BOTA

Në Europën Lindore rritet frika prej deklaratave të Trumpit për Ukrainën, vendet i druhen ekspozimit ndaj Rusisë

r.ll Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 08:20
Në Europën Lindore rritet frika prej deklaratave të Trumpit
zelensky, trump

EUROPË- Deklaratat në amokun verbal të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe diskretimi prej tij i Ukrainës dhe presidentit të saj Volodymyr Zelenskyjshkaktojnë në radhë të parë tek njerëzit në vendin e sulmuar shtangie dhe shok. Por edhe në vendet e Europës juglindore dhe qendrore po përhapet frika, se sërish ato mund të jenë të pambrojtura kundrejt Rusisë.

Pothuajse të gjithë popujt e kombet në këtë rajon, ashtu si edhe Ukraina, kanë vuajtur rëndë nën politikën imperiale të Perandorisë Ruse dhe më vonë të Bashkimit Sovjetik – një traumë, që i ka rrënjët shekuj më parë dhe që edhe sot mezi kuptohet në Europën Perëndimore.

Distancimi i Trumpit prej Ukrainës ka bërë që në këto vende tani të krijohet kriza më e thellë besimit që nga vitet 1980, kur ende nuk ishte e qartë, se si do të reagonte Bashkimi Sovjetik ndaj lëvizjeve të lirisë dhe pavarësisë. Që nga fundi i viteve 1990 SHBA në kuadrin e NATO-skanë qenë garantuesi më i rëndësishëm i sigurisë në Europën juglindore dhe qendrore.

Tani ata druajnë se do të braktisen, ashtu si në Ukrainë.
Shkalla më e lartë e alarmit ndihet ndërkohë në radhët e drejtuesve politikë në Rumani. Shefi i kabinetit presidencial në Rumani, Cristian Diaconescu, akuzon Rusinë, se në takimin në Riad ndërmjet ministrave të Jashtëm i ka propozuar SHBA-së një "Jaltë të re" dhe tërheqjen e trupave të SHBA-së nga Rumania.

Intelektualë të njohur rumunë, ndër ta politiologu Vladimir Tismaneanu, e cilëson takimin në Riad si "tradhëti" ndaj Ukrainës dhe vlerave perëndimore si dhe si "një Mynih i ri". Në Marrëveshjen e Mynihut më 30 shtator 1938 Rajhu Gjerman, Franca, Italia dhe Britania e Madhe pa pjesëmarrjen e Çekosllovakisë vendosën shkëputjen e rajonit të Sudetëve duke ia kaluar atë Rajhut Gjerman.

Musk mbështet ekstremin e djathtë në Rumani

Reagimet e ashpra kanë një arësye të kuptueshme: Ashtu si në rastin e Ukrainës qeveria e SHBA-së akuzon edhe Rumaninë, se është një vend jo demokratik. Konkretisht zëvendëspresidenti i SHBA-sëJ.D. Vanceakuzoi Rumaninë javën e kaluar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, se ka vepruar në mënyrë jo demokratike duke anuluar zgjedhjen e presidentit.

Miliarderi i teknologjisë dhe njeriu i afërt i Trumpit, Elon Musk, nga ana e tij mbështet kandidatin ekstremist të djathtë dhe pro-rus për president Calin Georgescu, i cili bën thirrje për coptimin e shtetit të Ukrainës dhe ndarjen e saj ndërmjet Rusisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Georgescu në nëntor 2024 fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ky raund u anulua për shkak të financimit ilegal të fushatës elektorale të Georgescus dhe dyshimeve për ndërhyrje nga Rusia në favor të tij. Për financimin ilegal ka prova, por për dyshimet për ndërhyrjen ruse nuk ka dëshmi. Musk të martën (18.02.2025) në platformën X e lëvdoi Georgescu me fjalët: "Rumania meriton sovranitetin e saj!"

"Sovranistët" kundër së drejtës për mbrojtjen e vendit

Rumania është baza mbrojtëse më e rëndësishme për trupat e SHBA-së dhe të NATO-s në Europën juglindore dhe në territorin e saj është dislokuar mburoja raketore e rajonit. Nga ana tjetër Rumania bashkë me fqinjën e saj, Republikën e Moldavisë, është e prekur vet ushtarakisht nga lufta ruse kundër Ukrainës.

