Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Drejtuesi i “Projektit 2025” në Fondacionin Heritage, ku parashtrohej vizioni për një reformim të plotë të qeverisë federale, ka dhënë dorëheqjen, informoi fondacioni konservator të enjten.
Në një deklaratë të presidentit të Fondacionit Heritage, Kevin Roberts, thuhet se largimi i zotit Paul Dans vjen pasi projekti “përmbushi pikërisht atë çfarë synoi: të mblidhte së bashku mbi 110 organizatat kryesore konservatore, për të krijuar një vizion të unifikuar konservator, të motivuar për t’ia pakësuar pushtetin shtetit të pazgjedhur administrativ dhe për t’ia rikthyer atë popullit”.
Ky lajm erdhi pasi kandidati republikan për president Donald Trump është distancuar gjithnjë e më shumë nga “Projekti 2025”, ndërsa janë shtuar sulmet nga demokratët. U krijua kështu spekulimi se ishte ekipi elektoral i ish-Presidentit Donald Trump që e detyroi zoti Dans të largohej.
Gjatë muajve të fundit, demokratët e patën bërë “Projektin 2025” një temë të fuqishme elektorale, duke e paraqitur planin ultrakonservator si një shembull se sa ekstreme do të ishte një administratë e dytë Trump.
Plani prej 1 mijë faqesh paraqet ndryshime të thella në qeverinë federale, përfshirë ndryshimin e rregulloreve për t’u siguruar që punonjësit e qeverisë të jenë më besnikë ndaj presidentit.
Sidoqoftë, ish-Presidenti Trump është distancuar vazhdimisht nga ky dokument, duke thënë në mediat sociale se nuk e ka lexuar dhe se nuk ka njohuri për të. Gjatë një tubimi në Miçigan më herët këtë muaj, ai tha se “Projekti 2025” është shkruar nga njerëz nga “e djathta e ashpër” dhe se disa prej gjërave në të janë “seriozisht ekstreme”.
Në një deklaratë të këshilltarëve të tij zgjedhorë, Susie Wiles dhe Chris LaCivita thuhet se: “Ekipi elektoral i Presidentit Trump ka qenë shumë i qartë për mbi një vit se Projekti 2025 nuk kishte asnjë lidhje me ekipin elektoral, nuk fliste në emër të tij dhe se nuk duhet bashkëlidhur në asnjë mënyrë me fushatën apo Presidentin. Njoftimet për rënien e Projektit 2025 do të ishin shumë të mirëpritura dhe duhet të shërbejnë si një paralajmërim për këdo apo cilindo grup që përpiqet të hiqet sikur kanë influencë tek Presidenti Trump apo ekipi i tij elektoral – nuk do t’iu dalë mirë”.
Përfaqësuesit e ekipit elektoral të ish-Presidentit Trump nuk iu përgjigjën pyetjeve nëse ekipi elektoral kërkoi apo nxiti largimin e zotit Dans nga drejtimi i këtij projekti. Fondacioni Heritage tha se zoti Dans u largua vullnetarisht dhe se nuk pati trysni nga ekipi elektoral i ish-Presidentit Trump. Zoti Dans nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës nëpërmjet postës elektronike për të dhënë një koment.
Ekipi elektoral i Nënpresidentes Harris tha se “Projekti 2025” vazhdon të jetë i lidhur me axhendën e ish-Presidentit Trump.
“Fshehja e 920 faqeve nga populli amerikan nuk e bën atë më pak të vërtetë. Në fakt, duhet t’i bëjë votuesit edhe më të shqetësuar se çfarë tjetër fshehin Trump-i dhe aleatët e tij”, tha menaxherja e fushatës elektorale të zonjës Harris, Julie Chavez Rodriguez.
Faqja në internet e “Projektit 2025” do të vazhdojë të funksionojë dhe ky grup do të vazhdojë të shqyrtojë historikun e rreth 20 mijë kandidatëve për zyrtarë të qeverisë, që do të ishin të gatshëm të zbatonin vizitonin e këtij grupi për qeverisjen, tha Fondacioni Heritage të martën. Grupi njoftoi se operacionet e “Projektit 2025” do të drejtohen tashmë nga vetë presidenti i fondacionit./ VOA
Kamala Harris SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris tha të martën në një stadium të mbushur plot dhe të zhurmshëm n&eu...
ismail haniyeh IRAN- Udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran, ka konfirmuar gru...
Masud Pezeshkian IRANI- Masud Pezeshkian u betua si president i ri i Iranit në Parlament të martën, pasi i fitoi zgjedhjet e parakohshme pre...
SHBA- Kandidatja për presidente e SHBA-së, Kamala Harris, është në mes të fushatës së saj zgjedhore dhe zëvend&eu...
SHBA- Donald Trump ka drejtuar akuza ndaj Facebook dhe Google, duke u shprehur se të dyja kompanitë kanë censuruar fotografinë e tentativ&...
Aleksandar Vulin SERBIA- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, mori pjesë të martën në inaugurimin e preside...
PARIS- Organizatorët e ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024, u kanë kërkuar falje besimtarëve të kri...
SHBA- Pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara zgjedhore, kandidati republikan për president, Donald Trump po e përqendron vëm...
IZRAEL- Izraeli thotë se ka nisur një sulm në Bejrut, Liban, duke synuar një komandant të Hezbollahut, të cilin e fajësoi p...
RUSI- Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia mund ta modifikojë doktrinën e saj bërthamore lidhur me përdorimin e arsenalit atomik,...