Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
UKRAINA- Ukraina mund të triumfojë në betejën e saj për t’i zmbrapsur forcat ruse me “mbështetjen e fuqishme” të aleatëve të vet, tha shefi i NATO-s Jens Stoltenberg të enjten në Pragë, ku janë mbledhur ministrat e Jashtëm të 32 vendeve anëtare të aleancës ushtarake për të biseduar për kornizën e ndihmës së re ushtarake për Kievin.
Në takimin e NATO-s në kryeqytetin çek, në të cilin po merr pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të diskutohet për një paketë të ndihmës për Ukrainën, e cila do të paraqitet në samitin e NATO-s në Uashington në korrik.
Duke folur para takimit më 30 maj, Stoltenberg tha se tani është koha që vendet, të cilat e furnizojnë Kievin me ndihmë ushtarake, të bisedojnë për kufizimet që ia kanë vënë Ukrainës para më shumë se dy vjetëve, kur Moska e nisi pushtimin e plotë të saj.
Në muajt e fundit, Rusia ka kryer sulme të pareshtura ajrore dhe tokësore kundër Ukrainës, e cila po përballet me mungesë municioni.
Kievi i është lutur aleatëve ta përshpejtojnë dërgimin e municionit, si dhe ka kërkuar që t’i lejohet të përdorë armë me rreze të gjata veprimi – pasi e ka të kufizuar përdorimin e tyre brenda territorit të Rusisë.
“Aleatët po i dërgojnë Ukrainës ndihma të ndryshme ushtarake, ndërsa disa prej tyre kanë vendosur kufizime për përdorimin e këtyre armëve...Këto janë vendime nacionale”, tha Stoltenberg.
“Por mendoj se, për shkak të mënyrës se si është zhvilluar kjo luftë... ka ardhur koha të shqyrtohen disa prej këtyre kufizimeve, për t’ua mundësuar ukrainasve ta mbrojnë veten vërtet”, tha Stoltenberg gjatë fjalimit në Pragë.
Blinken, i cili mbërriti në Pragë pas një vizite në Moldavi, mbajti menjëherë bisedime me homologun e vet çek, Jan Liptovsky, për çështjen e luftimit të dezinfomatave ruse.
Kryediplomati amerikan e quajti “helm” përdorimin e dezinfomatave dhe keqinformatave nga Moska dhe e nënshkroi një marrëveshje me zyrtarët çekë për t’i luftuar ato.
Gjatë takimit në Pragë ka gjasa të bisedohet për ta lejuar apo jo Kievin t’i përdorë armët, me të cilat e furnizon Perëndimi, për t’i goditur caqet brenda Rusisë.
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania e kanë kundërshtuar një qëndrim të tillë, derisa Britania e Madhe dhe Franca kanë thënë se Ukraina ka të drejtë t’i përdorë armët e tyre për të sulmuar brenda Rusisë.
Stoltenberg dhe shefi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, janë për përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina për t’i goditur caqet ushtarake në territorin rus në kushte të caktuara.
Në ditën e takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, Rusia kreu sulme të mëdha ndaj infrastrukturës ushtarake dhe civile në nëntë rajone ukrainase, duke shkaktuar viktima dhe dëme.
Në qytetin verilindor Harkiv, raketat ruse goditën dy lokacione, duke i plagosur shtatë njerëz, prej tyre gjashtë gra, tha guvernatori rajonal Oleh Synyehubov./REL
foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme në Leposaviç një person nën dyshimin për v...
Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 39-vjeçar ka hedhur partneren e tij nga 15 metra lartësi. ...
Foto ilustruese KOSOVË- Vendimi duhet të miratohet nga Bundestagu, i cili do të merret me këtë çështje më 6 qersh...
Foto ilustruese SHBA- Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, do të presë të enjten në Uashington Zëvend&e...
RUSI- Rusia po i afrohet me shpejtësi një momenti historik në humbjet e pajisjeve të saj në luftën në Ukrainë, sipas n...
Foto ilustruese KOSOVË- Ndërsa paralajmërohet hapja e mundshme e urës kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në...
Natasha Tomaniç KOSOVË- Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci njoftoi ditën e sotme se ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e Komun&e...
Macron FRANCË- Agjencia e lajmeve Reuters njofton se presidenti francez Emmanuel Macron ndërhyri personalisht për të bindur kryemi...
HAGË- Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle ka deklaruar se lidhur me gjyki...
SHBA- Një shpërthim i fuqishëm tronditi një zonë në Ohio të SHBA-së duke hedhur në erë pjes&e...