Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, edhe një herë ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, të cilin e quajti “jolegjitim”. Ko deklaratë nxiti udhëheqësin ukrainas që ta akuzjë Putinin se ka “frikë” që të negociojë një zgjidhje për luftën pothuajse 3-vjeçare.
“Mund të negocioni me këto, por për shkak të jolegjitimitetit të tij, ai [Zelenskyy] nuk ka të drejtë që të nënshkruajë asgjë”, tha Putin për televizionin shtetëror rus, Rossiya 1TV, mbrëmjen e 28 janarit.
Ai shtoi se do të “caktojë njerëz që të marrin pjesë” në negociata nëse Zelenskyy do të ishte prezent, në vend të mbajtjes së bisedime kokë më kokë. Putin disa herë ka deklaruar se ai nuk e konsideron Zelenskyyy-n si udhëheqës legjitim, pasi që mandati pesëvjeçar presidencial i tij është dashur të përfundojë më 20 maj të vitit 2024.
Zgjedhjet do të duhej të mbaheshin më 31 mars të vitit të kaluar, por u shtyn pasi shteti ende ka në fuqi gjendjen e luftës, për shkak të pushtimit të nisur nga Moska.
Zelenskyy, i cili sipas Kushtetutës duhet të vazhdojë të shërbejë derisa të zgjidhet një president i ri, iu përgjigj pretendimit të Putinit, duke thënë se udhëheqësi rus është pengesa për bisedimet për dhënien fund të luftimeve.
“Sot, Putini edhe një herë e konfirmoi se ai ka frikë nga negociatat, frikë nga udhëheqësit e fuqishëm dhe bën gjithçka që mundet për ta prolonguar luftën”, shkroi Zelenskyy në rrjetet sociale.
“Tani, ne shohim se ka mundësi për arritjen e një paqeje të vërtetë, por Putini po bën gjithçka që të vazhdojë vrasjen në shkallë të plotë në vend të paqes, apo për një pauzë që të përgatitet për një pushtim të ri në shkallë të gjerë, duke kryer sulme hibride”.
Ukraina ka shpallur gjendje lufte që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022 dhe i duhet që të ndryshojë ligjin në mënyrë që të mbajë zgjedhje në kohën kur gjendja e luftës është në fuqi.
Zelenskyy po kërkon nga Shtetet e Bashkuara që t’i bëjnë presion Moskës për t’i dhënë fund luftës, në mes të intensifikimit të raportimeve për negociata në prapaskenë për zgjidhjen e konfliktit, pasi Donald Trump mori detyrën e presidentit.
Që kur u inaugurua më 20 janar, Trump ka kërcënuar me vendosjen e taksave dhe sanksioneve ndaj mallrave që shkojnë nga Rusia në SHBA dhe në shtete të tjera, nëse Moska nuk ulet në tavolinën e negociatave.
“Nëse nuk arrini marrëveshje shpejt, nuk do të kem zgjidhje tjetër përpos që të vendosë tarifa të larta dhe sanksione ndaj çdo gjëje që Rusia shet në SHBA dhe në disa shtete të tjera”, shkroi Trump më 22 janar në Truth Social.
Këto kërcime duket se bien ndesh me lëvdatat që Trump i ka bërë në të kaluarën Putinin, me kritikat e ndihmës së SHBA-së për Ukrainën dhe dëshirës së tij për një përfundim të shpejtë të luftimeve, që nxiti shqetësime në mesin e mbështetësve të Ukrainës se ai do të mund të sakrifikonte interesat e Kievit në emër të një marrëveshjeje dhe kështu të forconte Rusinë.
Kremlini i është përgjigjur deklaratave të ashpra të Trumpit, duke thënë se në to “nuk ka ndonjë element të ri”.
Ukraina është duke humbur terren në fushëbetejë tash e pothuajse një vit, teksa ushtria më e madhe dhe e armatosur më mirë e Rusisë po vazhdon të thyejë mbrojtjet ukrainase dhe të shkaktojë viktima.
Një nga problemet më të mëdha të Kievit është sfida për të rekrutuar ushtarë të mjaftueshëm për të mbushur radhët. Zelenskyy i ka rezistuar thirrjes për uljen e moshës së rekrutimit, në 18 vjeç, duke thënë se një gjë e tillë do të shkatërronte demografinë e shtetit./ REL
Foto ilustruese FRANCË- Rreth 50 gazeta franceze kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër rrjetit social profesionist ameri...
Foto ilustruese GROENLANDË- Rezultatet e një sondazhi në të cilin banorët e Groenlandës u ftuan të p...
Foto ilustruese MEKSIKË- Katër policë u vranë dje gjatë një sulmi të armatosur në një qytet në shtetin Oa...
giorgia meloni ITALI - Drejtësia italiane po heton ndaj kryeministres Giorgia Meloni për shkak të lirimit të diskutueshëm të...
foto ilustruese GREQI- Më 25 janar në Greqi u zhvillua raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Raunde të tjera do të ...
zjarret ne LA SHBA- Ndryshimet klimatike ishin një faktor kryesor, pas motit të nxehtë dhe të thatë, që shkaktoi zjarret shka...
Foto ilustruese RUSI- Zyrtarët në disa rajone ruse kanë raportuar për sulme masive ukrainase me dronë gjatë natës që...
SHBA- Ikona e tenisit, Anna Kournikova ka ngjallur shqetësim të madhe te fansat e saj në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore pasi u...
Foto ilustruese RUSI- Në dritë të luftës në Ukrainë, Deti Baltik ka qenë skenë e një sërë incidentes...
tubimi fetar INDI- Të paktën 12 besimtarë dyshohet se kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një p&e...