“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

RUSI- Aleati i hershëm i ish-Presidentit Donald Trump, Steve Bannon u lirua nga burgu të martën, pasi vuajti dënimin me 4 muaj burgim, për shpërfillje të hetimit të Kongresit, për sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021.
Bannon u largua nga burgu federal në Danbury, të shtetit Konektikat, sipas Kristie Breshears, zëdhënëse e sistemit federal të burgjeve. Bannon kishte njoftuar mbajtjen e një konference për shtyp në Manhatan, thanë përfaqësuesit e tij. Ai pritet gjithashtu të rifillojë transmetimin e emisionit të tij podcast.
Zoti Bannon, në moshën 70-vjeçare, u paraqit në burg më 1 korrik, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për të shtyrë ekzekutimin e vuajtjes së dënimit në burg, ndërkohë që shyrtohej në apel.
Juria gjyqësore e shpalli fajtor zotin Bannon në vitin 2022, me dy akuza për shpërfillje të Kongresit: njëra për shkak se refuzoi të dëshmonte në komisionin hetimor për 6 janarin dhe e dyta për shkak se refuzoi të paraqesë dokumentet e lidhura me përfshirjen e tij në përpjekjet e ish-Presidentit Trump për të përmbysur humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Kur filloi vuajtjen e dënimit në korrik, zoti Bannon e quajti veten “të burgosur politik”.
“Jam krenar që shkoj në burg”, tha ai në atë kohë, duke shtuar se po bënte rezistencë ndaj prokurorit të përgjithshëm Merrick Garland dhe një Departamenti Drejtësie “të korruptuar”.
Ish-Presidenti republikan Donald Trump po rikandidon për president në zgjedhjet e javës së ardhshme përballë Nënpresidentes demokrate Kamala Harris.
Një gjykatë federale apeli mbajti në fuqi në maj dënimin ndaj zotit Bannon, i cili kërkon tashmë rishqyrtimin e plotë të çështjes gjyqësore. Ekipi i tij ligjor thotë se fletëthirrja që iu dërgua zotit Bannon nga Kongresi është e pavlefshme, pasi ish-Presidenti Trump gëzon imunitetin e ekzekutivit. Prokurorët thonë megjithatë se zoti Bannon ishte larguar vite më parë nga detyra në Shtëpinë e Bardhë dhe se ish-Presidenti Trump nuk e ka ngritur zyrtarisht pretendimin për imunitetin përpara këtij komisioni.
Zoti Bannon përballet me akuza të mëtejshme penale në gjykatën e Nju Jorkut, ku akuzohet se mashtroi donatorët që dhanë para për ngritjen e një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Zoti Bannon ka deklaruar pafajësinë për akuzat e pastrimit të parave, konspiracionin, mashtrimin financiar etj. Gjyqi për këtë çështje pritet të fillojë në dhjetor./VOA
Boçi MILOT- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili ndodhet në Milot ka mbajtur fjalën e tij para gazetarëv...
Foto ilustruese IZRAEL- Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB -së, akuzoi Izraelin se synon të eliminojë palestinezë...
Foto ilustruese LIBAN- Dymbëdhjetë emigrantë egjiptianë besohet se kanë vdekur pasi anija me të cilën po udh&e...
SHBA SHBA- Zëvendës-sherifi i qarkut San Bernardino në Kaliforni, ka arritur që në sekondën e fundit të shpëtoj&eum...
Serwer MAQEDONI E VERIUT- Ish-diplomati amerikan njëherazi edhe profesor në “Xhon Hopkins” në Uashington, Daniel Server ka ...
Foto ilustruese ITALI- Një skandal masiv përgjimi ka tronditur Italinë pasi u zbulua se të dhënat personale të poli...
Tramvaji perplaset me nje dyqan OSLO- Një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me një dyqan në qendër të Oslos të mart&...
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Qeveria e tij ka vendosur t'i rrisë pagat në sektorin publik për 5...
Durim Bami DUBAI- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi për herë të dytë i Durim Bamit. Një nga personat më t...
Pronari i Washington Post, Jeff Bezos NEW YORK- Miliardieri dhe pronari i Washington Post, Jeff Bezos të hënën mbrojti vendimin e gazetë...