Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

HAMAS- Grupi terrorist Hamas sulmoi Izraelit tetorin e kaluar duke vrarë mbi 1200 njerëz dhe marrë peng rreth 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj duke shkaktuar një konflikt tejet të ashpër që ka qenë ndër më vdekjeprurësit për punonjësit e medias. Të paktën 116 prej tyre, pothuajse të gjithë palestinezë, janë vrarë gjatë këtij konflikti.
Gazetarët e Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo Smit dhe Liam Scott, biseduan me gazetarë që kanë mbuluar konfliktin dhe analistë të medias lidhur me rëndësinë që ka media për raportimet nga vendi i ngjarjes dhe që gazetarët në terren të punojnë lirshëm.
Grupi terrorist Hamas sulmoi Izraelit tetorin e kaluar duke vrarë mbi 1200 njerëz dhe marrë peng rreth 250 të tjerë. Sulmi shkaktoi një luftë që vazhdon edhe sot.
Mes shifrave të larta të civilëve të vrarë ka dhjetëra gazetarë. Zëri i Amerikës bisedoi me shefen ekzekutive të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Jodie Ginsberg.
“Më shumë gazetarë u vranë në 10 javët e para të luftës sesa janë vrarë ndonjëherë në një vend të vetëm, gjatë një viti.”
Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, që nga 1 tetori janë vrarë 111 palestinezë, dy izraelitë dhe tre libanezë, të gjithë punonjës të medias. Gjithashtu raportohet për 35 gazetarë të plagosur, dy të zhdukur dhe 54 të arrestuar.
John Daniszewski është nënpresident i agjencisë së lajmeve Associated Press dhe kryeredaktor për standardet.
“Është një sfidë shumë e madhe që media të ketë qasje tek ngjarja. Sipas përvojës time, mbulimi i kësaj lufte është më polarizuesi ndonjëherë në karrierën time të gjatë si gazetar”.
Gazetari Tareq Hajjaj ka jetuar gjithmonë në qytetin e Gazës. Ai është korrespondent për median në internet “Mondoweiss” që mbulon territoret palestineze, Izraelin dhe politikën amerikane.
“Sa herë që ndodhesha nën dronët apo avionët luftarakë izraelitë, çdo sekondë ndjeja se ata mund të më hedhin një bombë, sepse e di që ata i godasin gazetarët, e di që ata nuk duan që bota të mësojë se çfarë po ndodh në Gazë”.
E themeluar si një faqe progresiste lajmesh, “Mondoweiss” është përballur me kritika për ato që disa thonë se janë pikëpamje anti-izraelite.
Qeveria izraelite vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat se vë në shënjestër gazetarët. Por Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se ushtria izraelite duhet të mbahet përgjegjëse për numrin e lartë të vdekjeve të gazetarëve. Pothuajse të gjithë ata që humbën jetën janë palestinezë, thotë zonja Jodie Ginsberg, me Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve.
“Ata janë të vetmit gazetarë që mund të raportojnë nga Gaza, sepse asnjë gazetar i huaj nuk është lejuar të futet atje. Pra, ata mbajnë peshën e plotë të përgjegjësisë së raportimit mbi ndikimin e luftës në Gazë”.
Plagët dhe vdekja nuk janë rreziqet e vetme me të cilat përballen gazetarët, thotë për Zërin e Amerikës, John Daniszewski me agjencinë e lajmeve Associated Press.
“Nuk janë vetëm rreziqet fizike, por ka përndjekje kibernetike, ngacmim dhe frikësim të gazetarëve.”
Kombet e Bashkuara i kanë dënuar sulmet ndaj gazetarëve, duke thënë se ka patur ‘njoftime shqetësuese’ për sulmet kundër punonjësve të medias, pavarësisht se ata ishin të identifikuar qartë. Ushtria izraelite ka thënë se “nuk godet qëllimisht mbi civilët, përfshirë gazetarët”.
Gazetari Hajjaj mban mend çdo ngjarje që ka mbuluar që nga 7 tetori. Disa, thotë ai, ishin shumë të rënda për t’i shkruar por ai e di rëndësinë që ka mbulimi i ngjarjeve./VOA
BOSNJE HERCEGOVINË- Përmbytjet masive në Bosnjë Hercegovinë kanë përballur banorët dhe autoritetet me vë...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka lëshuar një deklaratë për të shënuar përvjetorin e parë të sulmeve të...
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell ka deklaruar se e gjithë Lindja e Mesme është në prag të...
janice dhe sean combs SHBA- Nëna e Sean "Diddy" Combs, në një deklaratë të fundit ka thënë se është e shkat&eu...
pasojat nga helene FLORIDA- Qyetarëve të Floridas u është thënë që të përgatiten për evakuime masiv...
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico u zotua të dielën se do të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO pë...
SHBA- Çmimet e naftës shënuan një tjetër rritje të hënën, duke tejkaluar nivelin e javës së kaluar, si rrj...
Erdogan TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nisi një sulm të ri të ashpër kundër Izraelit, të cilin ai e ka aku...
SHKUP- Serbia do të marrë një nyje të re furnizimi me gaz natyror përmes ndërtimit të interkonektorit Maqedoni e Veriut-Gre...
foto ilustruese PRISHTINË- Qeveria e Kosovës e ka hequr pjesërisht ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia, pas një try...