Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

GAZA- Presidenti amerikan Joe Biden mirëpriti marrëveshjen e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe grupit militant Hezbollah, të përkrahur nga Irani, që vepron në Liban. Marrëveshja, që i dha fund konfliktit 14 mujor, hyri në fuqi sot dhe ajo po respektohet nga palët në orët e para të saj, duke u mundësuar të zhvendosurve nga luftimet e vitit të fundit kthimin nëpër shtëpitë e tyre.
Ndërkohë që udhëheqësit botërorë përshëndetën arritjen e kësaj marrëveshjeje, vëmendja u kthye sërish në konfliktin në Gazë. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivon deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të shtojnë përpjekjet e tyre që nga dita e sotme për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe për kthimin e pengjeve që ende mbahen atje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara sjell kronikën në vazhdim.
Pas disa ditësh të sulmeve izraelite në Bejrut dhe qytete të tjera të Libanit dhe raketave të hedhura nga grupi militant Hezbollah në Izrael, palët arritën të martën një marrëveshje armëpushimi, e cila u përshëndet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
“Duke filluar që nga ora 4 e mëngjesit, luftimet përgjatë kufirit libanezo-izraelit do të ndalen. Kjo marrëveshje është e hartuar që të përbëjë një pushim të përhershëm të luftimeve”, deklaroi ai.
Deklarata e Presidentit Biden u bë pak pas fjalimit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë të cilit ai njoftoi se ka rënë dakord me armëpushimin pas një viti luftimesh, të filluara nga Hezbollahu për shkak të luftës në Gazë, ku Izraeli po lufton kundër Hamasit, një grup tjetër militant të mbështetur nga Irani.
“Me mirëkuptimin e plotë të Shteteve të Bashkuara, ne do të vazhdojmë të kemi lirinë e plotë për veprim ushtarak. Nëse Hezbollahu shkel marrëveshjen dhe përpiqet të armatoset, ne do ta sulmojmë. Nëse përpiqet të rindërtojë infrastrukturën terroriste pranë kufirit, ne do ta sulmojmë”, deklaroi ai.
Zoti Netanyahu tha se Izraelit i duhet ta përqëndrojë vëmendjen në operacionet në Gazë, pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit në tetorin e vitit të kaluar, dhe tek kërcënimi që vjen nga Irani.
Armëpushimi u mirëprit edhe nga udhëheqësit e tjerë botërorë dhe vëmendja u rikthye tek lufta në Gazë, e cila mendohet se ka shkaktuar vdekjen e 44 mijë palestinezëve.
Presidenti Biden u zotua të martën se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë përpjekje për arritjen e një armëpushimi në Gazë.
“Gjatë ditëve në vijim do të bëjnë edhe një përpjekje krahas Turqisë, Egjiptit, Katarit, Izraelit dhe aktorëve të tjerë në rajon, për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gazë", tha ai.
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan i bëri jehonë kësaj deklarate në televizionit amerikan MSNBC të mërkurën duke thënë se këto përpjekje fillojnë që nga dita e sotme.
Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit dhe tha se shpreson që ajo t’i hapë rrugë një armëpushimi të përhershëm.
“Varet nga sjellja e Izraelit. Ne sigurisht rezervojmë të drejtën për të reaguar ndaj agresionit të Izraelit së fundmi, por ne i konsiderojmë të gjitha zhvillimet në rajon”, deklaroi ai.
Në bazë të marrëveshjes së armëpushimit, forcat izraelite do të tërhiqen nga pjesa jugore përgjatë kufirit libanezo-izraelit, ndërsa Hezbollahu do të tërhiqet drejt veriut, përtej lumit të Litanit.
Sipas planit, ushtria libaneze, e cila nuk është e përfshirë në luftimet ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, do të dislokohet për të vëzhguar rajonin kufitar. Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes.
Në orët e para të saj, marrëveshja po respektohej nga palët, ndërkohë që kolona të gjata të zhvendosurish libanezë u nisën drejt shtëpive të tyre në pjesën jugore të Libanit, megjithë paralajmërimet për të mos nxituar të kthehen në disa pjesë të këtij rajoni të dëmtuar rëndë nga bombardimet izraelite ndërsa forcat izraelite ende po tërhiqeshin.
Në Izrael, banorët e zonave kufitare që u goditën nga raketat e Hezbollahut, e mirëpritën marrëveshjen megjithëse mund t’u duhen muaj që të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të dëmeve që kanë përjetuar vendbanimet e tyre./VOA
pete hegseth SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri një zgjedhje kryesisht të papritur për personin që do duhet të dre...
SPANJË- Një shpërthim në një fabrikë pranë Alicante, në Spanjën juglindore, ka vrarë të pakt&...
STRASBURG- Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e re të Komisionit Evropian, që n...
trafiku LIBAN- Me hyrjen në fuqi të armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, pjesa më e madhe e Libanit ishte e qetë për ...
LIINDJE E MESME- Liderët botërorë kanë mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe grupit mil...
Meksika, Kina, Kandaja SHBA- Zyrtarët në Kinë, Meksikë dhe Kanada kritikuan të martën një premtim të bërë...
GJERMANIA- Pas një përmirësimi afatshkurtër në tetor të këtij viti, parashikimi i drejtuesve kryesorë të...
vape BRITANI- Një projekt-ligj historik për të ndaluar brezin e ri nga pirja e duhanit ka hequr pengesën e tij të parë në...
RUMANIA- Protestat kundër politikanit pro-rus, Calin Georgescu, u përhapën përtej Bukureshtit në qytete të tjera rumune më ...
RUMANIA- Edhe pas numërimit të të gjitha votave, ekspertët ende nuk po mund t’i bien në fije se si Calin Georgescu arriti t&eum...