Të shtënat me armë pranë parcelës me kanabis në Pukë, policia jep detaje
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në një zonë të thellë malore të Pukës...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar protestat që prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, duke i cil&e...
Në ditën e 84-t të rezistencës, protestuesit kanë përsëritur kërkesat që, sipas tyre, i bashkojnë në k&eu...
Një rast dhune mes të miturave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të parkut të qytetit në Mitrovicë. Sipas Mit...
Sot shënohet dita e 84-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit, të mbledhur fillimisht ...
Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë sot në ditën e 84-t, ndërsa protestuesit janë mbledhur s&eum...
Pasditen e 25 korrikut, një supertanker u ankorua në terminalin e naftës Mesaieed në Katar, rreth 40 kilometra në jug të Dohas. ...
Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Ky i fundit pa...
Mbi 80 ditë protesta në Shqipëri, nuk kanë pasur ndikim vetëm mbi bulevardin e tiranës në të cilin vërshuan në...
Energjia e shtrenjtë, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe mungesa e pasardhësve për biznesin po çojnë në shtimin numrit të mbylljeve të bizneseve dhe falimentimeve në Gjermani.
187.744 sipërmarrje në Gjermani ndërprenë gjatë vitit të kaluar aktivitetin e tyre, duke shënuar numrin më të lartë të mbylljeve në pothuajse 20 vjet. Krahasuar me vitin pararendës, ky numër u rrit me gati 10 për qind. Këto janë të dhënat e analizës së përbashkët vjetore të agjencisë së informacionit ekonomik Creditreform dhe Qendrës Leibniz për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) në Mannheim.
Sipas analizës dinamika e krizës po përhapet tashmë në të gjitha fushat, përfshirë edhe gastronominë apo sektorin e shëndetësisë. Dhe ndryshe nga vitet e mëparshme tani po e ndërpresin aktivitetin e tyre edhe kompani që, në fakt, janë ekonomikisht të shëndosha dhe të qëndrueshme.
Në analizë thuhet se rritja më e fortë e numrit të mbylljeve të bizneseve u regjistrua në sektorin e gastronomisë dhe të hotelerisë. Në vitin 2025 mbyllën aktivitetin e tyre rreth 15.000 restorante, kafene dhe sipërmarrje akomoduese, që përbën 15 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024.
Që nga 1 janari 2026 në gastronominë gjermane zbatohet një normë e reduktuar TVSH-je prej 7 për qind për ushqimet. Por "ulja e TVSH-së për të mbështetur sektorin e gastronomisë në krahasim me degët e tjera, duket se nuk ka arritur ta zbusë gjendjen e vështirë në këtë sektor”, thuhet në analizë.
Përkeqësim i gjendjes në sektorin e shëndetësisë
Në sektorin e shëndetësisë vazhdoi prirja negative që po vërehet prej rreth dhjetë vitesh: numri i mbylljeve të sipërmarrjeve në këtë fushë, arriti në rreth 11.000 raste, dhe është tashmë rreth dy herë më i lartë se në vitin 2008.
Vetëm gjatë vitit të kaluar mbyllën aktivitetin e tyre afërsisht 5.500 klinika mjekësore, pra rreth 23 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024. Shpesh arsyeja është se mjekët dalin në pension dhe nuk arrijnë të gjejnë dikë që të marrë përsipër dhe të vazhdojë drejtimin e klinikës së tyre.
Edhe industria u godit rëndë
Në sektorin industrial ndërprenë aktivitetin e tyre rreth 11.000 ndërmarrje, që do të thotë 10 për qind më shumë mbyllje krahasuar me një vit më parë.
Eksperti i Creditreform, Patrik-Ludwig Hantzsch, e quajti rritjen e numrit të falimentimeve si një "darë krize” që po e "kap dhe dëmton ekonominë gjermane nga dy anë”: nga njëra anë trazirat gjeopolitike, si lufta me Iranin ose tarifat doganore amerikane, dhe nga ana tjetër çmimet e larta të energjisë dhe burokracia e madhe brenda vendit.
Studiuesja e ZEW-së, Sandra Gottschalk, thekson se vetëm 13 për qind e afro 190.000 mbylljeve të regjistruara gjatë vitit të kaluar ishin si pasojë falimentimi. Sipas saj shumica e bizneseve mbyllen pothuajse pa u vënë re, pa procedura formale falimentimi dhe pa tërhequr vëmendje të madhe publike./DW
Një ish-mësues është dënuar me katër vjet e gjysmë burg pasi pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një...
Papa Leoni paralajmëroi të premten se Inteligjenca Artificiale (IA) nuk duhet të lejohet të zvogëlojë njerëzimin, ndërsa...
Volodymyr Zelenskyy thuhet se po kërkon miratimin e Elon Musk për të përdorur dronë të pajisur me Starlink kundër lëshue...
Një burrë dyshohet se vrau shefin e tij dhe më pas tentoi të hante trupin e tij në mes të rrugës. Humberto Joel, i njohur ...
Një 12-vjeçare nga Karolina e Veriut, SHBA, është rrëmbyer nga xhaxhai 38-vjeçar i shoqes së saj, ndërsa më pas...
Një nënë e re që shërbente si korriere droge rrezikon burgun pasi ndihmoi në kontrabandimin e kanabisit me vlerë 13 milion&eu...
Tensionet mes Izraelit dhe Turqisë po rriten për shkak të zhvillimeve ushtarake në Siri. Tel Avivi i ka kërkuar Ankarasë të m...
Një 26-vjeçar belg ka kaluar nga puna si shitës makinash në një jetë brenda familjes mbretërore, pasi është njohu...
Belgjika mund të regjistrojë verën e saj më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve të motit në vitin 1833, me tem...
Një valë historike largimesh nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane (CIA), e shoqëruar me shkurtimet drastike të ndërmarr...