Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
PRAGË- Më 30 dhe 31 maj në Pragë të Çekisë janë mbledhur ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s për të vendosur se kush duhet ta udhëheqë aleancën transatlantike në vitet e ardhshme. Jens Stoltenberg i Norvegjisë i cili mori detyrën në vitin 2014, do të largohet nga pozita si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s më 1 tetor. Aleatët pothuajse janë dakordësuar për një emër, por thuhet se ende ka pengesa në rrugë. Ndërkohë, vendimi i tyre vjen në një moment kyç për aleancën më të madhe ushtarake, pasi ajo po përballet me kërcënimin e një Rusie gjithnjë e më luftarake dhe një presidencë të dytë nga Donald Trump në horizont.
Si e zgjedh NATO Sekretarin e saj të Përgjithshëm?
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është nëpunësi më i lartë civil i aleancës dhe zgjidhet me konsensus të anëtarëve të paktit ushtarak. Historikisht, ai kryeson komitetet kryesore të NATO-s, vepron si zëdhënës dhe rekruton staf ndërkombëtar. Në praktikë, përzgjedhja e tij bëhet përmes kanaleve diplomatike joformale, por gjetja e një kandidati të përshtatshëm nuk është e lehtë.
Kush janë kandidatët?
Një prej kandidatëve, është Mark Rutte, kryeministër i Holandës që nga viti 2010. Kandidatura e tij ka fituar mbështetje nga 29 prej 32 anëtarëve të aleancës, duke përfshirë edhe atë nga SHBA-ja. Pas muajsh bisedimesh, ish-shefi i spiunazhit Dirk Schoof me sa duket do të emërohet kryeministër i Holandës, që do të thotë se Rutte mund të largohet brenda disa javësh nga pozita. Por, ai nuk është i vetmi kandidat.
Kandidatët e tjerë përfshijnë presidentin rumun Klaus Iohannis, kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe ish-ministrin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace. Megjithatë, disa janë të shqetësuar se emërimi i Rutte si kreu i NATO-s, i cili është shumë anti-rus, mund të përshkallëzojë më tej tensionet.
Ndërsa Rutte duket i preferuari, për përzgjedhjen e tij ka disa pengesa. Midis tyre është Hungaria dhe lideri i ekstremit të djathtë, Viktor Orban, i cili e sheh Perëndimin si nxitës të luftës dhe ka vënë veton ndaj ndihmës së BE-së për Ukrainën. Madje, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka konfirmuar se nuk do ta mbështesë Rutte.
Mbledhja në Pragë mund të jetë “politikisht e vogël” për ta zgjidhur ngërçin brenda aleancës. Shpresat janë të përqendruara në një samit të NATO-s në Uashington gjatë muajit korrik, pas një takimi të ministrave të Mbrojtjes në mes të qershorit. Shtyrja e një vendimi deri pas zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit e bën të mundshme që ai të përfshihet në një seri më të gjerë vendimesh për postet kryesore të BE-së.
Supozohet se Iohannis do të drejtojë Komisionin Evropian, megjithëse kjo punë ka më shumë gjasa t’i shkojë presidentes aktuale, gjermanes Ursula von der Leyen, raporton Euronews. Gjithashtu, Kallas mund të jetë zgjedhja e Estonisë për komisionere të BE-së, apo të përfundojë në krye të shërbimit diplomatik të bllokut. Të gjithë sytë janë nga zgjedhjet amerikane që do të zhvillohen në nëntor, me disa që kanë frikë se rezultati mund të dëmtojë tërësisht aleancën transatlantike.
donald trump SHBA- Shpallja fajtor e Donald Trumpit për 34 vepra penale shënon fundit e procesit historik gjyqësor penal ndaj ish Presidenti...
donald trump SHBA- Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në N...
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico doli nga spitali në Banska Bistrica, ku po kurohej pas atentatit dhe u dërgua në banesën e tij ...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për migracionin në një pë...
joe biden UKRAINË- Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë leje Ukrainës që të godasë brenda territorit rus m...
PORTO RIKO- Një video e frikshme është publikuar në rrjete sociale nga plazhi Montones de Isabela në bregun verior të Porto Riko...
BELGJIKË- Autoritetet kanë arrestuar tre francezë të dyshuar për vjedhjen e një vazoje të dinastisë Min...
Foto ilustruese SHBA- Duke refuzuar të mërkurën të tërhiqej nga dy çështje të rëndësishme që po tr...
Jens Stoltenberg UKRAINA- Ukraina mund të triumfojë në betejën e saj për t’i zmbrapsur forcat ruse me “mbështetj...
foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme në Leposaviç një person nën dyshimin për v...