Në territorin rumun dhe moldav vazhdimisht bien dronë rusë ose shpërthejnë. Edhe raketat ruse prekin vazhdimisht hapësirën ajrore të të dy vendeve.

Më 19.02.2025 Rumania miratoi një ligj, që lejon goditjen e dronëve të tillë. Tri partitë e ekstremit të djathtë në parlament, të cilat në propagandën e tyre përdorin intensivisht termin luftarak të së "sovranitet kombëtar" , votuan kundër këtij ligji.

Presidenti në detyrë i Rumanisë, Ilie Bolojan, dhe kryeministri Marcel Ciolacu reaguan më të rezervuar në deklaratat e tyre. Megjithatë Bolojan e lidh fatin e Rumanisë me atë të Ukrainës: "Siguria e Ukrainës është edhe siguria e Europës dhe e Rumanisë", tha Bolojan. "Ne qendrojmë jo vetëm për arsye humanitare në krah të Ukrainës, por edhe sepse kjo është në interesin tonë strategjik."

Edhe qeveritë e vendeve të tjera të Europës qendrore dhe juglindore reagojnë aktualisht me deklarimin e solidaritetit të pakufizuar ndaj Ukrainës. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk shkruan në X pothuajse çdo ditë apele me nota dramatike.

Negociatat e Trumpit me Rusinë ai i komentoi me fjalët: "Një kapitullim i imponuar i Ukrainës do të nënkuptonte një kapitullim të të gjithë bashkësisë ndërkombëtare perëndimore."

Në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih ai postoi deklaratën: "Si turist unë e dua qytetin. Si historian dhe politikan sot mund të them vetëm: KURRË MË. MYNIH" Ai kujton gjithashtu fjalët e Papa Gjon Palit të Dytë - "Mos kini frikë!" – që ishin një "Inkurajim i polakëve në luftën kundër sundimit rus".

Presidenti i Çekisë, Petr Pavel shkruan të mërkurën (20.02.2025) në X, të cilësosh si diktator presidentin e Ukrainës duhet të kesh "një dozë të fortë cinizmi". Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda bën thirrje në X: "Ne duhet të veprojmë tani, për të mbështetur Ukrainën dhe për të forcuar sigurinë e Europës. Nuk ka më kohë për fjalë, duhet vepruar."

Nauseda ka paraqitur një plan prej gjashtë pikash, që duhet të hapë rrugën për një mëvetësi më të madhe europiane në politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe për ndihmat për Ukrainën. Plani parashikon ndër sanksionet më rigoroze kundër Rusisë. Edhe nga vendet e tjera të rajonit vijnë kërkesa për më shumë investime në një mbrojtje të përbashkët europiane.

Tre vende kundër mbështetjes për Ukrainën

Ndryshe nga sa pritej janë reagimet e drejtuesve politikë në Bullgari, Sllovaki dhe Hungari. Në Bullgari është në postin e presidentit Rumen Radev, një pro-rus, i cili nuk është shumë miqësor ndaj Kremlinit si hungarezi Viktor Orban, por që vazhdimisht e minimizon agresionin rus në Ukrainë dhe shprehet kundër mbështetjes për Ukrainën.

Radev e përshëndet "iniciativën e paqes" të Trumpit dhe i kërkon qeverisë dhe parlamentit, që të marrin vendim kundër dërgimit të ushtarëve në Ukrainë – një temë, që ndërkohë nuk është shtruar në rend të ditës as në Bullgari dhe as në BE.

Deri tani qeveritë në Bullgari e kanë mbështetur vazhdimisht ushtarakisht Ukrainën. Eshtë e paqartë, se cili do të jetë pozicioni i koalicioni, që qeveris në Sofje që nga mesi i janarit. Ky koalicion ka në radhët e veta tri parti, dy prej të cilave janë pro-ruse, izolacioniste dhe qeveria është e përçarë lidhur me çështjen e Ukrainës.

Në rastin e Sllovakisë dhe të Hungarisë është e qartë, se nuk ndërmerret asnjë nismë solidariteti për Ukrainën pse ndonjë nismë për një mbrojtje më të mirë të mëvetsishme europiane. Kryeministri sllovak Robert Ficoe tha qartë, se vendi i tij nuk ka përse të marrë pjesë në takime si ai i fundit në Paris. Atje takohen "miqtë e luftës", tha Fico, dhe "ne nuk kemi të bëjmë me këtë"./DW

volodymyr zelenskyy donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan