Të pakën katër anije të lidhura me Iranin kanë anashkaluar tinëzisht bllokadën e Donald Trump në Ngushticën e Hormuzit – me Kinën që e ka quajtur rrethimin “të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm”.
Trump ka kërcënuar të fundosë çdo anije që guxon të sfidojë bllokadën, duke shtuar se forcat amerikane do të përdorin "të njëjtin sistem vrasjeje" të përdorur kundër anijeve të trafikimit të drogës në Detin e Karaibeve.
Rrethimi i rrugës kryesore tregtare nga Marina Amerikane filloi në orën 3 të pasdites dje dhe vlen për çdo anije që hyn dhe del nga portet iraniane. Uashingtoni ka vendosur një armatë të frikshme shkatërruesish, anijesh sonare dhe minapastruesesh në pikën e pengimit me gjerësi 24 milje, duke sfiduar anijet armike që të përpiqen të shkelin bllokadën.
Por deri më tani nuk ka pasur përplasje të raportuara si rezultat i bllokadës dhe katër shmangiet e suksesshme padyshim do të kenë ngritur alarm në Shtëpinë e Bardhë. Dy nga katër anijet janë konfirmuar se kanë vizituar Iranin – transportuesi me shumicë Christianna me flamur Liberian dhe tankeri i naftës dhe kimikateve Elpis me flamur të Komoros.
Anija Christianna kaloi nëpër ngushticë pas afatit të së hënës , duke lundruar nga qyteti portual iranian Bandar Imam Khomeini. Anija Elpis, e sanksionuar nga SHBA-të, u drejtua në lindje përmes rrugës ujore, pasi kishte ardhur nga porti iranian i Bushehrit.
Të dy dy tankerët e tjerë kishin lidhje me aleatin e Iranit, Kinën , e cila ka sfiduar drejtpërdrejt autoritetin e Trump mbi ngushticën. Tankeri Murlikishan, i cili është nën sanksione të SHBA-së për tregtinë e lidhur me Iranin, u drejtua në perëndim përmes ngushticës, duke ardhur nga Lanshan në Kinë. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
14 Prill18:57
Trajneri vdes para syve të lojtarëve gjatë ndeshjes për grupet U-15
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli për të rinj (15–16 vjeç) mes San Claudio dhe Trodica...
BOTA
14 Prill18:42
Prindërit lënë vajzën 6 muajshe vetëm në makinë në pikë të diellit
Ata e lanë vajzën e tyre gjashtëmuajshe vetëm në një makinë të parkuar në diell, ndërsa po shkonin për pa...
BOTA
14 Prill18:27
Lufta në Iran dhe kriza energjitike, kur vijnë lehtësimet?
Lufta në Iran ka çuar në një krizë të re energjetike dhe në rritje të çmimeve të karbu...
BOTA
14 Prill18:00
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën e Ngushticës së Hormuzit
Komanda Qendrore e SHBA-së ka zbuluar detaje mbi bllokadën e porteve iraniane, e cila filloi në orën 16:00 të hënën.
Më...
BOTA
14 Prill17:45
'S'do na ndihmojë në luftë'/ Trump sulmon Melonin: Jam i tronditur, mendoja se kishte guxim por gabova
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar deklarata të forta ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe Papës, gjat...
BOTA
14 Prill16:22
Skandal shëndetësor në Pakistan! Qindra fëmijë rezultojnë të infektuar me HIV nga shiringat e ripërdorura
Një hetim sekret i BBC ka zbuluar parregullsi serioze në një spital shtetër në Pakistan, ku mbi 300 fëmijë janë infektua...
BOTA
14 Prill16:07
Një epokë e re në Forza Italia/ Vajza e madhe e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, Marina gati të hyjë në politikë?
Një valë e fortë ndryshimesh ka përfshirë Forza Italia, duke shënuar një moment të rëndësishëm tranzicion...
BOTA
14 Prill16:02
Budapesti pas Orbanit/ REL: Një sinjal i keq për Vuçiç
Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM) – partia kryesore e kësaj pakice në Serbi dhe partnere prej kohësh e pushtetit s...
BOTA
14 Prill15:43
Sulmi në gjimnazin në Turqi/ Autori 19-vjeçar kishte dërguar mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale të shkollës: Jini gati
Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi i armatosur këtë mëngjes në një shkollë të mesme profesionale në r...
BOTA
14 Prill15:42
Francë/ Hetim për dhënien e kontratave publike për ceremonitë zyrtare! Policia gjyqësore kryen kontrolle në Pallatin Élysée
Policia gjyqësore franceze ka zhvilluar një ndërhyrje në Pallati Élysée si pjesë e një hetimi mbi dhënien e k...