Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

VJENA- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha të enjten vonë se u takua me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Vjenë, për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kisha takim të mirë dhe të dobishëm me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi. Biseduam hollësitë për zbatimin e plotë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi ai.
Megjithatë, ai nuk tregoi se kur do të mbahet takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Bislimi, dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, ishin në Bruksel për herë të fundit më 20 shtator, ku nuk u pajtuan për takim të përbashkët. Ata zhvilluan dy herë bisedime të ndara me Lajçakun, i cili duket se nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh.
Ata e akuzuan njëri-tjetrit për dështimin e takimit trepalësh. Bislimi tha se Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”. Por, Petkoviç e akuzoi Bislimin se nuk pranoi trepalësh për shkak të insistimit të palës serbe në tema si, Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Temë kryesore e takimeve të fundit ka qenë zbatimi i Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të implementimit në Ohër, për ç'gjë Kosova dhe Serbia u pajtuan më 2023, por nuk kanë bërë hapa për zbatimin e saj. Marrëveshja e Ohrit, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Kosova dhe Serbia bëjnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Përveçse në nivel kryenegociatorësh, bisedimet zhvillohen edhe në nivel politik. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk janë takuar qysh nga shtatori të vitit 2023 dhe të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin për qasje jokonstruktive./ REL
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova ka nevojë për dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerik...
SHBA- Me siguri që keni dëgjuar për disa prej teorive më të pabesueshme mbi zgjedhjet amerikane: dikush që voton disa her&e...
ANGLI- Princesha e Uellsit ka bërë një paraqitje të papritur përkrah Princit të Uellsit në një vizitë në...
KOSOVA- I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof, është duke qënd...
joe biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje banorëve të Floridës të prekur ...
SHBA- Disa njerëz kanë injoruar paralajmërimet për evakuim dhe kanë zgjedhur të përballen me uraganin Milton. Milton s...
KOSOVA- Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s, që këtë vit kryesohet nga Serbia, vendosi që Kosova tash e tutje n&...
SHBA- Vladimir Putin ka lëshuar një dekret për shkarkimin e ambasadorit të Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov. Gjith...
INDI- India ka miratuar planet për të ndërtuar dy nëndetëse sulmuese me energji bërthamore, kanë njoftuar dy zyrtarë t...
SHBA- Uragani “Milton” shkaktoi erëra të fuqishme si dhe përmbytje në pjesën më të madhe të Floridës,...