Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
GROENLANDË- Presidenti amerikan Trump ka shprehur vazhdimisht interes për Groenlandën, e cila zyrtarisht i përket Danimarkës. Tani qeveria daneze dëshiron të forcojë ushtrinë e saj në rajon. Danimarka planifikon të investojë rreth dy miliardë euro për të rritur sigurinë në rajonin e rëndësishëm strategjik të Arktikut. Qeveria daneze ra dakord për këtë me një shumicë të gjerë të partive parlamentare dhe në bashkëpunim të ngushtë me qeveritë e ishujve Faroe dhe Groenlandës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Kopenhagë.
"Ne duhet të përballemi me faktin se në Arktik dhe Atlantikun e Veriut ka sfida serioze për sigurinë dhe mbrojtjen”, tha ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen. Prandaj për sigurinë e rajonit do të investohen 14.6 miliardë korona (1.95 miliardë euro).
Më shumë anije dhe dronë danezë në Arktik
Paratë do të përdoren për të blerë tri anije të reja për Marinën Arktike, dy dronë shtesë me rreze të gjatë veprimi si dhe satelitë për një mbikëqyrje më të mirë. Pas më shumë se një dekade shkurtimesh drastike të shpenzimeve të mbrojtjes Danimarka caktoi në buxhetin e vitit të kaluar 190 miliardë korona daneze (rreth 25.5 miliardë euro) për ushtrinë e saj. Këtë para do të përdoren për një periudhë dhjetëvjeçare dhe një pjesë e tyre janë caktuar për Arktikun.
Megjithëse Danimarka është përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen e Groenlandës, prania e ushtrisë daneze në këtë ishull është e kufizuar. Danimarka ka aktualisht në Groenlandë katër anije të vjetëruara inspektimi, një avion vëzhgimi Challenger dhe dymbëdhjetë patrulla slitash me qen për të mbikqyryr një territor katër herë më të madh se Franca.
Marrëveshje e dytë për mbrojtjen brenda verës
Përveç forcimit të pranisë ushtarake Danimarka, ishujt Faroe dhe Groenlanda ranë dakord që deri në verë të negociojnë një marrëveshje të dytë për parandalimin dhe mbrojtjen. Situata e sigurisë e kërkon këtë, tha Ministria daneze e Mbrojtjes në deklaratën e saj. Qëllimi i marrëveshjes është të përmirësojë mbikqyrjen dhe të forcojë sovranitetin e rajoneve. Po ashtu rëndësi vendimtare ka edhe mbështetja e aleatëve të ngushtë dhe e NATO-s për të zgjidhur detyrat në Arktik dhe në Atlantikun e Veriut, për të forcuar mbrojtjen dhe sigurinë. Duke prezantuar marrëveshjen në Kopenhagë e ngarkuara e Groenlandës për politikën e jashtme, Vivian Motzfeldt, u shpreh për një ditë historike.
Pretendimet e Trumpit për Groenlandën
Njoftimi për marrëveshjen për mbrojtjen vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump po përsërit vazhdimisht pretendimet e tij për ta vënë Groenlandën nën kontroll. Groenlanda, e cila ka rreth 57,000 banorë, ka rëndësi strategjike për SHBA-të, të cilat kanë aty një bazë të forcave ajrore me sistem paralajmërimi të hershëm për raketat balistike. Kryeqyteti i Groenlandës, Nuuk, është më afër Nju Jorkut sesa Kopenhagës. Nën akujt e Groenlandës ka gjithashtu burime të mëdha mineralesh./ DW
LEVAN- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë nga ku mësohet se dy automjete janë pë...
SHBA- Një 42-vjeçar amerikan nga Indiana, i cili pak ditë më parë u fal nga presidenti amerikan, Donald Trump pë...
Foto ilustruese SHBA- Telefonat inteligjentë kanë zëvendësuar shumë gjëra: kompjuterë, kalkulatorë, kamera, ha...
Foto ilustruese KINË- Vëmendja e tërhequr nga programi i inteligjencës artificiale të krijuar nga kompania e re kineze e teknologj...
Foto ilustruese KOLUMBI- Përleshjet në rajonin Catatumbo të Kolumbisë verilindore kanë lënë 54 persona të...
Trump FLORIDA- Presidenti Donald Trump i mirëpriti ligjvënësit republikanë të hënën me një fjalim përmbledh&eu...
RUSIA- Sannet e ka humbur kujdestarinë e dy fëmijëve të saj – të dy nën 12 vjeç – pasi është rimart...
GJERMANIA- Friedrich Merz po përgatitet për një mandat në postin e kancelarit. Në një fjalim mbi politikën e...
SHBA– Departamenti i Drejtësisë njoftoi të hënën se ka shkarkuar mbi dymbëdhjetë punonjës që patën pun...
SHBA- Selena Gomez ka shpërthyer në lot gjatë një videoje në Instagram, ku ka reaguar ndaj kërcënimit të Presidentit D...