëveshjeje dhe u përpoq të kalonte në pyetjen tjetër, por Trump reagoi duke përsëritur se ekziston një foto me tatuazhin.
"Imazhi është i manipuluar", u përgjigj më pas Moran, me presidentin amerikan që u acarua edhe më shumë dhe i kujtoi gazetarit se e zgjodhi atë për intervistën, por nuk është shumë i kënaqur me qëndrimin e tij.
"Po të japin mundësinë e jetës, të bësh intervistën. Të zgjodha sepse, sinqerisht, as nuk kisha dëgjuar për ty, por kjo është në rregull... Por nuk je shumë i sjellshëm," i tha Trump gazetarit.
Kur Moran përsëriti qëllimin e tij për të kaluar në një çështje tjetër, Trump e ndërpreu përsëri: "A doni t'ju tregoj foton?"
"E pashë," u përgjigj gazetari.
"Mund të interpretohet kështu... Dua të transferohem në Ukrainë", shtoi Moran.
Megjithatë, Trump këmbënguli: “Jo, jo, jo. Ishte shkruar me shkronja të mëdha, qartësisht, nuk është çështje interpretimi... Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk u besojnë më mediave.”
Por ky nuk ishte i vetmi moment tensioni midis Presidentit dhe gazetarit. Në një moment tjetër të intervistës, kur Moran e pyeti Trumpin nëse i besonte 100% Sekretarit të Mbrojtjes të administratës së tij, Pete Hegseth, ai e quajti pyetjen budallallëk, duke shtuar se ai nuk është as 100% i sigurt se kjo intervistë do të përfundojë.
Së fundmi, presidenti amerikan foli në një mënyrë mjaft përçmuese për median, duke e përshkruar ABC-në si një nga më të këqijat në aspektin e mashtrimit të publikut.
“Ne kishim një president krejtësisht të paaftë. Ju e dinit, të gjithë e dinin. Por ju nuk donit ta shkruanit sepse po publikoni lajme të rreme”, i tha Trump Moran.
SHBA- Një gjykatë federale e ka urdhëruar Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) që të ndajë...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, teksa po udhëtonte për në Michigan për të festuar 100 ditët e para në detyr&eu...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka festuar 100 ditët e mandatit të tij të dytë në detyrë me një fjalim n&eum...
SUEDI- Tre persona janë vrarë në një të shtënë me armë zjarri në qytetin suedez Uppsala. Sipas mediave t&eum...
EUROPË- Të paktën 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një burrë përplasi...
TURQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 prillit në Turqi, ku si pasojë 18 persona kanë mbetur të plagosu...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump mori të martën në mëngjes në telefon themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Telefonata erdhi ...
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga dy marrëveshjet që Qeveria...
RUSI- Sulmet kibernetike kundër interesave franceze u nxitën nga shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse (GRU), siç ishte sabo...
TURQI- Dhjetëra persona janë arrestuar në Turqi për dyshime se kanë bërë thirrje për demonstrata për 1 ...