Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke vijon kontrollet me ritme të ngadalta
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës pranoi se ekzistojnë dallime me SHBA-në për qëndrimet ndaj Serbisë dhe strukturave ilegale në Kosovë.
SHBA pezulloi Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të tensioneve dhe veprimeve të Qeverisë në detyrë.
Albin Kurti theksoi se marrëdhëniet me SHBA-në mbeten të forta në fushat e mbrojtjes dhe zhvillimit, duke përmendur bashkëpunimin ushtarak dhe programet ekonomike.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e pranoi të premten se Qeveria e tij në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me Shtetet e Bashkuara, por nguli këmbë se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë prishur.
Duke folur në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara “shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”.
“Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e Qeverisë sonë me Qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizoj zhvillimet e fundit. I siguroj qytetarët tanë se Qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës amerikane”, theksoi ai.
Marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara morën një goditje javën e kaluar, kur kjo e fundit njoftoi më 12 shtator se e pezulloi Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën, duke arsyetuar vendimin me veprimet e Qeverisë në detyrë dhe me rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërisë në vend.
Në një njoftim në Facebook, Ambasada tha se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ajo, pa shpjeguar se për çfarë deklaratash dhe veprimesh bëhet fjalë saktësisht.
Në lidhje me këtë vendim të SHBA-së, Kurti tha se dëshiron të sqarojë se “bëhet fjalë për pezullim të dialogut të planifikuar strategjik, dhe jo të dialogut strategjik si proces të nisur”.
Kurti shtoi se “nuk bëhet fjalë as për ndërprerje të komunikimit të rregullt të qe kemi”.
Javën e kaluar, një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë tha për Radion Evropa e Lirë se Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ta avancojë stabilitetin rajonal dhe t’i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.Çdo të enjte, zhvillimet më të rëndësishme përpiqemi t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Regjistrohuni falas këtu për ta pranuar të parët në emailin tuaj çdo numër të newsletter-it tonë.
Kurti nguli këmbë se, përderisa ka “nganjëherë” papajtueshmëri me Qeverinë amerikane për çështje operacionale dhe taktike, “ne pajtohemi për vlera, interesa dhe qëllime”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha për Radion Evropa e Lirë se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara është pasojë e një grumbullimi frustrimesh ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ku veçanërisht ndikoi kritika e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Çfarë tha Kurti për Gjykatën Kushtetuese?
Nën Kurtin, autoritetet kosovare nisën vitin e kaluar mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri dhe jug të vendit, përkundër kritikave nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-ja.
Ndërsa javët e fundit u pezullua puna e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional, që punojnë sipas sistemit të Serbisë, në Mitrovicën e Veriut.
Kurti tha se Kosova dhe SHBA-ja vazhdojnë të kenë marrëdhënie të forta në dy shtylla, atë të mbrojtjes dhe të zhvillimit.
“Bashkëpunimi ushtarak po vijon, me ç’rast blerja e pajisjeve ushtarake dhe municioneve me administratën e tanishme po shkon edhe më mirë. Ndërsa në shtyllën e zhvillimit, Qeveria jonë hoqi tarifën 10 për qind ndaj mallrave amerikane, administrata atje e vazhdoi programin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), për Republikën e Kosovës”, shtoi ai.
Muajin e kaluar, Kosova pranoi fluturake pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të blera nga Shtetet e Bashkuara./REL
Një linjë ajrore kineze ka njoftuar se do të lançojë “rrugën më të gjatë të fluturimit në bot&eum...
Mbështetës dhe anëtarë të Partisë Komuniste të Greqisë protestuan në Akropol të premten për konfliktin n&...
Nga CNN Pasi testi i parë bërthamor i Pakistanit në vitin 1998 e futi atë nën sanksione ndërkombëtare dhe izolim diplomatik,...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter u regjistrua në brigjet lindore të gadishullit Kamçat...
Kryetari i delegacionit SPO në Parlamentin Evropian kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme pas një reforme të ligjit zgjedhor në ...
Izraeli tha të enjten se kishte nisur sulme të reja ajrore kundër objektivave ushtarake të Hezbollahut në Libanin jugor për të...
Një aksident tragjik ndodhi në Villigst të Gjermanisë Perëndimore, ku një makinë Tesla u përplas me një pemë...
Ramush Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, u përmend në Gjykatën Speciale në Hagë, gjatë...
Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rimarrin bazën ajrore të Bagramit në Afganistan, tha Presidenti Donald Trump të enjten (18 shta...
Qindra mijëra njerëz morën pjesë në protestat kundër masave shtrënguese në të gjithë Francën të enjt...