Me urdhër të Ramës, Mali i Zi bllokon emigrantët shqiptarë në kufi, protestuesit marshojnë drejt ambasadës
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...

Ministrat e Financave të G7‑së mblidhen për dy ditë në Paris. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë pasojat e luftës në Iran, e cila sipas ministrit gjerman të Financave, Klingbeil, po dëmton ekonominë botërore.
Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka paralajmëruar për pasojat globale ekonomike të luftës në Iran. “Kjo luftë po dëmton masivisht zhvillimin ekonomik”, deklaroi politikani i SPD‑së para nisjes për në takimin e ministrave të Financave të vendeve të G7‑së në Paris. Duhet bërë gjithçka për t’i dhënë fund në mënyrë të qëndrueshme konfliktit dhe për të garantuar rrugët e lira detare.
G7 – një aleancë informale e vendeve kryesore industriale perëndimore – konsiderohet si kuadri i duhur për të diskutuar me SHBA‑në dhe shtete të tjera mbi çështjet urgjente botërore. Evropa në këtë drejtim mbështetet te bashkëpunimi në vend të konfrontimit, si dhe te tregtia e hapur. Lufta në Iran dhe bllokada e Ngushticës së Hormuzit përbëjnë “një kërcënim serioz për ekonominë botërore”, theksoi Klingbeil.
Trump kërcënon sërish Iranin me shkatërrim
SHBA‑ja dhe Izraeli nisën më 28 shkurt sulmet ushtarake kundër Iranit. Regjimi në Teheran reagoi me sulme ajrore ndaj Izraelit, disa vendeve të Gjirit dhe objektivave amerikane në rajonin e Gjirit – si dhe me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare të tregtisë në botë. Aktualisht në luftën në Iran është në fuqi një armëpushim. Megjithatë, ende nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin dhe pasojat e rënda ekonomike, që lidhen me të. Presidenti amerikan Donald Trump e kërcënoi sërish regjimin me fjalë të ashpra. Nëse Irani nuk lëviz drejt marrëveshjes, “nga ata nuk do të mbetet më asgjë”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social.
Çështja e lëndëve të para: “të përgatitur për krizat”
Në Grupin e G7-s bëjnë pjesë Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Japonia, Kanadaja dhe SHBA‑ja. Në takimin e G7‑së, që zhvillohet të hënën dhe të martën në Paris, pritet që në qendër të jenë pasojat ekonomike të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i mundshëm në tregtinë botërore.
Një temë tjetër është mbështetja për Ukrainën. Gjithashtu do të diskutohen pabarazitë në tregtinë globale, financimi i vendeve në zhvillim, si dhe masat kundër financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Ministri gjerman i Financave, Klingbeil u shpreh para takimit të G7-s, se krizat aktuale tregojnë se Gjermania dhe Evropa duhet të bëhen më të pavarura dhe më rezistente ndaj krizave, sidomos në fushën e lëndëve të para, energjisë dhe zinxhirëve të furnizimit. Për këtë arsye, në Paris do të zhvillohen bisedime edhe me ministrat e Financave nga Brazili, India, Koreja e Jugut dhe Kenia.
Pavarësisht fokusit te Lindja e Mesme, lufta agresore e Rusisë kundër Ukrainës nuk duhet të dalë nga vëmendja, tha Klingbeil. Financimi i mbrojtjes së Ukrainës mbetet i garantuar nga G7 dhe BE‑ja. Për të çuar marrëdhëniet ekonomike dypalëshe në një nivel të ri, ai do të nënshkruajë në Paris me homologun e tij ukrainas, Serhij Martschenko, një marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë. Kjo pritet të forcojë shkëmbimin ekonomik dhe të krijojë siguri juridike për periudhën pas luftës, si dhe për rindërtimin./DW
Rriten frikërat për rikthimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbajë të m...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se “koha po mbaron”, ndërsa bisedimet për përfundimin e konfl...
Të hënën në Itali është paralajmëruar një grevë e përgjithshme, 24 orë. Protesta pritet të shkakto...
Lucero Sanchez, e njohur ndryshe si “La Chapodiputada” dhe ish-partnerja e bosit famëkeq të drogës Joaquín ‘El Chapo&r...
Tensionet diplomatike mes Izraelit dhe Spanjës janë rikthyer në qendër të vëmendjes edhe gjatë Eurovision Song Contest 2026...
Pas sharjeve publike, ironive dhe akuzave të ndërsjella, beteja mes Elon Musk dhe Sam Altman po hyn në fazën më të avancuar: gjy...
Një shtëpi 3 katëshe u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në në lagjen Uzunkum të Sapanca në Turqi. Zjarri u p&eu...
Të paktën pesë persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë në Libanin jugor, pas sulmeve izraelite. Sulmet ...
Një bazë ajrore në Idaho të SHBA-së është vënë mbyllur pas raportimeve për një rrëz...
Gjatë fundjavës, grupi i armatosur Hezbollah ka lëshuar rreth 200 raketa drejt territorit të Israel dhe pozicioneve të trupave të...