BOTA

Kosova një vit e “izoluar” nën masat e BE-së

M.B. Përditësimi i fundit 23 Qershor 2024, 07:46
Kosova një vit e “izoluar” nën masat e BE-së
Foto ilustruese

KOSOVA- Masat ndëshkuese që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj Kosovës gjatë vitit të kaluar, ende nuk janë hequr. Kushti kryesor nga BE-ja, për heqjen e masave, vazhdon të jetë zhvillimi i situatës në terren dhe dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin pezullimin e përkohshëm të grupeve të punës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave dypalëshe.

Gjithashtu, është pezulluar edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti edhe jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, me vlerë 2.1 miliardë euro.

U dëmtua imazhi, humbën miliona euro

Dëmtimi i imazhit dhe aspekti ekonomik janë fushat kryesore ku e kanë prekur më së shumti Kosovën sanksionet e BE-së. Sipas ekonomistëve, dëmi që këto masa i kanë shkaktuar Kosovës llogaritet të jenë qindra miliona euro. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se vetëm në 6-mujorin e parë, dëmi ka qenë rreth 300 milionë euro. Sipas tij, ky dëm ka vazhduar të rritet vazhdimisht.

“Kërkesa jonë është edhe ndaj institucioneve, në këtë rast Qeverisë së Republikës së Kosovës, që këto masa të largohen sa më shpejt, kërkesa jonë orientohet te qeveria që të bëjë gjithçka brenda kapaciteteve të tyre, që të plotësojnë kushtet që kërkohen, në mënyrë që të hiqen sa më shpejt këto masa.

Këto masa jo vetëm që po ndikojnë që të mos tërheqim më burime, për të mos tërhequr projekte, që deri më tani, sipas informatave që kemi, janë rreth 300 milionë. Mirëpo, kjo shkon duke u rritur për arsye se çdo muaj vijnë projekte të reja, që ne nuk mund t’i marrim se nuk mund t’i implementojmë për shkak të masave të vendosura”.

Ai ka thënë se Qeveria duhet të punojë me ndërkombëtarët që ato të largohen.

“Këto masa kanë pasur ndikim në dy drejtime, në drejtim material dhe në drejtim të imazhit të Kosovës. Kur them në drejtim të imazhit të Kosovës nuk ka qenë mesazh i mirë për investitorët e huaj që Kosova, vend gjeografikisht brenda BE-së të jetë nën masa ndëshkuese. Dhe e dyta materiale, ne kemi pasur rast të shohim vlera ose shuma të projekteve që është dashur të zbatohen e që kanë mbetur pezull”.

Kryetari i Agjencisë Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se këto sanksione kanë goditur rëndë çdo sektor ekonomik.

“Kosova prej një viti po jeton nën sanksione ndërkombëtare ekonomike, politike, diplomatike dhe integruese. Këto sanksione kanë goditur rëndë çdo segment jetësor e sidomos atë ekonomik, ku janë tërhequr shumë projekte në vitin e kaluar, por edhe këtë vit nuk janë në plane buxhetore të BE për Kosovën”.

Sipas Shahinit, vlera e humbur nga sanksionet e BE-së është rreth 600 milionë euro.

“Vlera financiare e humbur nga sanksionet e BE-së kundër Kosovës për vitin 2023/2024 arrin mbi 600 milionë euro, kurse vlera penguese dhe integruese për Kosovën është shumë më e rëndë se ajo financiare”.

Opozita fajëson qeverinë për masat

Partitë opozitare në Kosovë fajësojnë Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për vendosjen e masave, ndërsa thonë se kanë kërkuar në çdo takim me zyrtarë europianë e ambasadorë të shteteve të BE-së në Kosovë, heqjen e këtyre masave. Deputeti i PDK-së opozitare, Ferat Shala, e fajësoi kryeministrin Kurti për masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Sipas tij, keqqeverisja e tij i ka sjellë vendit humbje qindra milionëshe.

“Humbjet janë kryesisht nëpër komuna, kemi humbur shumë pasi që me ato mjete do të mirëmbaheshin lumenjtë, do të ndërtoheshin shkolla e shumë e shumë projekte të tjera infrastrukturore”.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka shkelur mbi kushtet dhe parimet e vendosura nga BE-ja dhe për këtë janë vendosur masat nga ana e tyre.

“Një nga kushtet ka qenë për deskalizimin e situatës, për të mos ndërhyrë policia në Veri, mbajtja e zgjedhjeve të lira atje, por z. Kurti ka marrë veprime në kundërshtim me këto qëndrime dhe nuk është konsultuar me aleatët tanë. Masat e BE-së ndaj Kosovës dihen botërisht pse janë vendosur. BE i ka bërë publike arsyet pse janë vendosur ato”.

Deputetja Kadrijaj thekson se në çdo takim kërkojnë heqjen e masave të BE-së dhe se humbja është rreth 500 milionë euro.

“Edhe pse si opozitë kërkojmë t’i heqin masat e Kosovës sepse kemi humbje 500 milionë euro, dhe mendoj se do të sanksionohemi përsëri. Ata qëndrojnë në kushtet e tyre. Ne kemi takuar edhe ambasadorët e QUINT-it. Kanë qenë kërkesa unike nga i gjithë spektri se masat duhet t’i hiqen Kosovës”, shton ajo.

Masat “përplasin” pushtetin dhe BE-në

Qeveria e Kosovës po kërkon në vazhdimësi nga BE-ja që t’i largojë masat ndaj vendit. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se masat janë të padrejta, teksa ka shtuar se Kosova ka përmbushur kërkesat e BE-së për heqjen e masave. Ndërsa BE-ja ka thënë se masat do të hiqen kur ta vendosë BE-ja dhe jo kur duan politikanë kosovarë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë i ka bërë thirrje BE-së që të hiqen masat.

“Masa që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në planin e rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave të BE-së. Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”.

Ai ka thënë se Kosova është e gatshme jo vetëm për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, por edhe që të hapë negociatat dhe kapitujt e shumtë drejt anëtarësimit.

“Besojmë që anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci, si demokracia më e avancuar në rajon, ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga Komisioni Europian. Krahasuar me rajonin, Kosova është jo vetëm e gatshme për statusin kandidat, por edhe për të hapur negociatat dhe kapitujt e shumtë drejt anëtarësimit. Anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike, ne kemi bërë zgjedhje, për këtë arsye Axhenda e Reformave Europiane që nga fillimi i mandatit është trajtuar me shumë seriozitet”.

Thirrjet e liderëve institucionalë të Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese nuk po dëgjohen nga vendet anëtare të BE-së. Deri më tani, askush nuk e di se kur do të hiqen këto masa.

Këto kërkesa u injoruan, pasi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se masat do të hiqen kur të vendosin vendet e BE-së e jo kur duan liderët institucionalë të BE-së.

“Kur BE-ja vendosi masat ndaj Kosovës për situatën me krizën e përhershme dhe vendimet e njëanshme në përshkallëzimin e situatës mes Kosovës-Serbi, BE-ja njoftoi se ato janë të kthyeshme, ato do të largohen. Qëllimi është se kur shtetet anëtare të vendosin,

KUR SHTETET ANËTARE TË VENDOSIN, jo politikanë të Kosovës, që nuk ka më arsye për t’i mbajtur ato”.

Ai ka thënë se BE-ja është në diskutime, por megjithatë, masat nuk janë hequr ende dhe vazhdojnë të mbeten në fuqi. Republika e Kosovës është nën masa ndëshkuese të BE-së prej qershorit të vitit të kaluar. Masat u morën pasi Qeveria e Kosovës vendosi dërgimin e katër kryetarëve të veriut me asistencë policore në objektet komunale. Këto veprime nxitën reagime dhe protesta të serbëve lokalë, ku u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe policë të Kosovës./ Monitor

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan