BOTA

“Motra ime është sëmurë”, detaje nga tragjedia e familjes shqiptare: Djali bisedoi 11 minuta në telefon me urgjencën, por gaboi adresën

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2026, 16:33
“Motra ime është sëmurë”, detaje nga tragjedia e

Një tragjedi që ka tronditur opinionin publik në dy vende, Itali e Shqipëri, është ajo që ka ndodhur me familjen Kola. Mbrëmjen e së mërkurës, 4 shkurt, katër anëtarë të së njëjtës familje, babai Arti Kola, mamaja Jonida, djali Hajdari dhe vajza Xhesika humbën jetën nga monoksidi i karbonit.

Detaje të tjera janë zbuluar nga mediat italiane, çka e bëjnë këtë ngjarje akoma më tragjike. Ishte ora 21:48 kur karabinierët ngritën alarmin. Të shoqëruar nga vëllai i Artit, Turim Kola, ata rrëzuan derën për të hyrë brenda.

Era ishte aq e rëndë dhe mungonte oksigjeni saqë ai vetë dhe oficerët e policisë u helmuan po ashtu.

“Nuk munda t’i shpëtoja dot. Humba ndjenjat”, shprehet ai papushim para familjarëve dhe miqve. Ai doli nga spitali në Piza ku u trajtua për helmim. Zv/prokurorja Paola Rizzzo ka hapur një hetim për vrasje të shumëfishtë dhe ka urdhëruar një ekzaminim të jashtëm dhe teste gjaku për të përcaktuar nëse monoksidi i karbonit ishte shkaku i vdekjes së anëtarëve të familjes Kola. Siç shkruan Corriere della Sera, i fundit që ka humbur jetën ka qenë djali i familjes, Hajdari, vetëm 22 vjeç.

Hetimet deri më tani kanë zbuluar se ai ka telefonuar urgjencën në orën 19:58. “Motra ime është sëmurë”, i ka thënë ai operatorit gjatë një bisede që ka zgjatur 11 minuta. Më pas, i riu ka humbur ndjenjat. Ambulanca ka shkuar në orën 20:03 minuta, pra pesë minuta më vonë, por 22-vjeçari i kishte dhënë adresën e gabuar.

Siç shkruajnë mediat, i riu për shkak të monoksidit të karbonit është hutuar duke thënë se jetonte në numrin 168 në vend të numrit 186. Pra, vetëm 350 metra larg nga adresa e duhur. Ambulanca nuk është larguar duke pyetur fqinjët, duke i rënë zileve, por nuk arriti të gjente adresën e saktë. Më pas ata kanë telefonuar karabinierët për ndihmë dhe kanë mundur të gjejnë personin që ka ngritur alarmin duke zbuluar kështu adresën e saktë. Në orën 21:46 ambulanca ka mbërritur në derën e familjes Kola. Por ishte vonë.

Bashkë me ta ishte edhe Turim Kola, i afërmi i tyre. Me dy oficerë të tjerë u përpoqën të hynin në dhomë, por brenda nuk kishte oksigjen. Për këtë arsye edhe ata u sëmurën dhe u dërguan në spital me ambulancë. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të hyrë brenda dhe për të siguruar ndërtesën. Më pas ata gjetën të pajetë babain, Arti Kolën, 48 vjeç, mamanë Jonidën, 44 vjeç dhe dy fëmijët Hadarin e Xhesikën, 22 dhe 15 vjeç, në dhomën e tyre të gjumit.

Tashmë zyra e prokurorisë po heton për depozitën e kaldajës e cila në fakt është e re dhe e mbështjellë me celofan. Megjithatë do të zbulohet nëse ishte e regjistruar, e instaluar në mënyrë korrekte apo subjekt i ndonjë inspektimi apo testimi. Shtëpia ku ndodhi tragjedia është sekuestruar me urdhër gjykate. Arti Kola e kishte blerë tre vjet më parë, por familja ishte zhvendosur aty gjashtë ose shtatë muaj më parë.

Ajo ishte rinovuar nga vetë ai bashkë me ndihmën e disa miqve. Zyra e prokurorisë do të përcaktojë se kush e ka instaluar kaldajën. Një tragjedi që vështirë se do të kalojë lehtë në komunitetin ku ata jetonin në Porcari, apo në Gryksh të Peqinit ku kishin shtëpinë në Shqipëri.

Familja Kola ishte e respektuar në Porcari. Për shkak të tragjedisë një paradë që do të mbahej të dielën do të shtyhet. Ndërsa në Camigliano në shkollën ku shkonte Xhesika, shokët dhe shoqet e saj të klasë kanë vendosur buqeta me lule dhe tollumbace në formë zemre para shtëpisë familjes Kola.

Kjo është hera e dytë që në Porcari, monoksidi i karbonit vriste familje. Më 28 shkurt 1992 Raffaello Malanca, gruaja e tij Piuetra Calisti dhe dy vajzat e tyre u gjetën të pajeta në po të njëjtat rrethana. 34 vite më vonë, ngjarja u ripërsërit.

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan