Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SHBA- Revista “Forbes” ka publikuar listën e 3000 miliarderëve në mbarë botën, pasuria e të cilëve së bashku arrin në 16.1 trilion dollar. Sipas "Forbes", vetëm tre kombe përbëjnë më shumë se 50% të të gjithë miliarderëve (dhe pasurisë së miliarderëve), ndërsa 17 vende të tjera kanë secili vetëm një qytetar në klubin me tre presje.
Gati një e treta e listës së këtij viti vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila mbetet vendi me më shumë miliarderë deri tani. Një rekord prej 902 miliarderësh amerikanë u rendit (nga 813 vitin e kaluar), me një vlerë rekord prej 6.8 trilionë dollarë së bashku.
Kina krenohet sërish me numrin e dytë më të lartë të miliarderëve, me 450 në listën e këtij viti, të cilët së bashku kanë një vlerë prej 1.7 trilion dollarësh. Vendi më i populluar në botë, India, ende renditet i treti, me 205 miliarderë (nga 200 vitin e kaluar) me vlerë 941 miliardë dollarë së bashku, që është në rënie nga 954 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Dhe pastaj është Gjermania, e cila ka sërish vendin e katërt më së shumti miliarderë, me 171 qytetarë në listën e këtij viti (nga 132 vitin e kaluar). Në total, ato kanë vlerë 793 miliardë dollarë, ose rreth 150 miliardë dollarë më shumë se në vitin 2024, të udhëhequr nga manjati i supermarketeve Dieter Schwarz (41 miliardë dollarë), i cili kaloi manjatin e anijeve Klaus-Michael Kuehne (39.6 miliardë dollarë) si personi më i pasur i Gjermanisë.
Ndërkohë, Peruja është kthyer në listë pas rënies në vitin 2024, falë manjatit të minierave Eduardo Hochschild (vlera neto e vlerësuar: 2.4 miliardë dollarë) që u kthye në renditje. Dhe janë 14 të ardhur dhe një i kthyer nga Arabia Saudite, e cila kthehet në listë për herë të parë që nga viti 2017.
Tre vende që kishin të paktën një pasuri dhjetëshifrore vitin e kaluar, tani kanë humbur miliarderët e tyre: Uruguai, Panamaja dhe Bangladeshi (miliarderi i vetëm i të cilëve vitin e kaluar, industrialisti Muhammed Aziz Khan , hoqi dorë nga shtetësia e tij e lindjes nga Bangladeshi si pjesë e procesit të natyralizimit në vendin e tij aktual, Singapori). Në total, 78 vende dhe territore kanë të paktën një qytetar miliarder në vitin 2025.
Musk është përsëri i pari me mbi 300 miliardë USD
Elon Musk rimerr vendin e parë, duke rrëzuar nga froni manjatin francez të mallrave luksoze Bernard Arnault, pasi pasuria e tij u rrit me 75%, duke arritur në 342 miliardë dollarë. Rritja e vlerës së tij neto ka ardhur për shkak të vlerësimit të xAI, SpaceX, si dhe prirjes rritëse të aksioneve të Tesla gjatë 12 muajve të fundit, pavarësisht rënies së muajve të fundit. Musk bëhet personi i parë që ka kaluar ndonjëherë 300 miliardë dollarë pasuri personale.
Trump dyfishoi pasurinë e tij
Presidenti amerikan Donald Trump ka parë pasurinë e tij të dyfishohet duke arritur tashmë në 5.1 miliardë dollarë falë aksioneve të tij në Trump Media & Technology Group dhe të ardhurave të mëdha nga investimet e tij të fundit në hapësirën e kriptomonedhave.
“Është një tjetër vit rekord për më të pasurit në botë, pavarësisht pasigurisë ekonomike dhe tensioneve gjeopolitike në rritje”, – tha Chase Peterson-Whitehorn, redaktori i pasurisë në Forbes. “Nga Elon Musk te Howard Latnick dhe miliarderët e tjerë që po depërtojnë gjithnjë e më shumë në qeverinë amerikane, ndikimi i tyre po zgjerohet vazhdimisht”.
2- Mark Zuckerberg (216 miliardë dollarë), bashkëthemelues i Facebook dhe CEO i Meta
3- Jeff Bezos (215 miliardë dollarë), themeluesi i Amazon
4- Larry Ellison (192 miliardë dollarë), bashkëthemelues i gjigantit të teknologjisë Oracle
5- Bernard Arnault dhe familja (178 miliardë dollarë), themelues dhe CEO i LVMH, konglomerat i mallrave luksoze, që mbajnë marka të tilla si Louis Vuitton dhe Tiffany & Co.
6- Warren Buffett, një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave me 154 miliardë USD.
7-Larry Page, i cili dha dorëheqjen si CEO i Alphabet, kompania mëmë e Google, në 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 144 miliardë dollarë.
8- Sergey Brin, i cili dha dorëheqjen si kryetar i Alphabet, kompania mëmë e Google, në dhjetor 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 138 miliardë.
9- Amancio Ortega, themelues dhe pronar i kompanisë shumëkombëshe Inditex, e cila, ndër të tjera, zotëron Zara-n, me 104 miliardë.
10- Steve Ballmer (118 miliardë dollarë), ish-CEO i Microsoft
MYANMAR- Një mrekulli është regjistruar në Mianmar ku një grua 63-vjeçare u shpëtua 91 orë pas tërmetit të...
EVROPË- Shitjet e automjeteve elektrike Tesla ranë në mars në shumë vende evropiane, pjesërisht për shkak se shum...
KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur akt dhune të papranueshëm sulmin në Postën e Kosovës n&...
putin, dodik RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur liderin e kërkuar të serbëve etnikë të Bosnjës, Milorad Dodik, n&...
foto ilustruese LITUANI- Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që ishte shpallur i zhdukur, është gjendur...
INDI- 21 persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në n...
BOSTON- Gjashtë persona u plagosën në lagjen kineze të Bostonit, kur një kamion u tërbua dhe i mori përpara se të...
PARIS- Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen mund të ketë një shans për të vijuar përpjekjen e s...
KOSOVË- Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit...
MALAJZI- Një zjarr masiv shpërtheu pasi një tubacion gazi natyror shpërtheu jashtë qytetit më të madh të Malajzisë...