FOTO-LAJM/ Bregdeti i Dhërmiut i ndotur, turistët përballen me substancën ngjitëse
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se PPE mbështet plotësisht protestën rinore qytetare, për shkak të kauzës të saj të ...
Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcu...
Fillimisht protestuan për flamingot, por tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka nisur të th&...
Fillimisht protestuan për flamingot, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të broho...
Tirana, kryeqyteti shqiptar do të presë këtë të shtunë, 4 korrik protestën e 35-të masive, ku qytetarët kërkoj...
Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar. Sipas inf...
Në vitin 1942, ekonomisti austriak Joseph Schumpeter formuloi një nga konceptet më të rëndësishme të kapitalizmit modern: &ld...
Festimet për 250-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur në hijen e Mount Rushmore, nën v&eum...
Nga Lutfi Dervishi Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj...
Detaje rrëqethëse kanë dalë në dritë për momentet e fundit të 31-vjeçares Brittany Clark, e cila humbi jetën pasi u sulmua nga një aligator rreth katër metra i gjatë në një lumë në Florida.
Partneri i saj, Chance Allison, i cili ndodhej pranë saj në momentin e tragjedisë, zbuloi se fjalët e fundit të Brittany-t ishin një lutje që ai të kujdesej për qenin e saj të dashur, një pastor gjerman me emrin Hoki.
"Ndërsa prisnim të mbërrinin shërbimet e emergjencës, Brittany më tha vetëm të kujdesesha për Hokin. Ishte një nga gjërat e fundit që më tha. Nuk mbaj mend asgjë tjetër", tha 30-vjeçari për New York Post.
"Po buzëqeshnim dhe më pas shpërtheu kaosi"
31-vjeçarja, e cila e adhuronte natyrën dhe kafshët, kishte shkuar për një shëtitje së bashku me Allison dhe shoqen e saj të banesës pranë lumit Econlockhatchee.
Të tre ndodheshin në ujë kur aligatori u shfaq papritur dhe sulmoi Brittany-n, duke e kthyer një ditë të qetë në një tragjedi.
"Po buzëqeshnim dhe po bisedonim, e më pas shpërtheu kaosi", rrëfeu Allison, i cili tha se u përpoq me dëshpërim, së bashku me shoqen e partneres së tij, ta largonte 31-vjeçaren nga aligatori dhe ta nxirrte në breg.
30-vjeçari shpjegoi se vendosi të fliste publikisht për t'iu përgjigjur raportimeve dhe komenteve që, sipas tij, nuk pasqyrojnë të vërtetën.
"Nuk dua në asnjë mënyrë që e gjithë kjo vëmendje të jetë mbi mua. Dua vetëm që faktet të tregohen saktë", tha ai.
Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se një kalimtar i kishte paralajmëruar të mos futeshin në ujë.
"Askush nuk na tha të mos hynim në lumë. Gjatë rrugës folëm me një person dhe e vetmja gjë që dëgjova ishte se ai sillte shpesh qentë e tij në atë zonë", u shpreh Allison.
Allison sqaroi gjithashtu se, ndryshe nga sa ishte raportuar fillimisht, ai nuk i bëri reanimim kardiopulmonar (CPR) 31-vjeçares, por u përpoq vetëm të ndalte gjakderdhjen derisa të mbërrinin ekipet e emergjencës.
Sipas tij, ai përdori duart dhe një peshqir për të ushtruar presion mbi plagët e saj, duke u përpjekur ta mbante sa më të qetë dhe të rehatshme në momentet e fundit.
Ai shtoi se dy qentë që kishin me vete nuk ndodheshin në ujë kur ndodhi sulmi, por në breg, ku lehën vazhdimisht drejt aligatorit ndërsa ata përpiqeshin të shpëtonin Brittany-n.
"Ishte e jashtëzakonshme, e donte jetën"
Allison, i cili po organizon së bashku me familjen e 31-vjeçares ceremoninë mortore dhe një aktivitet përkujtimor në nder të saj, foli me emocion për gruan me të cilën kishte planifikuar të ndërtonte të ardhmen. /PiranjatNews/
Policia ka arrestuar një person të dytë në lidhje me vrasjen e një adoleshenteje, e cila u zhduk pothuajse 30 vjet më parë. ...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Partia Republikane mund të humbasë zgjedhjet afatmesme të nëntorit vetëm nëse, s...
Ankaraja është vënë në gatishmëri të plotë në prag të samitit të NATO-s, ku pritet të mbërrijn&...
Sherr masiv mbi çatinë e një shtëpie, një punëtor hidhet nga skaji gjatë përleshjes. Një sherr i dhunshëm ka...
Për vite me radhë, mijëra ton produkte nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë përfunduar në...
Festimet për 250-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur në hijen e Mount Rushmore, nën v&eum...
Dërgesat e bananeve drejt Shën Petersburgut ndonjëherë fshehin edhe një ngarkesë kontrabande: kokainë. Një hetim i Syste...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë sërish hapur në mbrojtje të organizatorit të sulmit terrorist në Banjk...
Të paktën 2.645 persona kanë humbur jetën në Venezuelë si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën ve...
Gazetarja Roxana Guzmán, e cila u rrëmbye nga dy persona të armatosur në shtëpinë e saj në Meksikë në fillim t&eu...