Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

LIINDJE E MESME- Liderët botërorë kanë mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, që hyri në fuqi të mërkurën në mëngjes. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Në vijim ua sjellim disa nga reagimet kryesore nga mbarë bota. Armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit do ta mbrojë Izraelin nga kërcënimi i grupit militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah, dhe do të krijojë kushtet për një “qetësi të qëndrueshme”, thanë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para hyrjes në fuqi të armëpushimit.
“Shpallja e sotme do të ndalojë luftimet në Liban dhe do ta sigurojë Izraelin nga kërcënimi i Hezbollahut dhe organizatave të tjera terroriste që operojnë nga Libani”, thanë liderët në një deklaratë të përbashkët.
Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të punojnë “për të siguruar që kjo marrëveshje të zbatohet plotësisht” dhe do të udhëheqin përpjekjet ndërkombëtare për “ndërtimin e kapaciteteve” të ushtrisë libaneze, shtuan ata. Biden e mirëpriti marrëveshjen si “lajm të mirë” dhe tha gjithashtu se SHBA-ja do të udhëheqë një përpjekje të re për të siguruar një armëpushim midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Gazë, të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Macron tha se armëpushimi në Liban duhet të “hapë rrugën” për një fund të luftës në Gazë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, falënderoi presidentin amerikan për “angazhimin e tij në sigurimin e marrëveshjes së armëpushimit”.
Ai i tha Bidenit në një telefonatë se vlerësonte “mirëkuptimin e liderit amerikan se Izraeli do të ruajë lirinë e tij të veprimit në zbatimin e marrëveshjes”, sipas zyrës së Netanyahut. Para miratimit të marrëveshjes nga Izraeli, Netanyahu tha se “gjatësia e armëpushimit varet nga ajo që ndodh në Liban” dhe se armëpushimi do t’i lejojë Izraelit të “intensifikojë” presionin ndaj Hamasit dhe të fokusohet në “kërcënimin iranian”.
Kryeministri libanez, Najib Mikati, tha se armëpushimi ishte një “hap themelor” drejt rivendosjes së stabilitetit në rajon. Duke falënderuar Francën dhe SHBA-në për përfshirjen e tyre, Mikati gjithashtu përsëriti angazhimin e qeverisë së tij për “forcimin e pranisë së ushtrisë në jug”. Irani, një mbështetës i Hezbollahut dhe Hamasit, mirëpriti përfundimin e “agresionit” të Izraelit në Liban, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
“Duke mirëpritur lajmin” për përfundimin e “agresionit të Izraelit ndaj Libanit”, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei, theksoi “mbështetjen e palëkundur të Iranit për qeverinë, popullin dhe rezistencën libaneze”.
Kina tha se po “ndjek me vëmendje situatën aktuale në Liban dhe Izrael”.
“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet që kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe arritjen e paqes dhe mirëpresim marrëveshjen e arritur nga palët përkatëse për një armëpushim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e mirëpriti marrëveshjen, duke e cilësuar atë si “një rreze shprese për të gjithë rajonin”.
“Njerëzit në të dy anët e kufirit duan të jetojnë në siguri të vërtetë dhe të qëndrueshme”, tha Baerbock, duke e quajtur marrëveshjen “një sukses për diplomacinë”.
Kryeministri britanik Keir Starmer përgëzoi armëpushimin “e shumëpritur” që do të “ofrojë një masë lehtësimi për popullsinë civile” të Izraelit dhe Libanit. Duke bërë thirrje që armëpushimi të shndërrohet në një zgjidhje të qëndrueshme politike në Liban, Starmer premtoi të jetë “në ballë të përpjekjeve për të thyer ciklin e vazhdueshëm të dhunës në kërkim të një paqeje të qëndrueshme dhe afatgjatë në Lindjen e Mesme”.
Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, e përshëndeti “lajmin shumë inkurajues” të armëpushimit, duke thënë se do të rrisë “sigurinë dhe stabilitetin e brendshëm” të Libanit. Shpallja ishte lajm i mirë “para së gjithash për popullin libanez dhe izraelit të prekur nga luftimet”, tha Von der Leyen.
“Libani do të ketë një mundësi për të rritur sigurinë dhe stabilitetin e brendshëm falë ndikimit të reduktuar të Hezbollahut”, shtoi ajo.
Një zyrtar i lartë i OKB-së mirëpriti marrëveshjen e armëpushimit, por paralajmëroi se “kërkohet ende punë e konsiderueshme” për zbatimin e marrëveshjes.
“Asgjë më pak se përkushtimi i plotë dhe i paepur i të dyja palëve nuk mjafton”, tha koordinatorja e posaçme e OKB-së për Libanin, Jeanine Hennis-Plasschaert.
Turqia mirëpriti arritjen e armëpushimit, por Ministria e saj e Jashtme bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë presion ndaj Izraelit për zbatimin e plotë të marrëveshjes.
“Është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Izraelin për të respektuar plotësisht armëpushimin dhe për të ofruar dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara në Liban”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se Turqia është e gatshme të mbështesë përpjekjet për paqe në Liban.
Ajo tha se një armëpushim duhet të shpallet gjithashtu në Gazë sa më shpejt të jetë e mundur për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon./ REL
Meksika, Kina, Kandaja SHBA- Zyrtarët në Kinë, Meksikë dhe Kanada kritikuan të martën një premtim të bërë...
GJERMANIA- Pas një përmirësimi afatshkurtër në tetor të këtij viti, parashikimi i drejtuesve kryesorë të...
vape BRITANI- Një projekt-ligj historik për të ndaluar brezin e ri nga pirja e duhanit ka hequr pengesën e tij të parë në...
RUMANIA- Protestat kundër politikanit pro-rus, Calin Georgescu, u përhapën përtej Bukureshtit në qytete të tjera rumune më ...
RUMANIA- Edhe pas numërimit të të gjitha votave, ekspertët ende nuk po mund t’i bien në fije se si Calin Georgescu arriti t&eum...
Macron dhe Papa PARIS- Katedralja Notre Dame në Paris, e dëmtuar rëndë nga një zjarr shkatërrues më 15 prill 2019, do t&...
Bejrut LIBAN- Një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut ka hyrë në fuqi në Liban pas më shumë se një viti lufti...
Trump dhe Biden SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të nevojshme me Shtëpin...
GJERMANI- Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka shkruar një autobiografi në të cilën e ka ripërsëritur vendimin ...
IZRAEL- Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Izraeli dhe Libani kanë pranuar një marrëveshje armëpushimi për t’i dh&eu...